LIVE UPDATES
Bota

Njihuni me macet stacionuese, shpëtimtarët e linjës hekurudhore që turistët lënë kokën pas tyre

28 Maj 2019, 07:46 Nga DOSJA
Njihuni me macet stacionuese, shpëtimtarët e linjës hekurudhore

JAPONI– Nëse do të vizitonit stacionin e trenit Idakiso në Japoni ajo që do të vini re janë macet e shumta që ngrohen nën rrezet e diellit. Të bardha, të zeza apo laramane, macet qëndrojnë gjithë kohës në pritje të një turisti që t’i marrë në krahë dhe të bëjë një foto me të.

Një nga punëtorët e stacionit u afrua, përkëdheli butësisht kapelen e maces dhe tha:

“Shpesh harroj se ajo është shefi im. Teksa qëndron këtu në stacion i bën të gjithë të lumtur”, tha ai, ndërkohë që macja e voglë filloi të lunate me telefonin e një turisti.

Kjo është Yontama, është macja e fundit e familjes së maceve që shpëtoi linjën e trenit dhe vijën hekurudhore në Kishigaëa në prefekturën e Japonisë Ëakayama.

Kjo është një zonë kryesisht malore, rurale dhe njihet për shtigjet e shenjtëruara të pelegrinazhit, shkruan BBC.

Por si nisi kjo histori?

Gjithçka filloi në fund të viteve 1990, me një mace të vogël që quhj Tama. Kotelja jetonte pranë Stacionit dhe ajo që binte më shumë në sy është fakti se udhëtarët sa herë do të kalonin aty do ta përkëdhelnin.

Me kalimin e kohës natyra e ëmbël e Tamas dhe karakteristikat fotozhenike e bënë më të njohur, pasi pothuajse çdo turist e fotografonte.

Madje në shumicën e rasteve njerëzit i referoheshin si ‘stacioniste’. Por mes të vitit 2000, udhëtarët e paktë dhe problemet financiare po kërcënonin mbylljen e këtij stacioni hekurudhor.

Një ekzekutiv i linjës hekurordhpre tregon se si u ringjall sërish Kishigaëa Line.

“Në vitin 2006, presidentit aktual i hekurudhës elektrike Ëakayama, Mitsunobu Kojima, iu kërkua nga banorët që të ringjallte këtë linjë pasi pronari i mëparshëm kishte njoftuar se do të hiqej,”- tha Keiko Yamaki.

“Pronari i një dyqani pranë Stacionit Kishi, i cili ishte bërë kujdestari i Tama-s, kishte vendosur gjithashtu të largohej nga aty. Përpara se të ikte, ai kërkoi që punonjësit e hekurudhës të kujdeseshin për kotelen, që tashmë ishte mjaft e rritur.

“Presidenti ynë ka qenë gjithmonë një person që pëlqente qentë, por kur takoi Tama-n ndryshoi gjithçka,”- tha Yamaki.

Menjëherë Kojima urdhëroi që një kapelë stacioni të përshtatej për macen e tij të vogël, dhe në janar të vitit 2007 ai zyrtarisht e quajti Tama ‘Stationmaster të Stacionit Kishi’ – “Stacionistja”.

Në vitin 2010, dizajni industrial u vlerësua me çmime Eiji Mitooka.

Një nga dhomat e linjës hekurudhore është ende e zbukuruar me pikturat e Tama-s, putrat e saj dhe shumë karikatura.

Deri në kohën kur Tama vdiq në vitin 2015, 16 vjeçe, kotelja ishte shfaqur në emisione të shquara televizive, revista dhe gazeta në Japoni. Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e saj në stacion, duke lënë jashtë grumbuj me buqeta me lule dhe kanaçe me ton.

“Zonja e nderuar e stacionit të përzemërt”, siç quhet tani, u memorializua më pas me një karrige me madhësi telefonike në platformën e Kishit. Sipas traditës fetare Shinto japoneze ajo u ngrit në statusin e një perëndeshë të hekurudhave elektrike Ëakayama .

Në nder të asaj që do të ishte ditëlindja e 18-të e Tama-s në vitin 2017, iu hap një llogari në Tëitter që ka më shumë se 80.000 ndjekës dhe është ende në rritje.

“Tamadeni është bërë shumë popullor me njerëz të të gjitha moshave”, tha Yamaki. “Ne shohim shumë fëmijë, familje dhe njerëz të moshuar që sjellin nipërit e mbesat e tyre. Por edhe njerëzit në trena, çifte dhe shumë udhëtarë të huaj vijnë për të parë ‘stacionaret’.

Tama dhe pasuesit e saj kanë luajtur një rol të madh në ringjalljen e Kishigaëa Line, Yamaki është i prirur të theksojë se ringjallja e hekurudhës nuk ka qenë vetëm për macet. Hekurudha gjithashtu punësoi shumë njerëz të tjerë.

Mori trena më të rinj në mënyrë që të ishin sa më tërheqës për turistët.

Në vitin 2009, u ndërtua gjithashtu një ndërtesë e re për Stacionin e Kishit, një strukturë e vogël e thurur në formën e kokës së një mace. Hyrja shërben si gojë dhe dy dritare ovale që ngrihen nga çatia e ngulitur janë sytë – që kthehen në të verdhë me ngjyra të ndezura kur dritat janë në mbrëmje.

Në fund të fundit, gjatë gjithë historisë, macet janë konsideruar si kafshë shpirtërore dhe një simbol i fatit të mirë në Japoni. Ka edhe tempujt dhe statujat në të gjithë Japoninë, të dedikuara për macet – të tilla si Shenjti Nekogami (Cat God) në Kagoshima, ku dy macet u mishëruan nga një kryekomandant feudal në nder të shërbimit ushtarak.

Në një komb që duket veçanërisht i dashur me kafshët, Tama dhe pasuesit e saj jo vetëm që kanë sjellë shumë pasuri në Kishigaëa Line, por edhe kanë gdhendur një vend në zemrat e shumë njerëzve japonezë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota japoni linjat ehekurudhore macet ne japoni stacionueset japoni linjat ehekurudhore macet ne japoni stacionueset


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës