Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Nuk e ka siguruar mandatin, Kamberi kërkon përsëritje të zgjedhje në Luginën e Preshevës
5 Prill 2022, 14:19Nga DOSJA
SERBI– Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi tha se edhe pse ka marrë 9644 vota në zgjedhjet parlamentare në Serbi, mandati i tij në Kuvendin e Serbisë nuk është i sigurt.
Në një status në Facebook Kamberi kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës, për shkak të parregullsive që janë kryer, sipas tij.
“Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë. Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bën procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira.”– tha Kamberi.
Sipas legjislacionit zgjedhor, Republika e Serbisë përfaqëson një zonë të vetme zgjedhore. Mandatet e përfaqësuesve jepen në përpjesëtim me numrin e votave të fituara. Nëse një parti politike e pakicës etnike nuk e kalon pragun zgjedhor prej 3%, do të zbatohet “pragu natyror”.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DANIMARKË- Ministria daneze e Punëve të Jashtme ka thënë se Danimarka ka dëbuar 15 spiunë të inteligjencës ruse. Sipas CNN, oficerët e dyshuar pretendohen ...
GREQI- Manos Daskalakis shprehet se nuk mund ta besojë që bashkëshortja e tij Roula Pispirigou ka vrarë vajzën e tyre 9-vjeçare Georgina.Sipas mediave gr...
BRUKSEL-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur në një konferencë shtypi në Bruksel. Sipas Sky News, udhëheqësi i NATO-s ka thënë se Rusia ...
UKRAINË– Më shumë se 7.1 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raport...
AUSTRI- Kancelari i Austrisë Karl Nehammer do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev në ditët në vijim, tha zyra e tij të martën.Nehammer...
BRUKSEL– Komisioni Evropian tha se po propozon një paketë të pestë sanksionesh kundër Rusisë, e cila synon të prerë edhe më thellë ekonominë ruse, tha pre...
SHBA- Zëdhënësja e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, Liz Throssell, tha se të gjitha shenjat nga qyteti ukrainas Bucha tregonin se civilët ishin shënjes...
RUSI– Ushtria ruse ka pretenduar se ka kryer sulme me rreze të gjatë me raketa të lëshuara nga deti në atë që e përshkroi si një qendër trajnimi për forca...
UKRAINË– Shefi i NATO-s e ka thirrur Kinën se nuk është e gatshme të dënojë agresionin e Rusisë, duke e akuzuar atë se u bashkua me Moskën për të vën...
SUEDI- Ministria e Jashtme suedeze ka marrë një vendim për të dëbuar tre diplomatë rusë, tha Ministrja e Jashtme Ann Linde në një konferencë për shtyp të martën...