LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Operacionet e 1 jave! Policia: 186 të arrestuar dhe 420 persona të proceduar penalisht

24 Prill 2022, 07:48 Nga DOSJA
VD/ Operacionet e 1 jave! Policia: 186 të arrestuar dhe 420 persona të

TIRANË- 28 operacione policore janë zhvilluar në të gjiithë vendin, gjatë një jave, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për parandalim të trafikimit të lëndëve narkotike.

186 qytetarë janë arrestuar, 420 janë vendosur nën hetim, 39 janë shpallur në kërkim. Disa prej operacioneve janë koduar si “50 Dollars”, “Monday”, “Filiali 2”, “Taxi”, “Repeater”, “Similar”, “Fati i lojërave”. Janë zhvilluar 3 operacione të mëdha, për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë vendosur nen hetim 101 qytetar, ku 30 prej tyre janë arrestuar dhe 70 janë lën të lirë.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 40.5 kg cannabis, 1 kg kokainë, 30 makina, 63 celularë, shuma parash dhe mallra kontraband. Gjithashtu janë pezulluar 547 patenta.

NJOFTIMI I POLICISË

Operacione dhe megaoperacione policore në të gjithë vendin, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atyre që janë të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike apo trafiqeve të paligjshme, goditjen e rasteve të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, si dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike. Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 645 persona, nga këta: 186 janë arrestuar, 420 janë proceduar penalisht dhe 39 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 49 persona në kërkim, nga këta: 39 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar. Janë zhvilluar 28 operacione policore të koduara: “50 Dollars”, “Monday”, “Filiali 2” (2 raste), “Taxi”, “Repeater”, “Similar”, “Fati i lojërave” (3 raste), “Hide”, “ëeekend”, “Ancona”, “Elektroaut”, “Përsëritësi”, “Reklamat”, “Houses”, “Often”, “Karbunara”, “Knock doën”, “Restart 7”, “First”, “Krasta”, “Arapaj”, “Baks”, “Vukpalaj”, “Pistulli” dhe “Acidet”Janë zhvilluar 3 operacione të mëdha, për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike: megaoperacioni “Knock doën”, i zhvilluar nga DVP Korçë, me 101 persona të proceduar, nga të cilët 31 me masë sigurie “Arrest në burg” dhe 70 të proceduar në gjendje të lirë; operacioni “Taxi”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, gjatë të cilit u sekuestrua rreth 1 kilogramë kokainë dhe operacioni “Restart 7”, po nga DVP Korçë, gjatë të cilit u sekuestruan rreth 40 kilogramë kanabis.Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 4 operacione dhe 1 megaoperacion për kontrollin e territorit, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit me anë të llambave, 1334 fidanë narkotikë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe në sera.Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 10 armë zjarri, 2 armë gjahu, 7 thika, 3 doreza metalike, lëndë eksplozive, municion luftarak etj.Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar në total rreth 40.5 kg cannabis, rreth 1 kg kokainë, doza me heroinë, qindra fara kanabisi dhe fidanë narkotikë, 30 automjete, 63 celularë, monitorë për lojëra fati, shuma parash dhe mallra kontrabandë. Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale, janë goditur 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje.Janë evidentuar dhe goditur 24 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 33 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 34 raste. Policia Rrugore:Gjatë kësaj jave janë pezulluar 547 leje drejtimi, nga të cilat: 435 për tejkalim shpejtësie, 88 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 51 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar 49 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 14 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë vendosur 17.423 masa administrative dhe janë goditur 10 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike, shumica nga Policia Rugore e Tiranës.Për herë të parë, nga Policia Rrugore e Tiranës është aplikuar testi i drogës dhe janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin, nën efektin e drogave të forta.Policia Kufitare: Gjatë kësaj jave janë kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar. Janë proceduar në gjendje të lirë 16 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 7 persona për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 5 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Trafikimi i narkotikëve” dhe 1 person për “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.Gjithashtu janë goditur 3 raste të mitëdhënies. Edhe në javët në vijim, Policia e Shtetit do të vijojë me vendosmëri kontrollin e imtësishëm të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, për kapjen e personave në kërkim e atyre që qarkullojnë me armë zjarri, personave që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike apo kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta. Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur krimin dhe paligjshmërinë në tërësi, si dhe krimin e organizuar në veçanti. Denonconi në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë!

(a.b)/(d.d)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia e shtetit tirane arrestime ne tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet