Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI – Ministri gjerman i Financave ka mundësinë më të mirë për formimin e një qeverie të re gjermane pasi drejtoi Partinë e tij Social Demokratike (SPD) drejt një fitoreje të ngushtë në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
SDP fitoi 25.7% të votave, ndërsa Unioni Kristian Demokratik (CDU) i Angela Merkel mori 24.1%, sipas numëruesve të votave. Ndërsa rezultati i ngushtë nënkupton që Scholz nuk është ende i sigurt për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ai është në pozicionin më të fortë për të filluar bisedimet për një koalicion me Partinë e Gjelbër, e cila mori 14.8% të votave, dhe Partinë Liberale Demokratike të Lirë (FDP) me 11.5 % e votave.
Sipas CNN, Scholz e ka pozicionuar veten si një pragmatist dhe një lider i qëndrueshëm. Në fakt, stili i tij politik nuk është i ndryshëm nga ai i Merkel, të dy janë të ngjashëm në shumë mënyra, pavarësisht se vijnë nga partitë rivale.
“Ai shfaqet si i qetë, i matur, i qëndrueshëm. Drejtuesit e SPD janë kryesisht të prirur nga e majta dhe fillimisht nuk e mbështetën atë. Kështu që ne nuk e dimë akoma kë do të mbledhë rreth tij dhe kush do të ndikojë në stilin e tij të udhëheqjes”, tha Corinna Hoerst e Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara (GMF) në Bruksel.
63-vjeçari, një anëtar i përjetshëm i SPD, lindi në Gjermninë perëndimore. Scholz shërbeu si ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e parë të koalicionit të Merkel në fund të viteve 2000. Në vitin 2011 ai u zgjodh kryebashkiak i Hamburgut, një pozicion që ai e mbajti deri në 2018. Që atëherë, ai ka shërbyer si zëvendëskancelar dhe ministër i financave në qeverinë e madhe të koalicionit të Merkel, një pozicion i fuqishëm në politikën kombëtare gjermane.Profili i tij u rrit edhe më tej kur ai mbikëqyri programet bujare të Gjermanisë për kompensimin e koronavirusit për bizneset, punonjësit dhe ata që humbën të ardhurat sepse duhej të karantinoheshin gjatë pandemisë.
Sidoqoftë, karriera politike e Scholtz është prekur dhe nga shumë skandale. Si kryebashkiak i Hamburgut, ai u kritikua për qasjen e tij në Samitin e G20 në 2017, pasi ngjarja arriit në dhunë mes protestuesve dhe policisë. Ai është akuzuar edhe nëse ai u përpoq të ndikonte ndaj autoriteteve tatimore në emër të një banke në Hamburg, një skandal që i kushtoi shtetit gjerman miliarda euro. Ai mohoi të ketë kryer ndonjë krim, ndërsa nuk ka pasur prova specifike kundër tij. Kohët e fundit, Scholtz u detyrua të kthehej nga Berlini, ku po bënte fushatë, për t’iu përgjigjur pyetjeve të komitetit të financave të parlamentit. Kjo ndodhi pasi prokurori urdhëroi një hetim në Ministrinë e Financave për pengim të drejtësisë në njësinë për luftimin e pastrimit të parave.
Sidoqoftë, Scholtz doli i pastër dhe akuzat ndaj tij nuk u bazuan në prova që mund ta përfshinin drejtpërdrejtë.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u zotua para akademikut Rexhep Qosja se ditëlindjet e tij, do të jenë ditë feste edhe për Shqipërinë edhe për Kos...
KOSOVË- Forcat e KFOR, që po monitorojnë nga afër situatën e tensionuar në veri të Kosovës, shprehen në një deklaratë se kanë rritur numrin e forcave dhe k...
PRISHTINE– Akademiku Rexhep Qosja falenderoi kryeministrin Edi Rama për Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes që iu dorëzua sot në Prishtinë. Në fjalën e ti...
GJERMANI– Dy politikane gjermane kanë hyrë në histori si politikanet e para transgjinore, të cilat kanë fituar vendet në parlament gjate zgjedhjeve vendor...
LONDËR – I arrestuari për vrasjen e mësueses Sabina Nessa në Londër, është shqiptar. Policia ka bërë të ditur se në pranga ka rënë një 38-vjeç...
SERBI– Kryeministri Edi Rama u prit sot në Prishtinë në një takim zyrtar me kryeministrin Albin Kurti. Mediat në Beograd kanë shkruar së gjatë mbajtjes së...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me një ceremoni shtetërore. Mediat në Kosovë se pas takimit,...
GREQI– Një tërmet i fortë i magnitudws 5.8 i shkallës rihter tronditi mëngjesin e sotëm banorët në ishullin në Kretë. Mediat bëjnë me dije se lëkundjet ja...
GREQI – Gjatë tërmetit që tronditi ishullin e Kretës humbi jetën një person dhe u lënduan 11 të tjerë. Gazeta Protothema bën me dije se së bashku me viktimën, n...
GJERMANI – Socialdemokratët shtuan votat në zgjedhjet e Bundestagut, Unioni pësoi humbje të ndjeshme. Por krijimi i një koalicioni qeverisës do të jetë i ...