LIVE UPDATES
Politike

“Opozitarët më 30 qershor të rrinë në shtëpi e të bëjnë seks”, Muç Nano nxjerr formulën shpëtuese

27 Qershor 2019, 20:25 Nga DOSJA
“Opozitarët më 30 qershor të rrinë në shtëpi

Analisti Mustafa Nano në një intervistë për “Panorama” ka rrëfyer arsyet pse do votojë më 30 qershor.

Nano thekson se e tremb fakti se Rama do forcohet pas këtyre zgjedhjeve, por ai shton se nuk ka asnjë kompleks faji për këtë. “Më tremb, sigurisht. Por nuk kam asnjë kompleks faji për këtë. Kjo nuk më ngushëllon aspak, të kuptohemi, por qejfi ma ka ta nënvizoj fort: Nuk kam asnjë kompleks faji për këtë. Janë të tjerë ata që duhet të kenë komplekse faji. Edi Ramën po e fuqizojnë ata që kanë dashur ta rrëzojnë me dhunë, apo brenda natës, apo me revolucione, apo me baste të tipit “o të gjitha, o asgjë”’, thekson ai.

Ta fillojmë me lajmin e ditës: Presidenti Meta ka shpallur si datë zgjedhjesh 13 tetorin.

Me këtë lojë dekretesh që zëvendësojnë e anulojnë njëri-tjetrin, nuk do çuditesha sikur Presidenti të dilte sërish nesër e të na thoshte: “Të dashur qytetarë! Duke qenë se as PS-ja nuk e priti mirë dekretin tim të djeshëm, as PD-ja nuk dha asnjë garanci se do të marrë pjesë në zgjedhjet e datës 13 tetor, unë e tërheq atë. Për datën e zgjedhjeve do të bëjmë një njoftim tjetër.”

Që të jem i sinqertë, unë jam i shastisur nga ky dekret i fundit i Presidentit. Nuk di se ç’kuptim t’i jap. Ja, ma thoni ju, nëse e dini.

Presidenti ka dashur të caktojë një datë tjetër të pranueshme nga palët.

Nuk është e vërtetë që me datën 13 tetor bien dakord të dyja palët. Në fakt, nuk bie dakord asnjëra palë. Maxhoranca doli kundër menjëherë pasi foli Presidenti. Ajo është përgatitur për të votuar të dielën. Opozita dihet që nuk ka se si të jetë dakord. Pasi ajo ka vetëm një kërkesë, një të vetme, të padiskutueshme, ultimative: Rama ik!

Atëherë?

Atëherë, kam përshtypjen se Presidenti ka rrahur ujë në havan me këtë dekret. Dhe nëse biem dakord që e ka pasur një qëllim, ky qëllim është të shpëtojë ç’mund të shpëtohet. Por tani është vonë. Pasi të dielën janë zgjedhjet. Ose “votimet”, siç thuhet me të drejtë.

Ju do të merrni pjesë në “votime”?

Po, do të marr.

Po kështu vota juaj dihet se për kë shkon.

Vota ime gjithmonë është ditur se për kë shkon. Me që ra fjala, katër vjet më parë votova për Gjergj Bojaxhiun. Dhe e deklarova shumë kohë përpara ditës së votimeve.

Shumë kolegë tuajët kanë deklaruar se nuk do të votojnë.

Nuk ka rëndësi fare kjo gjë. Ashtu si nuk ka rëndësi që shumë kolegë të tjerë të mijtë do të shkojnë në votime. Çdo berr varet nga këmbët e veta.

Po pse mendoni se duhet votuar?

Unë, ç’është e vërteta, nuk e di nëse duhet votuar. Kam parë një lojë të pandershme institucionesh (partitë, Presidenca, qeveria, KQZ-ja, etj), e cila ka mbjellë një konfuzion të madh. Unë nuk e di nëse 30 qershori është një datë legjitime zgjedhjesh. Ka dalë një dekret presidencial që e ka anuluar këtë datë. Është absolutisht i gabuar, por është dekret presidencial. Dhe pas tij, ka dalë një vendim i Kolegjit Zgjedhor, që e konsideron nul dekretin e dytë të Presidentit. Ky konflikt mes institucionesh bën që datës 30 qershor t’i vijë era jolegjitimitet. Mirëpo në anën tjetër, unë di që çdo datë tjetër zgjedhjesh është edhe më shumë e zhytur në jolegjitimitet. Sidoqoftë, vendimi im për të votuar nuk ka të bëjë me arsyetime të natyrës juridike.

Po me çfarë ka të bëjë?

Ka të bëjë me arsyetime të natyrës politike. Njëra nga palët, opozita, ka dalë jashtë sistemit, dhe ka vënë ultimatumin: Nëse kryeministri nuk largohet, ne nuk kthehemi më në sistem. Një çmenduri e panjohur. Nuk ka qoftë edhe një rast të vetëm në historinë e botës, ku opozita të ketë braktisur pa kthim parlamentin e të ketë bojkotuar zgjedhjet. Opozita, çdo opozitë, në çdo regjim, me t’iu krijuar një mundësi për të garuar, futet në garë. Ndërsa kjo e jona, edhe pse të drejtën për garë nuk ia mohon askush (unë kam bindjen që edhe e drejta për të fituar nuk i është mohuar; puna është që nuk di të fitojë), ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet. E sikur të mos i mjaftonte kjo gjë, opozita gjatë gjithë këtyre kohëve ka kërcënuar vendin me përplasje e luftë civile. Para çdo proteste të saj, për shkak të deklaratave që i paraprinin protestës, njerëzit pyesnin të terrorizuar: “Çfarë do të ndodhë? Do ketë përplasje?” Siç po pyesin sot: “Do të ndodhë gjë në 30 qershor?”

Opozita ka pretendimin se nuk i ka mbetur tjetër gjë për të bërë, sidomos pas përgjimeve në “BILD”.

Kjo është një gjepur. Madje, është më shumë sesa kaq. Është një poshtërsi. Opozita duhet të bëjë atë që ka bërë çdo opozitë në këtë botë, qysh nga koha e Perikliut: Të luftojë nga brenda sistemit fillimisht për të fituar, e pastaj për të ndryshuar sistemin. Por këtë nuk e bën dot. Për dy arsye. Një: shqiptarët nuk i ka me vete. Dy: Nuk e ka në plan ta ndryshojë sistemin. Ky sistem është vepër edhe e tyre. Madje, është shpikja e tyre. Vetëm një qorr mund të mendojë se Edi Rama vjedh vota e ata të opozitës nuk vjedhin vota, se vetëm Rama abuzon me pushtetin, ndërsa Berisha e Meta nuk dinë ç’është abuzimi me pushtetin. Vetëm një budalla mund të besojë se me të ndërruar vendin maxhoranca me opozitën, për Shqipërinë do të hapen perspektiva të reja. Vetëm një teveqeli mund t’i shkojë mendja që të shohë si problem vetëm maxhorancën në këtë këtë vend, dhe opozitën, këtë opozitë, ta shohë si shpëtimtare.

Pse opozita zgjodhi të bënte këtë që ka bërë, sipas jush?

Nuk e kam të qartë. Ajo që unë di është tjetër gjë: Loja demokratike nuk bëhet duke i vënë minat sistemit, nuk bëhet me baste të rënda, o të fitosh gjithçka, o të humbasësh gjithçka. Kush bën baste të tilla, duhet ta dijë që në krye të herës përfundimin: Do të humbasë gjithçka. Sikur të fitonte gjithçka, do t’i binte që të humbisnim gjithçka ne të tjerët.

Por është Edi Rama që po merr gjithçka.

Po, kjo duket. Dhe me shumë gjasë Edi Rama do të forcohet shumë më tepër pas këtyre zgjedhjeve.

Nuk të tremb fakti ky fakt?

Më tremb, sigurisht. Por nuk kam asnjë kompleks faji për këtë. Kjo nuk më ngushëllon aspak, të kuptohemi, por qejfi ma ka ta nënvizoj fort: Nuk kam asnjë kompleks faji për këtë. Janë të tjerë ata që duhet të kenë komplekse faji. Edi Ramën po e fuqizojnë ata që kanë dashur ta rrëzojnë me dhunë, apo brenda natës, apo me revolucione, apo me baste të tipit “o të gjitha, o asgjë”. Kompleksin e fajit duhet ta kenë ata zëra publikë që kanë mbështetur gjestin e djegies së mandateve e të bojkotimit të zgjedhjeve lokale. Në një kohë që do duhej të bënin tjetrën, t’i thoshin opozitës: “Ah jo, deri këtu jo, këto nuk kanë kuptim, këto janë vendime absurde e të rrezikshme”. Por ata nuk e bënë këtë. Bënë të kundërtën, në fakt. E shtynë opozitën të bëjë çfarë ka bërë.

Nuk gjeni arsye në qëndrimet e tyre? Pse e mbajnë këtë qëndrim ata?

Nja dy a tre e mbajnë këtë qëndrim, pasi mendojnë që Rama përbën një rrezik të madh, se rrëzimi i tij është një imperativ kombëtar e historik, se prandaj ai duhet rrëzuar sa më shpejt e me çdo çmim, se këtë punë duhet ta kryejë opozita, dhe se kjo e fundit nuk mund ta rrëzojë ndryshe, veçse me dhunë, me luftë, me gjak. Këta kanë të drejtë në pjesën kritike ndaj Edi Ramës e të asaj që Rama ka ndërtuar. Por nuk kanë fare të drejtë kur krijojnë drama të paqena, apo kur Ramën e pikturojnë si një monstër. Dhe janë krejt mbrapsht kur sugjerojnë dhunë, tym e flakë, luftë, gjak. Në këtë pikë mua m’i sjellin zorrët te goja. Shpresoj që një ditë në kohët që do vijnë t’u vijë turp për këto pulsione gjakatare të shprehura faqe botës.

Po të tjerët?

Ka lloj-lloj zërash publikë me lloj-lloj motivimesh, por unë do doja të ndalesha tek pjesa “më e pafajshme”. E kam fjalën për berishianët e sinqertë. Janë njerëz që në këtë botë nuk kanë ditur të bëjnë gjë tjetër, veçse të mbështesin, mirëkuptojnë e shenjtërojnë Berishën. Sepse e duan. E adhurojnë. Ai u ngjan me veten. Çdo gjë që ai bën, ata i kënaq. Kur dëgjojnë që Berisha thotë se “do të shtija vetë mbi Edi Ramën më 21 janar 2011, do ta tërhiqja vetë këmbëzën e pushkës atë ditë nëse do të ishte nevoja”, këtyre njerëzve nuk u shkon në mendje se ka diçka ndyrësisht të egër në këtë pohim. Përkundrazi, çdo pore e çdo qelizë e trupit a trurit të tyre u vallzon nga qejfi edhe në një rast të tillë. Sidomos në një rast të tillë. Epo, unë me këta ndahem deri në fund të jetës. E për këtë arsye nuk kam as se çfarë t’ju them. Sepse edhe pyetja se “ku kanë qenë këta njerëz para vitit 2013 kur vidheshin zgjedhjet, e kur abuzohej me pushtetin”, do të ishte e kotë. Kjo pyetje do të ishte e kotë, pasi atyre nuk u intereson fare vjedhja e votave apo abuzimi me pushtetin. Këta janë njerëz që mendojnë se vjedhja e votave dhe abuzimi janë ok, ndoshta qëllimmira, nëse bëhen nga Berisha e nga ata vetë. E janë një arsye për ta futur vendin në luftë, nëse bëhen nga Rama.

Çfarë parashikoni se do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve?

Nuk e di. Do doja që në datën 30 qershor opozitarët të rrinin në shtëpi, të iknin në plazh, të rrinin në ndonjë kafene, të bënin seks, të luanin me letra, të shihnin telenovela, të lexonin ndonjë libër. Sipas meje, kjo është ajo që duhet të bëjnë. Ata kanë marrë vendimin për të bojkotuar zgjedhjet. Dhe kjo është e drejta e tyre. Për mua, është një vendim i gabuar, por unë e respektoj të drejtën e njerëzve për të marrë vendime të gabuara. Është një nga të drejtat më themelore të njeriut, ndonëse nuk është e shkruar në kartat e deklaratat universale të njohura.

