LIVE UPDATES
Aktualitet

Një shaka presidenciale? PS fton për këshillim, Ylli Ndroqin dhe konsullatën greke

20 Prill 2022, 14:28 Nga DOSJA
Një shaka presidenciale? PS fton për këshillim, Ylli Ndroqin dhe

TIRANË-Maxhoranca socialiste ka bërë pjesë të konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës edhe shoqërinë civile. Ky dokument është ftesa dërguar përmes postës elektronike organizatave të shoqërisë civile bashkëlidhur me një dokument Exel të listës së listës së 451 organizatave jo qeveritare.
Në emër të Taulant Ballës ftesa është dërguar nga një punonjëse e kryesisë së Kuvendi Shqipërisë. Lista në Exel mban emrin “Shoqëria Civile për Presidentin”. Në pamje të parë duket një proces normal, ku shoqërisë civile i kërkohet ajo që i takon: mendim dhe pjesëmarrje në një vendim të rëndësishëm siç është zgjedhja e Kreut të ri të Shtetit. Por sa vlerë dhe kredibël është ky proces, e tregojnë faktet e mëposhtme. Edhe shoqatat si ato të pyjeve dhe kromit, të grave për një bujqësi të qëndrueshme, të korrektimit e rehabilitimit njerëzor, janë lutur nga socialistët të vijnë me propozime konkrete. Në këtë listë është e përfshirë si organizatë jo qeveritare edhe Konsullata Greke në Korçë. Në të tilla kushte për herë të parë socialistët i japin të drejtë për të propozuar, jo minoritetit grek, por një shteti grek në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Shembujt interesantë se kush mund të propozojë emrin e Presidentit, nuk mbarojnë. Për shembull në Shqiperi ka edhe një Shoqatë Bamirëse e Detarëve të Shqipërisë e krijuar nga një person me emer ekzotik. David Jonathan Pennoyer e ka mundësinë të propozojë pse jo ndonjërin prej detarëve të nderuar të vendit tonë për kryetar shteti, për shembull zotin Gjergj Luca.
Por pjesa më qershi e tortës, zbulohet më poshtë.

Përmes një kontrolli të plotë të kësaj liste vihet re se ajo është shumë e vjetër dhe e pa-freskuar.
Aq e pa freskuar, sa për të dhënë një emër për presidentin e ri të vendit, në këtë listë figuron edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, e cila ka akoma në ftesë si mbiemër, atë qe ka patur kur president ishte akoma Alfred Moisiu.
Nga një verifikim, Top Channel arriti të mësojë se zonja Rama nuk është më drejtuese e kësaj organizate, por kjo nuk e ka penguar partinë e bashkëshortit te saj, ta ftojë për të dhënë kontributin e saj në përzgjedhjen e presidentit të ri.
Por nuk mbaron me kaq. Nëse i referohemi kësaj liste edhe presidenti RTV Ora Ylli Ndroqi është ftuar të japë mend si kryetar i “Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri”, në procesin President përzgjedhës. Në fakt zoti Ndroqi nuk është më kryetar i kësaj shoqate prej vitit 2018.
Ndërkohë nuk është me as konsull i Meksikës. Zoti Ndroqi sot është vetëm një person i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara.
Zoti Duka mund të jetë në lufte me qeverinë, por Federata e Futbollit mund të propozojë kryetarin e shtetit, për shembull lojtarin e shkëlqyer Sulejman Demollarin. Federata Shqiptare e Golfit, e cila megjithëse nuk ka asnjë fushe golfi në Shqipëri, mund të kërkojë për shembull që President i Republikës të jetë

Dashamir Shehi.
Federata e skive që ka vetëm një atlet, që mori pjesë në dimëroren e Pekinit, gjithashtu është ftuar të propozojë. Dhe listën komike të kësaj oferte serioze të qeverisë, e mbyll Federata e Xhudos. Me rrezikun që propozimi i saj për të rikandiduar Ilir Metën, t’i rrëzohet i pari, nga trojka protokollare socialiste në takimin e pasdites.

Altin Azizaj: Ne do rekomandonim që të ketë një president grua, se do ishte historike për Shqipërinë. Nuk e ka pasur ndonjëherë.

Kolë Nikollaj: Do jetë shumë e vështirë të zgjedhim një president që t’i ulë në stol të gjithë. Është shumë pozitive që të jetë grua.

Esmeralda Hoxha: Ka ardhur koha të kemi një grua drejtuese të Republikës së Shqipërisë.

Zana VokopolaKriteret janë shumë pak. Kriteret që thotë Kushtetuta, të mos jetë në burg, 40 vjeç she shqiptar. Në burg ka qenë edhe Mandela, doli nga burgu dhe u bë president.

Agim Binaj: Ne kemi bërë një propozim zyrtar për zotin Kujtim Çako dhe është depozituar në sekretarinë tuaj.

Elton Zeneli: Zgjedhja e një kandidature nga komuniteti i artistëve, si një figurë përbashkuese që kanë dhënë kontribut dhe mund të japin edhe më shumë kontribut në rolin e presidentit.

Trokja socialiste mundi të takohej pasditen e kësaj të mërkure vetëm me Fatmir Mediun, kreun e grupit parlamentar “Aleanca për ndryshim”. Javën e ardhshme pritet takimi me Enkelejd Alibeajn dhe Mesila Dodën.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zgjedhja e presidentit te ri zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet