Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkohë që administrata e Presidentit Biden punon për të përzgjedhur kandidatët për ambadorë të ardhshëm amerikanë, ekspertët thonë se është me rëndësi të gjendet balanca mes eksperiencës diplomatike të individëve që kanë njohuri për vendet ku do të shërbejnë dhe atyre që gëzojnë kapital politik, pra individë që njohin mirë mënyrën si funksionojnë levat e pushtetit në Uashington.
“Ka rëndësi të nënvizojmë se thuajse në çdo profesion mungesa e përvojës nuk shihet si veçori e vlefshme për të arritur sukses, përkundrazi vlerësohet ai që ka studiuar, që gëzon profesionalizëm, që gëzon njohuri të thella,” tha Thomas R. Pickering, i cili beson se duhen dërguar njerëz me eksperiencë. Zoti Pickering foli në një forum mbi diplomacinë amerikane të organizuar nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.
Zoti Pickering përmbylli karrierën diplomatike si një zyrtar i lartë i Korpusit Diplomatik Amerikan dhe përshkruhet si “ambasador për çdo klimë” nga disa, si rezultat i posteve të rëndësishme diplomatike ku ka shërbyer.
Nuk është sekret në Uashington fakti që ka tensione mes diplomatëve që kanë shërbyer prej vitesh në ambasada e konsullata amerikane dhe të emëruarve politikë që dërgohen si ambasadorë si rezultat i lidhjeve me presidentin apo mbështetjes që i kanë dhënë partisë që ka pushtetin.
Jendayi E. Frazer, ish-ndihmës sekretare shteti për zhvillimet afrikane argumentoi se edhe emërimet politike janë me vlerë për Departamentin e Shtetit, megjithëse pohoi se shpesh lindin probleme kur këta të emëruar politikë që dërgohen si ambasadorë kanë nën mbikqyrje diplomatë karriere.
“Çdo ambasador që është dërguar në këtë detyrë si i emëruar politik e di që po shkon në terren jo-mikpritës,” tha ajo. Këtyre ambasadorëve shpesh u duket se janë në shenjestër pasi ekziston perceptimi se e kanë blerë postin diplomatik. “Kjo duhet të ndalë,” tha ajo. “Mendoj se diplomatët e karrierës bëjnë mirë t’i mbështesin këta emërime politike”.
Zonja Frazer thotë se ambasadorët politikë mund të shndërrohen në aleatë të korpusit diplomatik në marrëdhëniet me Kongresin. Një i emëruar politik mund të thotë “e njoh presidentin. Nëse është nevoja, e marr direkt në telefon e flas me të,” megjithëse kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
Robert D. Kaplan, ish-gazetar, tani njohës i politikës së jashtme, thekson rëndësinë që ka zëri i punonjësve që mbushin ambasadat amerikane, ndër to edhe diplomatë me karriera të gjata dhe shumë eksperiencë.
“Pjesa më e madhe e Uashingtonit, librat që shkruhen, diskutimet që bëhen kanë në fokus majat e diplomacisë. Por faktikisht shpesh janë rangjet më të ulëta” që kanë më shumë eksperiencë dhe njohuri për vendet ku shërbejnë.
“Informatat më të mira si gazetar i merrja nga sekretarët e parë e të dytë në ambasada. Këta punonjës me role esenciale megjithëse të një niveli më të ulët duhet të mbështeten. Zëri i tyre duhet të dëgjohet në procesin e marrjes së vendimeve nga rangjet e larta”.
Ai thotë se këta individë duhet të kenë mundësi të kthehen në Uashington dhe të thyejnë traditën, duke paraqitur raporte që të përdoren për hartimin e politikave”.
Në librin e tij të ri “Amerikani i Mirë,” zoti Kaplan përshkruan rolin e Bob Gersony-t, ish-kontraktor në Departamentin e Shtetit, të cilin e cilëson si “humanitarian më të madh të qeverisë amerikane”.
Marrë nag VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Partitë boshnjake ka marrë shtatë mijë vota më shumë se herën e kaluar, në zgjedhjet parlamentare, edhe në zona kur nuk ka pasur banorë të këtij kom...
KOSOVË-Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të boshnjakëve të Kosovës kanë shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit, pas zgjedhjeve të parakohshme p...
KOSOVË-Organizata jo-qeveritare GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar raportin e verifikimit të z...
KOSOVË-Një tjetër anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka hequr dorë nga posti i tij. Sipas Gazeta Express, Hysni Gërguri ka bërë të ditur se ka dhënë d...
SHBA– Ish-presidenti Donald Trump ftoi diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un për një udhëtim në Air Force One pasi u takuan në samitin e Vietnamit në...
Turqia është bërë një nga vendet me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur në botë sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Zëri i Amerikës ju njeh me t...
Edhe pse ende nuk janë certifikuar rezultatet nga KQZ, shumë kandidatë kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme.Janë bërë një javë që nga zgjedhjet e parak...
RUSI-Një organizatë bamirësie ka filluar vaksinimin kundër Covid-19, për të pastrehët në Shën Petersburgut. Sipas TheGuardian, dyzet njerëz të pastrehë, morën d...
Kandidati i Presidentit Biden për detyrën e prokurorit të përgjithshëm amerikan thotë se përgjegjësia e Departamentit të Drejtësisë është të garantojë që “ligje...
TURQI-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hassan Rouhani. Sipas mediave të huaja, Erdogan i ka th...