LIVE UPDATES
Editorial

Bideni – shpresë për BE

9 Nëntor 2020, 08:11 Nga DOSJA
Bideni – shpresë për BE

SHBA– Sa keq që Ursula von der Leyen nuk hap shishet e shampanjës. Presidentja e Komisionit të BE i ka të gjitha arsyet për ta tundur duke festuar këtë fundjavë. Paraardhësi i saj, njohësi i Donald Trumpit, Jean-Claude Juncker, me siguri do të kishte ardhur. Sepse fitorja në zgjedhje e Joe Bidenit dhe fundi i afërt i epokës shokuese Trump është ngjarja më e gëzueshme demokratike dhe më miqësore ndaj Evropës këtë vit.

Sigurisht, Bideni nuk është çlirues i BE që papritmas i mbulon të gjitha etiketat “America First” me etikat “Europe First”. Sigurisht, edhe Bideni do të tregohet alergjik, po të vazhdojë të rritet teprica e BE në tregtinë transatlantike. Dhe sigurisht që Bideni nuk do ta përgëzojë papritmas Angela Merkel për gazsjellësin “Nordstream 2” të Detit Baltik, përmes të cilit në Gjermani do të vijë edhe më shumë gaz rus.

Vetëm një BE i fortë i hyn në punë SHBA

Sigurisht, edhe Joe Bideni do t’i kujtojë BE se mbrojtja e tij kushton shumë. Mbi të gjitha, objektivi i kontributit prej dy përqind për NATO-n vjen nga koha kur Bideni ishte Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara nën Barack Obaman. Edhe kopjet e Trumpit në BE, si Viktor Orbani në Hungari, nuk bëhen papritmas demokratë të kulluar vetëm sepse modelit të tyre i duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Të gjitha këto kufizime të supozuara nuk ndryshojnë gjë në faktin që pas katër vitesh me kundërshtarin e BE-së, luftëtarin e tregtisë dhe propagandistin e Brexit-it Trump, Bideni është një fener shprese për Bashkimin Evropian. Presidenti i ardhshëm i SHBA e di se vetëm një BE i fortë mund t’u hyjë në punë Shteteve të Bashkuara – për shembull kur bëhet fjalë për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të siguruar që prodhimi industrial neutral ndaj klimës të mos mbetet një ëndërr e përjetshme.

Johnsoni tani është beqar në Brexit

Joe Bideni e di se vetëm së bashku me një Bashkim të fortë Evropian dhe me një treg të fortë të brendshëm të BE mund të parandalojë që diktatura e mbikqyrjes e teknologjisë së lartë e Kinës të zëvendësojë standardet industriale në të gjithë botën, duke përcaktuar tonin dhe duke minuar sistematikisht organizatat ndërkombëtare.

Madje edhe finalja e negociatave të BE për epokën pas Brexitit me Boris Johnsonin do të marrë një theks të ri për shkak të zgjedhjeve në SHBA. Dyshja e pandashme e Brexitit Johnson/Trump nuk ekziston më. Johnsoni tani është beqar në Brexit pa asnjë perspektivë të një partneriteti transatlantik. Fantazitë e tij në lidhje me një marrëveshje çliruese të tregtisë së lirë me SHBA kanë dështuar. Bideni, me afërsinë e tij me Irlandën, është kundërshtar më i vështirë i Johnsonit sesa Emmanuel Macroni, Angela Merkeli dhe von der Leyen-i.

Presidentja e Komisionit të BE mund të hapte pra shishet e shampanjës. Për fat të keq, von der Leyen-i i lejon vetes vetëm ujë mineral.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial europa joe biden europa joe biden

Sondazh

Poll
Editorial 7 Nëntor 2020, 10:42

Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontribuon në gati 19% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, nga rreth 2%, që është mesatarja europiane....

Editorial 4 Nëntor 2020, 12:44

ANALIZA: A mund të “vidhen” zgjedhjet në SHBA?

Donald Trump shpalli në mënyre të parakohshme fitoren në garën në zgjedhjet presidenciale në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që dhjetëra milio...

Editorial 3 Nëntor 2020, 13:43

Pse na duhet fitorja e Biden

Ndërsa SHBA-të janë zgjuar mes dëshirës dhe ankthit të votimit, e gjithë bota ka ndalur. Sytë janë tek Shteti më i fuqishëm në Botë, që po kalon një sprovë hist...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës