LIVE UPDATES
Politike

‘O djalë të bëra ministër, mos u përdor për të më dëmtuar’/ Manjani përplaset me Metën: Më vjen të qesh, politi

8 Janar 2020, 10:59 Nga DOSJA
‘O djalë të bëra ministër, mos u përdor për

TIRANË- Ilir Meta është përfshirë në replika me Ylli Manjanin, pas një deklarate të këtij të fundit, se presidenti nuk mundi të paqtojë politikën shqiptare. I ftuar mbrëmë në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Meta ka thënë se Manjanin e ka bërë ministër dhe se nuk duhet të sulmojë presidentin.

“Ai djali e di shumë mirë dhe të mos përdoret për të dëmtuar reputacionin e Ilir Metës, Ilir Meta e ka bërë Ministër Drejtësie se nuk e bënte askush atë.E di shumë mirë si këta ndërkombëtarët vinin dhe thoshin e kemi Kushtetutën në anglisht dhe jo shqip. Kush dëshiron të bëjë opozitën ta bëjë, Ilir Meta nuk është as të bëjë opozitë dhe as pozitë. Çfarë do të bëjë Ilir Meta me 25 korrik 2020 është çështje tjetër”, është shprehur Meta. 

Ka qenë Ylli Manjani, ai që ka reaguar pas deklaratës së Presidentit se ish-ministri i Drejtësisë nuk duhet të përdoret për të dëmtuar reputacionin e tij. Manjani është shprehur në postim të gjatë në Facebook se asnjëherë nuk është përdorur nga tjetër dhe ka theksuar se politikën e kam parë dhe e shikon si kontribut qytetar dhe jo si agjensi punësimi. “Me në fund fare, është krejt normale që Presidenti të mos mendojë seç mendoj unë, por nuk është normale që për të shmangur vemendjen nga thelbi i krizës së Tij presidenciale të merret me mua. Jo për gjë po nuk ngjan mirë”, i është përgjigjur Manjani. 

REAGIM I PLOTË I MANJANIT

Një një reagim të Tij, mbrëmë në Temporën e Sonila Meços, Presidenti i Republikës disi nervoz tha disa çudira në drejtimin tim. Natyrisht nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me reagime të detajuara, por nuk mund të mos sqaroj disa tymçe të panevojshme që zoti President hodhi në ajër. Së pari, Ai hodhi idenë që “ai djali (dmth unë) të mos përdoret për të goditur figurën e Presidentit”. Hahahahahahahahahahahahahahahahahaha. Ende më vjen të qesh, ashtu siç edhe ndjehem i keqardhur që Presidenti të besojë dhe të artikulojë gjëra të tilla! Po të përdoresha, ashtu siç thotë Presidenti, do kisha qenë pak më i efektshëm me karrierën time dhe shumë më rezultativ në “goditjen e figurës së Presidentit”. Se kush po më përdor mua për të sulmuar atë, një dreq e di! Do kisha patur dëshirë ta dija që ti faturoj shërbimin të paktën… ???

Nejse, fundja le të mendojë si të dojë, por për sa thashë tek ajo intervistë dhe kam thënë edhe më parë për rolin e Presidentit, i qëndroj me besnikëri dhe i argumentoj me fakte të njohura publikisht. Së dyti, për atë që “më bëri ministër”. Nuk e kam ndaluar për asnjë çast së shprehuri mirenjohjen për këtë gjë. Asnjëherë e në asnjë rrethanë. Nga ana tjetër kurrë në jetën time nuk i kam kërkuar askujt të më bëjë ministër apo deputet. Politikën e kam parë dhe e shoh si kontribut qytetar dhe jo si agjensi punësimi. Pa dashur të hyj në detajet e emërimit tim si ministër e as të shkarkimit tim, sepse siç thashë nuk dua të ushqej lajmet, u ftova për të ushtruar atë detyrë me objektiva konkrete dhe e dorëzova me objektiva të realizuara. Këtë gjë zoti President e di shumë mirë! Nëse Ai mendon se po të kesh qenë ministër nuk u dashka menduar e folur më, atëherë qenka dakort me paketën anti-shpifje të Ramës. Personalisht nuk cuditem as për këtë… Lirinë për të menduar e shprehur mendimin ma jep Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta, të cilën Presidenti mendon se po e mbron. Nëse vërtetë e mbron, nuk duhet ta ketë këtë tezë në kokë se pastaj është vërtetë kontradiktor.

Së treti, për qendrimin tim “kontradiktor” mbi djegien e mandateve. Presidenti, ashtu si Kryetarja e LSI mendojnë se unë njëherë paskam qenë për djegien e mandateve pastaj jo. Çudi e madhe!!! Në thelb çështja është kot, sepse unë as kisha mandat për të djegur e as mandat për të marrë. Ata e dinë mirë se nuk isha në asnjë listë deputetësh. Por për konsuencë të fakteve publike, kurrë nuk jam shprehur, sepse nuk e kam menduar këtë gjë, që opozita ka bërë gabim. Përkundrazi edhe sot them u bë mirë që u dogjën, sepse kështu kuptoi i madh e i vogël se nga kush qeverisemi. Sqarimi që u mundua të bënte pas ndërhyrjes sime në studio ishte më djallosës dhe jo llogjik. Sipas Tij, kush mbron tezën e djegies së mandateve nuk mund të kërkoka tryezë dialogu te Presidenti!!! Po Presidenti për këtë rast duhet kur opozita është në rrugë, se kur është në Parlament e bën vetë dialogun. Këto janë fakte dhe jo llafe, e as supozime! Së fundi, mbi sugjerimin e Presidentit se “e paskam ndritur me Ambasadorët”. Siç e kam stërthënë atë që mendoj, Shqipëria nuk është Republikë Ambasadorësh. Ambasadorët kanë punën e tyre, dhe siç e di dhe Presidenti në zyrën e Ministrit të Drejtësisë janë pritur e përcjellë me respekt dhe pa asnjë ulje koke.

Përkundrazi, atyre u është prezantuar mendimi i ministrit i qartë, i drejtpërdrejtë dhe në gjuhë të pastër. Por asnjëherë nuk u sulmuan as publikisht e as konfidencialisht nga ana ime. Përkundrazi deri në ditët e fundit të mandatit të tyre, me ata kam patur marrëdhënie korrekte dhe njerëzore. Ndaj nuk kam se si ti sugjeroj Presidentit të përplaset publikisht me ta. E përsëris, e keqja e këti vendi është në qeveri dhe jo tek ambasadat. Këtë gjë e kam besuar dhe artikuluar edhe kur kam shërbyer si ministër në ato 15 muaj. Po nuk pranuam këtë, pra që e keqja është gjithnjë në qeveri, vetëm e mbrojmë qeverinë! Me në fund fare, është krejt normale që Presidenti të mos mendojë seç mendoj unë, por nuk është normale që për të shmangur vemendjen nga thelbi i krizës së Tij presidenciale të merret me mua. Jo për gjë po nuk ngjan mirë…

J.V. A.B. Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta përplaset me manjanin ylli manjani ilir meta meta përplaset me manjanin ylli manjani

Sondazh

Poll
Politike 7 Janar 2020, 20:09

TIRANË- Të dhënat e bëra publike deri më tani mbi skandalin e “Cambridge Analytica” janë vetëm maja e ajsbergut. Sipas mediave britanike janë më shumë se 1...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet