Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion
16 Qershor, 08:52
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ambasada ruse ...
Politike
ONM e kundërshtoi / KPK konfirmon në detyrë inspektoren e KLGJ-së, Zhaneta Pira
14 Janar 2022, 09:28Nga DOSJA
TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Zhaneta Pirën, inspektore e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pira u hetua nga KPK në të tre kriteret, por çështja u fokusua te statusi i saj si magjistrate.
Pira këmbënguli në seancë se gëzonte statusin e magjistrates dhe se pavarësisht shkëputjes së gjatë duhej të konfirmohej nga KPK. Por, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ishin shprehur paraprakisht me mendimin, se Pira, e cila kishte punuar 9 vite su gjyqtare dhe 19 vite të tjera si inspektore në Ministrinë e Drejtësisë, ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe tani në KLGJ, nuk ishte subjekt rivlerësimi.
Vëzhguesit po ashtu shpreheshin në mendim se në rast se KPK e merrte në shqyrtim çështjen Pira duhej të shkarkohej pasi nuk plotësonte kriteret ligjore për tu konfirmuar. Pavarësisht këtij opinioni trupa e përbërë prej Pamela Qirkos kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Alma Faskaj anëtare mori në shqyrtim rastin e Pirës dhe vendosi konfirmimin e saj në detyrë.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË – Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini, ku është përplasur ashpër me gaze...
TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për denoncimin e ish-kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlli&cc...