Me këtë logjikë, ata duhet të respektojnë edhe të drejtën e të tjerëve “për të gabuar”. E kam fjalën për të drejtën e njerëzve që duan “të bëjnë gabimin” e të votojnë. Ata kanë të drejtë të mos votojnë, por nuk kanë të drejtë të pengojnë të tjerët të votojnë. Sepse kjo e fundit nuk hyn te “të drejtat e njeriut”.

Po ata mund të mendojnë se këto janë zgjedhje të shëmtuara.

Po kështu mendoj edhe unë. Zgjedhjet janë shumë të të shëmtuara.

Por ata mendojnë se nuk duhen lejuar të mbahen zgjedhje pa opozitën.

Por kjo mund të zgjidhej fare kollaj. Mjaft që opozita të vendoste të merrte pjesë në zgjedhje, dhe nuk kish për të patur zgjedhje pa opozitën. Ndryshe, është për të qeshur. Është për të qeshur që disa zëra publikë që e kanë inkurajuar opozitën të mos marrë pjesë në zgjedhje, dalin tani e na thonë tani: E ç’kuptim kanë zgjedhjet pa opozitën? Kjo është shvejk-iane, apo jo?

Si e shihni ju zgjidhjen e kësaj krize?

Një grup personalitetesh publike, nën drejtimin e ish Presidentit Alfred Moisiu, kanë bërë thirrje për dialog. Por është një thirrje e kotë.

Ishit edhe ju në atë listën e Moisiut.

Ka një keqkuptim në këtë histori. Unë u ftova në një takim nga zoti Moisiu, dhe vura re dëshirën e tij gjenuine për të bërë diçka në këtë moment. Është një përpjekje e lavdërueshme, por unë nuk bie dakord me apelin që u bëhet partive për t’u ulur e për të negociuar zgjidhjen e krizës. Jemi lodhur me këtë histori, në të cilën ne presim që të na zgjidhin krizat pikërisht ata që i shkaktojnë këto kriza. Dhe këta të fundit e kanë mësuar në përsosmëri këtë lojën e provokimit të një krize, apo të një emergjence kombëtare, në mënyrë që në fund këta të na dalin si shpëtimtarë. Ka ardhur koha që te politikanët të mos shohim shpëtimtarët që na zgjidhin kriza, por të shohim ata që në të vërtetë janë, dmth personat që i kanë shkaktuar krizat.

Dhe deklarata e Moisiut në thelb i mëshon të njëjtit apel: “Zotërinj politikanë, jemi në mëshirën tuaj. Ju lutemi, vini dorën në zemër, dhe na i zgjidhni krizën.” Unë jam me idenë që duhet të heqim dorë nga apele të tilla drejtuar politikës. Çfarë ka për të ndodhur, le të ndodhë! Ne nuk duhet t’i inkurajojmë për luftë, përkundrazi, duhet t’i inkurajojmë për paqe, vetëm për paqe, por nëse kanë mendjen e keqe, le ta çojnë deri në fund këtë gjë. Kështu e mendoj këtë punë. Për këtë arsye nuk e hodha firmën në atë deklaratë. Por emrin ma kishin futur, megjithatë.

Pyetja mbetet: Si e shihni zgjidhjen?

Nëse zgjedhjet lokale mbyllen në paqe, nuk përjashtoj që Rama të marrë vendimin për ta çuar vendin në zgjedhje parlamentare të parakohshme. Madje, do i sugjeroja ta bënte këtë. Por duhet ta dimë megjithatë që zgjedhjet e parakoshme parlamentare do të jenë njësoj si të gjitha zgjedhjet që kemi bërë. Sepse nuk shoh asnjë vullnet të sinqertë brenda politikës për të ndryshuar rendin e gjërave. Asnjë. E në këtë kuptim, zgjedhjet e parakohshme nuk kanë për të qenë një zgjidhje. Zgjidhjet nuk duhen pritur nga kjo klasë politike.

Marrë nga Panorama

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mustafa nano tensionet në kzaz zgjedhjet lokale 2019 mustafa nano tensionet në kzaz zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë