BotaPsikologjiSociale

Ohio, Ligji “Rrahje e zemrës” për ndalimin e abordit kalon në Senat

Sponsorizuesi i këtij ligji, Senatorja Kristina Roegner, tha se se përdorimi i rrahjes së zemrës si një linjë përcaktuese është më e qartë se vendimi për fatin e fetusit bazuar në rritjen e tij jashtë mitrës, një afat i përcaktuar nga gjykata më parë.
The Capitol Building for the state of Ohio. (iStock) Ndërtesa e parlamentit të Ohajos

SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES- Senati i Ohios, me shumicë republikanë kaloi të premten një ligj që ndalon abordin pasi fetusi fillon të ketë puls, dmth rreth javës së gjashtë të shtatzanisë.

Ky mund të jetë ligji më i rreptë për abordin në SHBA. Kritikët pretendojnë se gratë mund të mos e dinë që janë shtatzanë në javën e gjashtë.

Guvernatori republican Mike DeWine ka dhënë sinjalet se do ta firmosë ligjin.

Sponsorizuesi i këtij ligji, Senatorja Kristina Roegner, tha se se përdorimi i rrahjes së zemrës si një linjë përcaktuese është më e qartë se vendimi për fatin e fetusit bazuar në rritjen e tij jashtë mitrës, një afat i përcaktuar nga gjykata më parë.

Roegner tha se qëndrueshmëria është e ndryshueshme në varësi të teknologjisë dhe kujdesit mjekësor.

“Qëndrueshmëria (zhvillimi jashtë mitrës) është një afat i ndryshueshëm, ne kemi nevojë për një standart të ri. Ligji “Rrahja e zemrës” siguron një zgjidhje të ndjeshme”, tha senatorja.

Ligji “Rrahja e zemrës” po fiton pikë në disa shtete, përfshirë Kentaki dhe Misisipi.

Një ligj i ngjashëm ishte bllokuar me veto me parë nga paraardhësi i DeWine, republikani John Kasich, me pretendimin se do të krijonte një betejë ligjore dhe do të quhej antikushtetues.

Në formën e tanishme, ligji përfshin një përjashtim nëse nëna është në rrrezik për jetën. Kritikët thonë se ligji nuk parashikon përjashtim për viktimat e përdhunimit apo inçestit.

Burimi: Fox News

Përshtati: Dosja.al

Shto Koment