LIVE UPDATES
Politike

Numri në fletën e votimit, Kryemadhi: Edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin se ditën e 7 e bëri pushim

20 Mars 2021, 11:17 Nga DOSJA
Numri në fletën e votimit, Kryemadhi: Edhe Zotit 6 ditë iu

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një takimi në Fier, ka komentuar dhe numrin 6 të kësaj force në fletën e votimit, pas shortit të hedhur nga KQZ.

Në fjalën e saj, Kryemadhi numrin në fletën e votimin e lidhi me krijimin e botës, duke thënë se edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin.

“Kur po diskutonim me miqtë ra muhabeti që ishte numri 6 i LSI-së. I thashë që edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin, se ditën e 7 e bëri pushim. Kështu që, edhe ne 6 ditët jemi punë pa fund dhe këto 36 ditë që na kanë ngelur, për të çuar më 25 prill votën për LSI-në”, tha Kryemadhi në Fier.

FJALA E PLOTË: 

“Ne kemi një përfshirje të të gjithë kandidatëve, të cilët nuk kanë qëllimin për të qenë deputetë në Parlament, por kanë qëllimin për të përmbysur këtë sistem, sepse nuk e ndryshon sistemin apo varfërinë deputeti që shkon, e ndryshon sistemi. Dhe ne duam të ndryshojmë sistemin. Ne nuk kemi hall për të bërë deputetë që vënë 2-3 drejtorë dhe mbushin xhepat e tyre, ne kemi hall të ndryshojmë këtë sistem, që të jenë të gjithë shqiptarët të pasur, të kemi një turizëm të zhvilluar, të kemi një industri nafte e cila buron financa dhe para për familjet e naftëtarëve, sepse të mendosh që edhe sot e kësaj dite Statusi i Naftëtarit është i parealizuar dhe i paprekshëm për naftëtarët. Të mendosh që edhe sot e kësaj dite njerëzit punojnë nëpër rafineritë e naftës dhe mund të rrinë me muaj të tërë pa paguar, edhe pse kur vjen që nëse nuk paguajnë dot dritat dhe ujin, atë ua ndërpresin që ditën e parë.
Pra ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem. Ky është sistemi i tranzicionit dhe le ta mbyllim këtë sistem bashkë me Edi Ramën dhe sektin e tij dhe le të hapim sistemin e ri, sistemin e zhvillimit, të emancipimit, të edukimit, për të rinjtë dhe të rejat tanë, që të gjithë të kthehen në Shqipëri dhe të jetojnë në kushtet që i takojnë për të jetuar një evropiani në një vend evropian. Unë besoj tek forca juaj, besoj tek angazhimi juaj. Një nga angazhimet tona kryesore është sensibilizimi i të gjithë qytetarëve të Fierit për të shkuar dhe për të votuar më 25 prill. Kemi dëgjuar të flitet për një shëndetësi falas. Ju besoj se e dini mjaft mirë që shëndetësia vetëm falas nuk ka qenë, por ka qenë shëndetësia më e shtrenjtë. Këtë e tregoi edhe pandemia, ku shqiptarët paguanin nga 3500 deri në 4 mijë euro. Të mos flasim më për familjet e varfra. Flasim për ulje taksash, por sot dihet që shqiptarët paguajnë 5-6 herë më shtrenjtë taksat se ç’i paguanin katër vjet më parë.
Flasim sot për investime. E dimë shumë mirë që vetëm investime nuk ka. Kur po vija tani tek rreth rrotullimi i Kolonjës, po bëjnë sikur po shtrojnë rrugën vetëm e vetëm për të treguar se po bëjnë infrastrukturën. Të mendosh u rrit çmimi ujit me 10-fish dhe sot shqiptarët nuk kanë ujë, edhe pse është një nga vendet që ka burime nënujore më shumë se çdo vend tjetër. Pra ka kaq shumë probleme që i kanë lodhur shqiptarët dhe i bëjnë indiferentë ndaj politikës. Por kemi vetëm një mënyrë që secili nga ju jo vetëm të zgjodhët dhe të angazhojë të rinjtë dhe të rejat, por edhe familjarët, gjyshërit, gjyshet, hallat, xhaxhallarët, dajat, të gjithë rrethin shoqëror, komshinjtë, që të shkojnë dhe të votojnë më 25 prill”, tha Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet