LIVE UPDATES
Sport

Norvegjezi i pavendosur, Haaland pyet edhe shokun e tij Odegaardin për Real Madridin

24 Mars 2022, 11:54 Nga DOSJA
Norvegjezi i pavendosur, Haaland pyet edhe shokun e tij Odegaardin për Real

NORVEGJI – Telenovela e Erling Haaland duket tani ka një kapitull të ri. Dhe këtë herë ajo i jep pak shpresë Real Madridit. Plasaritja e Borussia Dortmundit, duket e detyron sulmuesin të largohet nga Bundesliga këtë verë, teksa Manchester City kryeson garën për ta punësuar atë.

Por norvegjezi nuk duket të jetë aq i vendosur. 21-vjeçari po përpiqet të marrë sa më shumë këshilla, përfshirë edhe kolegun e tij në kombëtare, Martin Odegaard, të cilin e ka pyetur për “los blancos”.

Mesfushori i Arsenalit, i cili njeh institucionin e Madridit, pranoi me fjalë të mbledhura nga “The Mirror”, se të dy lojtarët kishin biseduar për skuadrën spanjolle: “Ne jemi miq të mirë, ndaj flasim për shumë gjëra, si fjala vjen kur unë isha atje. Pra, ne folëm për këtë, por kjo nuk është asgjë e veçantë.”

Çfarëdo që ata komentuan, ajo që duket është e qartë se Haaland e ka Madridin në mesin e preferencave të tij si ekip për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, trajneri norvegjez Solbakken kërkon të izolojë yllin e tij nga e gjithë zhurma mediatike, në mënyrë që të fokusohet në dy ndeshjet miqësore të Norvegjisë kundër Sllovakisë dhe Armenisë: “Çdo fjalë dhe çdo fjali që ai thotë do të shtrembërohej dhe përkthimi sigurisht që do të ishte pak spekulativ, nuk dua të pretendoj se nuk është problem, sepse është.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 21-vjeçari erling haaland erling haaland te borussia dortmund sulmuesi norvegjez erling haaland 21-vjeçari erling haaland erling haaland te borussia dortmund sulmuesi norvegjez erling haaland

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta