Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në zonën e Kodrës së Kuqe, në fund të kësaj rrugice, familja Hasanaj ka hapur dyert e mortit, pasi vajza e tyre, Zafire Hasanaj ka humbur jetën në detyrë, gjatë misionit ushtarak në Letoni. Ndërkohë që në banesën e saj gjenden forca të shumta të policisë ushtarake.
Teksa familjarët prisnin që në qershor, 32-vjeçarja të kthehej nga misioni, mëngjesi i të hënës i ka tronditur dhe u ka shuar lutjet. Trupi i efektives Hasanaj mbërrin të enjten në Tiranë, kur edhe do mbahet ceremonia mortore në Babrru.
Lajmi ka rënduar edhe gjendjen shëndetësore të nënës së nëntetares. Dhe gjithashtu dhimbja e vajzës së xhaxhait, po ushtarake, teksa takon kolegët që shprehin ngushëllimet.
Ndërsa shoqja e saj ushtarake Fjoralba Tuci shkruan për Top Channel si e ka njohur efektiven Hasanaj: “Zarifen e kam njohur në punë. Mbaj mend kur erdhi për herë të parë tek ne, në 2014. Unë atëherë isha shefe sektori. Ajo ishte e shkathët, e guximshme, me energji. Në mision iku me dëshirën e saj, kishte shumë qejf këto misione te vështira, se ishte si tip djali. I kishte të gjitha cilësitë”.
Të plagosur gjatë misionit në bazën e NATO-s mbetën edhe dy efektivë të tjerë të Forcave të Armatosura, dy kryefamiljarë. Mësohet se ushtaraku Kapaj ka një dëmtim të lehtë në këmbë, ndërsa Tanushi po i nënshtrohet një operacioni.
Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, që jetojnë të dy në të njëjtën lagje, në zonën e Freskut, gjenden në kujdesin maksimal të mjekëve në bazën Camp Adaz, në Letoni. Ndërkohë që lajmin ua kanë dhënë vetë përfaqësuesit e Forcave të Armatosura.
Marrë nga Top Channel
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Valë arrestimesh në Tiranë. Pesë persona, mes tyre edhe ish-kryekomunari i Kasharit, Besnik Fuçia kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
ITALI– Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në Itali për shkak të ngjarjes së ndodhur në Letoni, ku nëntetarja Zarife Ha...
TIRANË- Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrance mbrëmjen e sotme, pasi shpërndante kokainë në periferinë e Tiranës.Në njoftimin e policisë së Tir...
SARANDË– Një operacion i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarandë ka përfunduar me arrestimin e 8 personave.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se reparti...
TIRANË- Ish-prokuroja Rovena Gashi ka braktisur seancën në Komisionin e Posaçëm të Apelimit pas mospranimit të të motrës gjyqtare si avokate. Sipas ...
LETONI-Vdekja e shqiptares në Letoni, gjatë një trajnimi në bazën e NATO-s në Adazi, ka sjellë reagime të shumta nga politikanët shqiptarë, dhe krerët e NATO-s ...
ITALI– Një bandë shqiptarësh e përbërë nga 5 persona ka dalë para Gjykatës për të përballur me akuzat për 9 vjedhje të kryera në pranverën e vitit 2018. B...
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadës në Shqipëri ngushëllojnë familjen e ushtarakes që u vra sot në Letoni, Zarife Hasanaj.Në një reagi...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka rrëzuar sot kërkesën e ministres Besa Shahini për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.Presidenti...
TIRANË– Pas tragjedisë së ndodhur në Letoni, ku një ushtare shqiptare humbi jetën NATO dhe Qeveria e Letonisë kanë dalë në një deklaratë për mediat. Minist...