LIVE UPDATES
Politike

“Ulli Berati, pasuri e jashtëzakonshme”, Basha: Subvencione fermerëve sipas prodhimit

20 Mars 2021, 11:01 Nga DOSJA
“Ulli Berati, pasuri e jashtëzakonshme”, Basha: Subvencione

BERAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot për një vizitë në një ullishte në fshatin Bilçë të Beratit, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e një fermeri.

Ky i fundit është shprehur se përveç mungesës së infrastrukturës, mungon edhe tregu për të shitur produktin. Pasi u njoh me problematikat, Basha u shpreh se fermerët janë shtresë që është lënë më shumë në harresë këto 8 vite. Ai u zotua se me ndryshimin që do vij në 25 prill, qeveria e ardhshme do të subvencionojë çdo vit fermerët me 100 milion euro në bazë të prodhimit. Duke subvencionuar pothuajse plotësisht disa prej imputeve kryesore, fidanët, farat, pesticidet dhe të tjera pjesë të kostos së punës, sipas Bashës arrijmë një çmim konkurrues në treg. Ai gjithashtu tha se do të ketë vit për vit 50 milionë euro për infrastrukturën e zhvillimit rural dhe të ushqimit.


Pjesë nga Biseda:

Fitim Zaimi: Është një investim që, këtu janë mbi 140 mijë drurë ullinj dhe rreth një mijë hektarë. Unë kam investuar këtu për herë të parë në vitin 2010 me një hua të AZHBR-së. Janë të gjitha me kursimet e mija, çfarë kam arritur deri më sot. Kuptohet që huaja është hua me interes zero po gjatë këtyre viteve ka goxha problematika e para ne infrastruktura për këtë zonën tonë. E para, është infrastruktura, pastaj problemet e tjera këtu janë goxha të mëdha. Ka goxha prodhim, prodhimi këtë vit ka qenë me bollëk. Shitja ka qenë në nivele skandaloze. Çmimet e ulëta, mungesë tregu!
Duam, nuk duam kemi pasur edhe mungesë në fuqinë punëtore. Domethënë, ikja dhe largimi nga vendi krijon edhe mungesën e fuqisë punëtore.

Lulzim Basha: Sa punëtorë ke pasur përpara?

Qytetari: Unë mbajë shtatë deri në tetë punëtorë me kohë të pjesshme jo me kohë të plotë. Katër jemi me kohë të plotë të tjerët janë me kohë të pjesshme. Unë nuk kisha punëtorë për të vjelur ullinjtë sivjet.

Lulzim Basha: Problemi është që jo vetëm që ka një kaos total por ka edhe klientelizëm. Ju e dini fare mirë që importi i ushqimeve është një nga problemet kryesore që kemi neve dhe po të shikosh bilancin tregtar të Shqipërisë një pjesë e madhe e ushqimeve që shqiptarët konsumojnë vijën nga jashtë ndërkohë që kjo ju ushtron një presion të jashtëzakonshëm të prodhimit të brendshëm edh epo të ishim në kushte normale por në fakt nuk jemi në kushte normale. Atëherë çfarë duhet bërë, e para dhe kryesorja në programin tonë është mbështetja direket për fermerin dhe ju e dini se ne nuk kemi dy muaj, as dy vjet, kemi katër apo pesë vjet që e kemi deklaruar këtë një prioritet absolut të politikave që qeverisjes së ardhshme dhe kjo do të thotë, kur flasim për politikat, kur diskutojmë për prioritete, bëhet fjalë për financat se fjalët i merr era premtimet boshe i dëgjuam për tetë vite me radhë, kjo do të thotë që janë ne për fermerin shqiptar do të ndajmë vit pas viti 100 milionë euro mbështetje direkte në bazë të prodhimit dhe kjo vlen për fermerin pra për kultivuesin, për blegtorin vlen edhe për industrinë e argo përpunimit sepse në fund të fund të fundit garancia jeni ju industria e argo përpunimit që këto prodhime të arrijnë në treg. Duke subvencionuar pothuajse plotësisht disa prej imputeve kryesore, fidanët, farat, pesticidet dhe të tjera pjesë të kostos së punës çfarë bëjmë? Ne arrijmë një çmim konkurrues në treg dhe prodhimi ynë që është jashtëzakonisht cilësor, ulliri i Beratit është, e thamë, një tog fjalësh i pa ndarë në shtëpitë shqiptare nga Vermoshi në Konispol, ulli Berati. Ne në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë prodhimin ton por arrijmë ta nxjerrim atë në tregun ton dhe arrijmë të stimulojmë po kështu edhe eksportin duke thjeshtuar procedurën e certifikimit të prodhimit shqiptarë për të shkuar në tregun europian se nuk i mungon asgjë ullirit ton krahasuar me ullirin e Greqisë apo vendeve të tjera të Mesdheut është një pasuri e jashtëzakonshme, e lashtë e kultivuar dhe më një traditë që nuk është shkëputur as në kohë të vështira. Domethënë janë gjëra që ju i dini fare mirë, unë i kam dëgjuar nga ekspertët tanë që janë ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe në rajon. Po kemi potencial të jashtëzakonshëm për ta kthyer eksportin e ullirit dhe të vajit të ullirit në një nga degët me fitimin më të madh për fermerin shqiptarë. Tani të vijmë të pjesa e dytë, infrastruktura që përmende. Ne do të ndajmë vit për vit 50 milionë euro për infrastrukturën e zhvillimit rural dhe të ushqimit. Çfarë do të thotë ? Do të thotë vaditje, do të thotë kullim, do të thotë energji elektrike, do të thotë rrugët e aksesit, do të thotë rrjeti i tregjeve sepse bëhet prodhimi dhe nuk shkon në treg po kështu ndihmë për përpunimin që nga magazinimi, frigoriferët dhe tek përpunimi. Të dyja janë politika standarde të Bashkimit Europian. Nuk kam shpikur gjë unë. Nuk ka shpikur gjë as Partia Demokratike as Lulzim Basha, janë politika standarde të Bashkimit Europian që sigurisht BE financon me miliarda euro por Maqedonia financon120-130 milionë euro, një vend me buxhet të ngjashëm si Shqipëria, shumë më i vogël se ne, Kosova po kështu. Pra nuk është se mungojnë paratë ka munguar dëshira, ka munguar vullneti, ka munguar vëmendja ndaj jush. Të gjithë shqiptarët janë braktisur këto 8 vite po askush nuk është braktisur më keq se fermeri shqiptarë.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 20 Mars 2021, 06:17

Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

TIRANË –  Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifi...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës