LIVE UPDATES
Aktualitet

Opozita e bashkuar, sistemi politik dhe qytetarët në mes

26 Shkurt 2019, 16:16 Nga DOSJA
Opozita e bashkuar, sistemi politik dhe qytetarët në mes

KASTRIOT ÇIPI

Pas 28 vjetësh tranzicion, postdiktatura shqiptare ka mbërritur në fundin e ciklit të saj. Sistemi politik që kemi është përballë alternativës: ose të shembet përfundimisht dhe të zëvendësohet me një demokraci, ose të përsoset më tej si regjim diktatorial, me fasadë demokratike, sipas modeleve që zbatohen sot në Rusi, Uzbekistan, Turkmenistan, Azerbajxhan, Turqi, etj.. Opozita na thotë se sistemin e ka shkatërruar Rama. Unë refuzoj ta besoj këtë. Unë besoj se ishte sistemi që i dha mundësi Ramës të vinte në pushtet, të shpërdoronte pushtetin, pa iu trembur ndëshkimit nga institucionet e tjera. Ndonëse unë i bashkohem opozitës në përpjekjen e rrëzimit me çdo kusht të Ramës, unë ngul këmbë se bashkë me Ramën duhet të rrëzojmë edhe sistemin. Nëse nuk duam që një Ramë tjetër të vijë në pushtet, por edhe nëse vjen në pushtet, të paktën të mos jemi pa institucione që e kontrollojnë, ne duhet të punojnë paralelisht për të dyja kauzat: rrëzimin e Ramës dhe projektimin e një sistemi demokratik për të nesërmen e rrëzimit të tij.

Sot askush nuk e di kur do të kemi zgjedhje parlamentare. Opozita thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, nëse nuk kemi një qeveri tranzitore. Rama thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Por një gjë është e sigurt: zgjedhjet e reja do të bëhen me të njëjtin sistem zgjedhor dhe me të njëjtin Kod Zgjedhor. 74 votat e “rilindjes” nuk mjaftojnë për të ndryshuar sistemin dhe Kodin.

Në këto kushte, e gjithë opozita e bashkuar duhet të zotohet sot, se zgjedhjet e parakohshme do të pasohen nga të tjera zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen me një tjetër sistem zgjedhor dhe me një Kod të ri Zgjedhor. Ky duhet të jetë neni i parë i “kontratës” sociale, që opozita duhet t’u ofrojë sot shqiptarëve, atyre që votojnë dhe sidomos atyre që nuk votojnë.

“Jemi në fushatë zgjedhore”, tha Ylli Manjani në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSIsë, dy ditë më parë. Ndërkohë, anëtari i ri i Këshillit Kombëtar të PD-së, aktivisti i mirënjohur Aulon Kalaja, tha se me djegien e mandateve, PD-ja i kishte rifituar 200 mijë votat e humbura si pasojë e zhgënjimit të elektoratit të saj, pas marrëveshjes Rama-Basha të 17 majit. Në këndvështrimin tim modest, më realist mes të dyve është Manjani. “Kambanën”, së cilës i bie ai, duhet ta dëgjojë e gjithë opozita. Një ditë pas djegies së mandateve, natyrisht “aksionet” e opozitës në “bursën politike” janë rritur, por tani opozita lundron në “ujëra që nuk janë në hartë”, siç thonë anglezët. Zgjedhjet e parakohshme mund të jenë në qershor, por mund të jenë edhe në shtator apo dhjetor, por kurdo që të ndodhin këto zgjedhje, që unë po i quaj “zgjedhjet e para të parakohshme”, ato do të bëhen vërtet pa Edi Ramën në qeveri, por ama do të bëhen me Arta Markun, Donika Prelën e Gent Ibrahimin në Prokurori, pa Gjykatë Kushtetuese e pa Gjykatë të Lartë, me po ata shefa policie e komisariatesh dhe… me po ato grupe kriminale, që do të synojnë të blejnë vota për “rilindjen”, siç paralajmëroi trafikanti shqiptar i intervistuar së fundmi nga televizioni publik italian “RAI 2”.

