Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë– Probiotikët që gjenden tek kosi ulin tensionin e gjakut. Shëndeti rreth barkut është gjithnjë i besdishëm dhe shumë problematik për organizmin.
Ekspertët shpjegojnë se dhjami i mbledhur rreth barkut mund të sjellë një sërë sëmundjesh siç janë diabeti apo sëmundjet e zemrës. Përtej sëmundjeve, ky dhjam mund të shkaktojë bezdisje gjatë aktiviteteve të përditshme apo t’ju bëjë të mos ndiheni mirë.
Sigurisht që në të shumtën e rasteve kjo shkaktohet nga ushqimet jo të shëndetshme që njerëzit konsumojnë në përditshmëri.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga ushqimet të cilat do t’ju ndihmojnë të hiqni dhjamin rreth barkut.
Një kombinim i mirë i frutave dhe perimeve të freskëta do t’ju dhurojë një vakt të shëndetshëm që ju ngop shpejt.
Duke qenë të pasura me antioksidantë, fibra, vitamina dhe minerale frutat dhe perimet ndihmojnë edhe në djegien e shpejtë të dhjamit.
Këtu përfshihen gruri, tërshëra, thekra, elbi apo misri.
Të pasura me fibra luajnë një rol kyç për procesin e humbjes në peshë, tretjen e mirë dhe rregullimin e nivelit në gjak.
Kështu janë një alternativë e mirë për t’u ushqyer shëndetshëm duke hequr peshën e tepërt.
Arrat, bajamet, lajthitë, farat e lulediellit, kungullit apo farat chia janë burime të mira fibrash dhe proteinash.
Në këtë kategori ju mund të zgjidhni secilën nga arrorët dhe farat që ju gjenden pasi roli i tyre është njësoj fitimprurës për trupin.
Shumë studime kanë treguar se konsumimi i 43 gramë bajameve në ditë mund të reduktojnë dhjamin rreth zonës së barkut.
Ndërsa farat chia ndihmojnë në tretjen e mirë të ushqimeve duke reduktuar kështu peshën e tepërt.
Të gjitha ushqimet e pasura me omega- 3 janë ndër alternativat më të mira që ndihmojnë shëndetin e trupit tuaj.
Ndër burimet më të mëdha të kësaj vitamine është peshku dhe përkatësisht sardelet, toni apo salmon.
Niveli i yndyrnave të mira dhe i omega 3 në tek peshqit ndihmon në kontrollin e peshës së trupit.
Gjithashtu ndihmojnë edhe në shëndetin më të mirë të zemrës, trurit dhe të të gjithë organizmit.
Nga produktet e bulmetit rekomandohet konsumimi i kosit dhe shmangia e gjalpit, qumështit dhe djathit me shumë yndyrë
Prej kohës flasim për çajin si pije çudibërëse përsa i përket humbjes në peshë.
Jo më kot, kjo pije shumë natyrale dhe e kudogjendëshme ndihmon në djegien e shpejtë të kalorive gjatë ditës.
Mund të zgjidhni çajin që ju pëlqen dhe do të ndihmoni trupin tuaj të largojë toksinat dhe dhjamin e tepërt nga organizmi.
AgroWeb.org ju këshillon të hiqni sa më shpejt dorë nga ushqimet me shumë sheqer, yndyrë apo karbohidrate.
Në këtë mënyrë do të ndihmoni organizmin tuaj të largojë dhjamin e tepërt dhe një listë të gjatë sëmundjesh që vijnë me të.
Marrë nga Agroweb.org
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DashiGjatë kësaj dite nuk do të mungojnë kënaqësitë për shumë çifte. Dikush do të kurorëzojë një ëndërr dashurie, ndërsa të tjerë do të marrin lajme për ...
Këngëtarja Ronela Hajati e ftuar në emisionin “NIN” dhe gjatë rubrikës “Haje ose thuaje”, Ronela Hajati është përballlur me disa pyetje ...
TIRANË- Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të parodistit të Vlorës, Muhamet Lika. Zenelaj teksa ka postuar një foto ku Lika s...
TIRANË– Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi duket se nuk ka një përqasje të tillë ndaj teknologjisë. Në seancën e sotme plenare, Kujtim Gjuz...
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj sapo publikuan hitin e kësaj vere, kënga e tyre ‘Duamë’, nga ishulli ‘magjik’ ku ata kurorëzuan lidhjen e tyre pas 1...
Sara Hoxha ka nisur pushimet me familjen dhe ishte pikërisht momenti për të dhënë lajmin e madh. Ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë.Lajmin e bukur...
Giuseppe Massani ishte një fotograf italian. Ai ka lindur në Rimini në vitin 1901 dhe ka studiuar në Universitetin e Bolonjës që nga fillimi i vitit 1920.Në pri...
Njoftimin për gjetjen e vulës e ka dhënë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përmes një njoftimi për mediat, ku ka theksuar se ” fragmenti i dokumentit që ...
SHBA– Një fëmijë i lindur me peshën 240 gram mendohet të jetë më i vogli në regjistrimin e të mbijetuarve nga lindjet e parakohshme në botë. Foshnja, Sayb...
Kjo foto e rrallë tregon qartë si jetonte elita shqiptare 80-vite më parë, mes luksit plot finesë dhe standarteve të larta kulturore.Alfred Peza poston një foto...