LIVE UPDATES
Bota

Nuk tremben nga Lukashenko/ Mijëra bjellorusë protestojnë në rrugët e Minskut, ushtria thotë se nuk do të tolerojë akte

23 Gusht 2020, 15:50 Nga DOSJA
Nuk tremben nga Lukashenko/ Mijëra bjellorusë protestojnë në

MINSK–  Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkas.

Mijëra persona janë mbledhur në “Sheshin e Pavarësisë”, duke valëvitur flamurin e Bjellorusisë. Në protestën që po quhet si “Marshi për Bjellorusinë e re” raportohet se po marrin pjesë mbi 100 mijë persona.

Protestuesit po brohorasin “Largohu”, një referencë kjo ndaj Lukashenkas, të cilit po i kërkojnë që të largohet nga pushteti. Lideri autoritar bjellorus udhëheqë me vendin qe 26 vjet.

Para nisjes së protestës, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria do të përkujdeset që memorialet kombëtare të mos sulmohen nga protestuesit. Kjo ministri, përmes një njoftimi për media, tha se nëse monumentet dhe statujat bëhen cak i protestuesve, atëherë protestuesit do të përballen me forcat policore dhe ushtrinë.

Duke i përshkruar protestuesit si “fashistë”, Ministria e Mbrojtjes tha se memorialet – veçanërisht ato që iu dedikohen viktimave të Luftës së Dytë Botërore – nuk duhet të sulmohen nga protestuesit.

Ministria paralajmëroi se forcat ushtarake do të ndërhyjnë nëse ka shkelje të paqes, duke i porositur protestuesit : “Tani ju do të përballeni me ushtrinë dhe jo me policinë”.

Deklarata e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes vjen në kohën kur në Minsk janë parë duke u sjell forca të ushtrisë.

Kanali NEXTA , ka raportuar se përgjatë rrugëve hyrëse për në kryeqytetin bjellorus, Minsk, policia ka vendosur pika të kontrollit.

Në ndërkohë, trupi i një 28-vjeçari është gjetur në një pyll në afërsi të Minskut dhe trupi i tij kishte shenja të dhunës. Sipas një ueb-faqe të lajmeve, Mikita Kryutsov, ishte zhdukur pasi kishte marrë pjesë në një protestë në Minsk më 12 gusht.

Deri më tani, dy persona janë konfirmuar se kanë vdekur në protestat në Bjellorusi.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, që u mbajtën më 9 gusht, janë kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian, që ka thënë se nuk do ta njohë rezultatin zgjedhor. Në këto zgjedhje, Lukashenka thotë se ka fituar mbi 80 për qind të votave.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë kritikuar procesin zgjedhor dhe kanë dënuar shtypjen e protestave.

Mbi 7,000 protestues raportohet se janë burgosur dhe qindra të tjerë janë rrahur nga policia.

Në solidaritet me bjellorusë, gjatë të dielës janë paralajmëruar se do të mbahen protesta edhe në 26 vende të botës.

Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidatja opozitare në zgjedhjet e 9 gushtit – që iku për një Lituani menjëherë pas zgjedhjeve – pretendon se ka fituar 60 deri në 70 për qind të votave. Më 22 gusht, ajo tha se bjellorusët duhet të “luftojnë për të dretjat e tyre” dhe të mos i besojnë Lukashenkas kur thotë se shteti është nën kërcënim ushtarak.

“Ne jemi njerëzit e Bjellorusisë, jemi shumica dhe nuk do të zmbrapsemi. Ne nuk kemi më frikë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi sot pjesëtarët e opozitës që u larguan nga Bjellorusia se po kërkojnë “gjakderdhje”, raportoi agjencia e lajmeve Ria-Novosti.

Ai tha se Moska bën thirrje për një dialog të brendshëm në Bjellorusi.

Lukashenka së fundmi ka urdhëruar ushtrinë që të ashpërsojë masat, në mënyrë që të mbrojë kufijtë e vendit, duke aluduar se forcat e NATO-s në vendet fqinje – në Poloni dhe Lituani, i janë afruar shumë kufijve të Bjellorusisë.

Por, këto deklarata të Lukashenkas nga NATO-ja janë cilësuar si të pabaza.

Marrë nga REL 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne bjellorusi protestat ne bjellorusi


Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026