LIVE UPDATES
Bota

Opinion nga Ilona Kickbusch: Të kushtojë sa të dojë! Vaksina e koronës duhet të shpërndahet në mënyrë të drejtë

24 Shkurt 2021, 08:03 Nga DOSJA
Opinion nga Ilona Kickbusch: Të kushtojë sa të dojë! Vaksina

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që fillimisht të vaksinojnë punonjësit e shëndetësisë dhe më pas personat e rrezikuar. Pastaj vaksina duhet të kalojë në dispozicion të vendeve të tjera, në mënyrë që këta të bëjnë të njëjtën gjë.

Por bota e pasur ende nuk e kupton se sa serioze është pandemia COVID-19 dhe se sa i madh është ndikimi që do të ketë ajo në aspektin shëndetësor, ekonomik, social dhe gjeopolitik. Vaksina është kthyer në simbol për “kthimin në jetën e mëparshme“. Kjo është arsyeja përse politikbërësit në demokracitë perëndimore po shtyhen drejt një nacionalizmi vaksinash. Ata kanë premtuar vaksinimin e plotë të popullsisë së tyre, ndërsa deri më sot, në 130 shtete, nuk ka mbërritur as edhe një dozë e vetme.

Pak vaksina, tepër vonë?

Njerëzit në vendet e pasura po nguten për t’u vaksinuar dhe duan “certifikata vaksinimi” që do t’u lehtësojë kthimin në një jetë të pasur shoqërore dhe kulturore. Madje, qytetarët janë edhe përzgjedhës për vaksinën që duan të marrin. Ndërsa vendet afrikane në jug të Saharës filluan vetëm këtë muaj me vaksinën e parë. Stafi i tyre mjekësor po vdes në grupe, teksa detyrohet të trajtojë të sëmurët në kushte të vështira dhe pa mbrojtje.

Paralajmërimi i bërë muajin e kaluar nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, se “bota është në prag të një dështimi moral katastrofik” mund të ketë patur pak efekt. Më në fund, një vit pasi OBSH shpalli „Gjendjen emergjente shëndetësore në shkallë ndërkombëtare“, anëtarët e G7-ës premtuan mbështetjen e tyre financiare për “Akses në COVID-19 Tools Accelerator” (ACT Accelerator).  ACT është një mekanizëm global solidariteti, në të cilin bën pjesë edhe COVAX – aleanca që u formua për të sjellë drejtësi në shpërndarjen e vaksinave. Por edhe kjo mund të mos mjaftojë, ose të mbërrijë tepër me vonesë në destinacion.

Të premten e kaluar SHBA, Gjermania, Komisioni i BE, Japonia dhe Kanadaja premtuan fonde të reja prej 4.3 miliardë dollarësh (3.5 Miliardë euro). Kjo rrit shumën për përshpejtuesin ACT në 10.3 miliardë dollarë, por ende mbetet një hendek financimi prej 22,9 miliardë dollarësh për 2021. Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë ka llogaritur se ekonomia globale mund të humbasë deri në 9.2 trilionë dollarë nëse qeveritë nuk u japin vendeve të varfra akses në vaksinat kundër COVID-19. Përse nuk mund të mbledhë bota e pasur një shumë të tillë relativisht të vogël përballë një krize globale siç është pandemia aktuale?

Nuk ka më fajtorë

Edhe ata që nuk mendojnë se solidariteti është i rëndësishëm, duhet të marrin në konsideratë implikimet gjeopolitike: Kina, Rusia dhe India tashmë po i bëjnë vaksinat të disponueshme dhe me çmime të ulëta. Madje po i japin falas për vendet, me të cilat duan të forcojnë marrëdhëniet e tyre. Megjithëse edhe ato kanë nevojë vetë për to. Kjo diplomaci vaksinimi ka mbërritur në Europë dhe përtej: Tituj në gazetat serbe deklarojnë se “Vuçiçi, Putini dhe Xi do të shpëtojnë Serbinë”. India dërgon doza vaksinimi falas në Nepal, Bangladesh, Myanmar, Maldivet, Sri Lanka, Sejshellet dhe Afganistan. Ministri i Jashtëm i Indisë e quan këtë “Acting East. Acting fast “. Kina është aktive në politikën shëndetësore edhe përgjatë Rrugës së saj të Mëndafshit.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar dhe kërkon që Evropa dhe SH.B.A. urgjentisht të japin deri në pesë përqind  të prodhimit të tyre aktual të vaksinave për të mbushur boshllëkun ekzistues në vendet në zhvillim, ku ofron Kina dhe Rusia. Gjatë vitit të kaluar, përgjigja globale ndaj COVID-19 u pengua tejmase nga mosbashkëpunimi i administratës amerikane. Po tani nuk ka se kush të shpallet fajtor, nëse demokracitë perëndimore nuk e zgjidhin përfundimisht me vendosmëri padrejtësinë në shpërndarjen e vaksinave. Do të ndryshonte masivisht të ardhmen e pandemisë, demokracisë dhe gjeopolitikës nëse G7 thjesht do të jetësonte sërish parimin e dikurshëm të përdorur në krizën financiare “Whatever it takes!” – Të kushtojë sa të dojë!

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ilona kickbusch vaksinimi ne bote ilona kickbusch vaksinimi ne bote

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet