Bisedimet për Asosacionin/ Hovenier: Nuk do lejojmë krijimin në Kosovë të një etniteti si ajo e Republikës Sp...
Politike
‘Open Balkan’ por vetëm për Serbinë!Vojo Bregu:Po sjellin qingja tranzit nga Rumania
26 Janar 2022, 16:12Nga DOSJA
TIRANË – Ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu ka “zbërthyer” gjithë prapaskenat e “Open Ballkan” që duket se është i hapur vetëm për Serbinë. Bregu, ka sqaruar edhe skemën sesi në Shqipëri po futen viça e qingja nga Serbia, edhe pse ndonjëherë se kanë fare vend origjine. Shqipëria dhe ministria e Bujqësisë kanë marrëveshje me Beogradin dhe Shkupin zyrtar, por duket se Serbia ka nisur që nisur që të ‘ndihmojë’ edhe vende të tjera. Për shembull, Bregu bën me dije se së fundmi në vendin tonë kanë hyrë qingja nga Rumania, që fillimisht janë dërguar në Serbi për t’u pajisur me certifikatën e sigurisë, e më pas janë sjellë në Shqipëri. E gjitha në kuadër të “Open Ballkan”.
“Të gjithë skeptikëve që nuk besonin tek OPEN BALKAN, ju them që ia kanë futur kot. Eksportet e para filluan. Sigurisht nga Serbia. Në Janar, janë futur 50-60 viçat e parë nga Serbia. Janë futur dhe qingja, pavarësisht se tranzit nga Rumania, pasi nuk janë miratuar ende çertifikatat veterinare. Por parlamenti po punon fort këto ditë që ti miratojnë shpejt e shpejt ndryshimet në ligjin veterinar, sepse Vuçiç i dashka brenda Shkurtit këto ndryshime thonë. Këtë verë nuk do ju mungojë mishi i qingjit në Llogara se ngelët duke u ankuar. Ne do eksportojmë vetëm politikë me sa duket, ose flatus shqiptar, që e kemi me shumicë,”-shkruan Vojo Bregu.
POSTIMI I PLOTË:
Ndërkohë që edhe dje, ish-zv.kryeministri Erion Braçe denoncoi faktin që autoritetet serbe nuk i njohin analizat e produkteve bujqësore në vendin tonë, ndërkohë që e kundërta ndodh në Shqipëri. Braçe vuri theksin tek disfavorizimi i produkteve shqiptare.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit dhe Aftësive Elira Demiraj është shkarkuar ditën e sotme nga detyra. Ky vendim është marrë ditën e sotme nga K...
TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi deklaroi pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave se dy nga vendimet e reja janë miratim...
TIRANË– “Fryma e Re Demokratike” e Sali Shehut dhe “Lëvizja e Re” e Ardian Galdinit kërkojnë regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mb...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndryshuar edhe drejtuesin politik në Gjirokastër. Pasi i besoi Shkodrën nënkryetarit të PD-së, Enk...
TIRANË– Komentet fyese të Erion Veliajt nuk do të tolerohen më! Pas deklaratës së tij të turpshme lidhur me konviktorët që vijnë për të studiuar në T...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka publikuar ditën e sotme një foto në rrjetet sociale, duke punuar mbi disa do...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se qeveria ka përgjegjësi për nxënësit që kur ata dalin nga banesat. Pas mbledhjes së ...
TIRANË– Inspektimi tatimor në biznesin e Armand dhe Agron Dukës në Durrës ka qenë e gjitha një rastësi sipas ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj...
TIRANË – Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se qeveria miratoi sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri-K...