Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ka 2 netë që topi është në dorën e Lulzim Bashës por akoma penalltia nuk është goditur. Kryedemokrati ka nisur një fushatë intesive takimesh, me ekspertë dhe aleatë për të vendosur vetëm diçka, po ose jo. Marrëveshja tashmë është hartuar, drafti është mbyllur dhe maxhoranca me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin tanimë kanë firmosur. Është radha e opozitës. Dy të deleguarit e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili presin fishkëllimën e dy kryetarëve për t’i dhënë OK reformës Zgjedhore, me një Kod të Ri, i cili do të zbatohet qysh në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Dyzimi i opozitës, lidhet me administrimin e qendrave të votimit dhe komisioneve zonale. Opozita propozoi nga një komisioner zgjedhor, që të kishte kompetencën dhe përgjegjësinë individuale dhe me anëtarë pa të drejta nga partitë. Këta anëtarë do të ishin pejsë e procesit për të kontrolluar, jo për të vendosur, ndërsa e drejta e vendimmarrjes do të ishte e komisionerit.
Ky ishte propozimi i opozitës, ndërsa negociata e amerikanëve solli variantin më të preferuar nga maxhoranca, që sipas tyre përputhet edhe me rekomandimet e OSBE-së. Në komisione do të jenë 3 anëtarë nga administrate publike, 2 vëzhguesë nga maxhoranca dhe 2 nga opozita.
Frika se administrata publike është e maxhorancës, duke iu dhënë atyre në dorë edhe anëtarësinë e komisioneve zgjedhore, rrezikon integritetin e procesit sipas opozitës, duke sjellë edhe ngurrimin për të firmosur marrëveshjen. Opozita nuk pranon të hyjë “si cjapi te kasapi” tha një kryetar partie për Dosja.al.
Megjithatë burime nga të dyja partitë opozitare, i thanë Dosja.al se Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur të pranojnë draftin. Tanimë puna e fundit është bindja e kryetarëve të partive aleate, në mënyrë që vendimi të jetë unanim. Të njëjtat burime, shteruan se sot nga Partia Demokratike, marrëveshja do të firmoset.
Drafti është përpara, dhe topi është vërtetë në dorën e Bashës. Atëherë pse ngurron dhe dyzohet opozita për t’a firmosur. Presioni ndërkombëtar nuk mungon edhe në këtë reformë. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka mbyllur kapitullin e negociatave për këtë çështje, dhe janë europianët ata që kanë marrë stafetën e “bindjes”. Vetë Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një sërë telefonatash me Bashën në lidhje me firmosjen e kësaj marrëveshjeje, që para 8 qershorit është tejet e vlefshme për negociatat.
Frika e opozitës sërish ngelet tek kompetencat e zgjeruara të administratës publike. PD do të ketë një zv.komisioner i cili do të merret ekskluzivisht me zbatimin e teknologjisë, identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe trajnimin e administratës. Por siç tha edhe vetë Rama dje, identifikimi biometrik sërish nuk është i garantuar në të gjithë territorin për shkak se koha nuk premton. (Duhen më së paku një vit që procedura të mbyllet).
Kjo nuk i jep opozitës, garanci se 2021 do të jetë ndryshe, dhe se çfarë mund të ndodhë në një qendër votimi ku opozita është pa komisionerë, nëse nuk punon teknologjia në zgjedhje, dhe votuesit do të kenë përballë punonjës administrate të cilët shihen me dyshim për pavarësinë e tyre në proces. A do të kemi zgjedhje të lira më 2021? Sot, kjo nuk mund të thuhet me siguri, por më së paku, dimë se do të kemi një Kod të ri dhe një tjetër pamje organizimi dhe strukturimi të procesit.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Qeveria ka dorëzuar në Kuvend një projektligj në të cilin synon të rregullojë daljen në pension të punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror. Si...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po punon për një paketë ligjore që do të heqë tatimfitimin nga të gjitha bizneset e vogla që...
TIRANË- Elisa Spiropali, deputet e PS njëherësh dhe ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe marrëveshje...
TIRANË–Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar videon e dhunës ndaj 15-vjeçarit nga policia. Në një deklaratë për Abc...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar edhe një foto me të ku shkruan: Me Presidentin e Koso...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një shpifje lajmin që trazoi tri vite më parë politikën shqiptare, teksa u raportua se 1400 konteinerë me mb...
TIRANË- Pas shkrimit të botuara në mediat italiane se prokuroria italiane ka zbuluar se pas shkrimit të rremë se 1400 konteinerë do të groposeshin në Shqip...
TIRANË-Prokuroria Italiane zbardh skandalin që trazoi tri vite më parë politikën shqiptare. 1400 konteinerë me mbetje toksike u raportua se kishin hyrë për...
Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj në një deklaratë për mediet deklaroi se krimi po bën festë dhe se policia ka ikur në drejtim të pa...
SHKODËR- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi ditën e sotme një takim në Shkodër, ku foli për mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër kanabisit dhe pr...