Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
OKB mbi situatën në Mianmar: Rreth 100 mijë të zhvendosur nga dhuna e ushtruar në vend
8 Qershor 2021, 13:18Nga DOSJA
MIANMAR– Organizata e Kombeve të Bashkuara tha më 8 qershor se rreth 100.000 njerëz janë zhvendosur në Mianmar, shtet i njohur edhe si Birmani.
OKB-ja tha se ka pasur edhe “sulme pa kriter nga forcat e sigurisë” kundër zonave civile.
“Kombet e Bashkuara në Mianmar janë të shqetësuara për përkeqësimin e shpejtë të situatës së sigurisë dhe asaj humanitare“, thuhet në një deklaratë të Kombeve të Bashkuara në Mianmar.
Mianmari është përfshirë në kaos prej kur ushtria ka marrë pushtetin, meqë aty është raportuar në baza ditore për protesta, marshe, dhe greva kombëtare kundër ushtrisë, e cila është përgjigjur me forcë vdekjeprurëse.
Ushtria ka marrë pushtetin pas pretendimeve se në zgjedhjet e muajit nëntor 2020, të cilat i ka fituar Suu Kyi, janë kryer mashtrime zgjedhore.
Këto akuza janë hedhur poshtë nga komisioni paraprak zgjedhor. Rreth 600 civilë janë vrarë në protesta, ndërsa mijëra janë arrestuar. Ushtria ka vënë nën arrest shtëpiak udhëheqësit e zgjedhur dhe ka premtuar zgjedhje të reja pas një viti.
Por, protestuesit thonë se duan rikthimin e menjëhershëm në demokraci.
Disa vende, përveç SHBA-së, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCË– Presidenti francez, Emmanuel Macron është qëlluar në fytyrë nga një burrë në një vizitë zyrtare.Në një video që po qarkullon në mediat sociale, Ma...
KOSOVË– Zgjedhjet lokale që priten të mbahen këtë vit në Kosovë, shihen si test për qeverinë dhe partitë politike në opozitë, pas zgjedhjeve parlamen...
KOSOVË- Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vazhduar situata e qëndrueshme përsa i përket Covid-19 ku ka patur 1 humbje jete dhe vetëm 5 raste të reja të...
SHBA– Autoritetet për zbatimin e ligjit njoftuan sot se një operacion global, i realizuar përmes një platforme të koduar të komunikimit, e zhvilluar nga FBI-ja ...
PAKISTAN– Numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Pakistan arriti të martën në 62.Incidenti ndodhi një ditë më herët kur një tren i mbushur me nje...
HOLANDË- Operacioni ndërkombëtar i zhvilluar nga FBI-ja mbi organizatat dhe grupet kriminale, ka bërë të mundur arrestimin e mbi 800 personave në 16 vende ...
HOLANDË- Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Europol Jean-Philippe Lecouffe e ka konsideruar operacionin e zhvilluar nga FBI, dhe me ndihmën e Europol në 16 vend...
HAGË- Ish-kreu i UÇK-së, Salih Mustafa do të dalë ditën e nesërme në seancën përgatitore. Seanca pritet të nisë në orën 09:30, dhe nëse është e nevo...
SERBI– Edhe një dekadë pasi Serbia ka ekstraduar në Gjykatën e Hagës ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic, fytyra e tij vazhdon të jetë e pranish...