Duhet të jemi pra, të qartë dhe të sigurt se zgjedhjet e para të parakohshme nuk do të jenë as të lira e as të ndershme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të fitohen nga opozita. Nëse krimi i organizuar në shërbim të “rilindjes” paguan 50 apo 100 euro ata që nuk do të votonin fare për të votuar pro “rilindjes” dhe po 50 apo 100 euro ata që do të votonin opozitën për të mos marrë pjesë në votim fare, qëllimi madhor i opozitës duhet të jetë rritja e vlerës së votës në treg. Votuesi, që ka shpresë tek e ardhmja, nuk e shet votën apo abstenimin e tij për 100 euro. Nëse fleta e votimit përmban “rilindjen” të listuar vetëm si PS dhe përballë saj janë të gjitha partitë e tjera, pa përjashtim, të majta e të djathta, të vjetra e të reja, parlamentare e jashtëparlamentare, të bashkuara në një koalicion të madh, që angazhohet për ndryshimin e sistemit politik, jo thjesht rrotacionin politik, atëherë po, PD-ja do t’i rifitojë vërtet 200 mijë votat e humbura në 2017-ën, ndërsa “rilindja” nuk do t’i blejë dot 20% të mandateve për një thes miell.

Opozita duhet të fillojë fushatën qysh sot. Por kjo duhet të jetë një fushatë krejt ndryshe nga ato që kemi parë deri më sot. Ajo duhet të fillojë me debate publike në sheshe qytetesh, pa flamuj partish e pa pjesëmarrje të kontrolluar militantësh. Opozita duhet thjesht të shpallë vendin dhe orën e takimit dhe ta çojë mikrofonin dorë më dorë, te secili qytetar që ka kritika dhe kërkesa për opozitën, të bëjë “mea culpa” dhe katharsis nëse i do vërtet votat e atyre që bojkotuan zgjedhjet në 2017, apo atyre që i shitën për 50 apo 100 euro.

Së dyti, opozita duhet t’i tregojë publikut se si do të jenë zgjedhjet e dyta të parakohshme, nga mënyra se si do të përgatisë zgjedhjet e para të parakohshme. Opozita duhet të organizojë zgjedhje paraprake, me maxhoritar për çdo kandidat për kryetar bashkie dhe me proporcional me lista të hapura për kandidatët për deputetë e këshilltarë bashkiakë. Sorollatja me retorika politike dhe hyrja në zgjedhje me lista të improvizuara nga kryetarët e partive në minutën e fundit, siç ndodhi më 2017, do të jetë fatale për opozitën dhe gjithë kombin.

Së treti, opozita duhet të vijë në këto debate publike me një libër të bardhë në dorë, në vend të programit zgjedhor dhe të shënojë aty ato që kërkon shumica e pjesëmarrësve. Jo vetëm kaq, por opozita, me përfshirjen aktive të shoqërisë civile, duhet jo thjesht t’i përkthejë në objektiva konkretë kërkesat e qytetarëve, por pse jo, të përgatisë të gjitha amendimet kushtetuese dhe ligjore që do të duhen për të ndryshuar sistemin politik, për t’i pasur gati për miratim pas zgjedhjeve të para të përkohshme.

Një lëvizje e tillë mbarëpopullore, ku zbehen ndryshimet mes politikanëve dhe qytetarëve të angazhuar, si edhe mes partive të veçanta të koalicionit, ka potencialin të krijojë një front të fuqishëm, që nuk e korrupton e përçan dot krimi i organizuar dhe paraja e pistë. Një koalicion i tillë, që nuk neglizhon asnjë votë, duhet të fitojë zgjedhjet e para të parakohshme për të ndryshuar sistemin dhe përgatitur zgjedhjet e dyta të parakohshme, ku natyrshëm partitë mund t’u rikthehen koalicioneve të majta, të djathta e të qendrës ku edhe PS-ja e pastruar nga “rilindja” mund të konkurrojë ndershmërisht.

Marrë nga: Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot cipi opozita e bashkuar protesta e opozites kastriot cipi opozita e bashkuar protesta e opozites

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet