LIVE UPDATES
Insights

Një pyetje për Elvën

16 Nëntor 2019, 10:14 Nga DOSJA
Një pyetje për Elvën

Nëse një fondacion grek ofrohet për menaxhimin e Gjirokastrës, do ta miratojë Ministria e Kulturës?” iu drejtua me një pyetje provokuese Auron Tare, ministres Elva Margariti gjatë një tryeze dje ku po diskutohej Plani i Integruar i Menaxhimit të Butrintit.

U bë për të kuptuar nëse me të vërtetë modeli i menaxhimit të Parkut të Butrintit do të jetë një model i replikueshëm për të gjithë Parqet e Trashëgimisë Kulturore të vendit.

Pyetja nuk mori përgjigje, por ngriti të gjithë shqetësimin e specialistëve dhe profesionistëve të arkeologjisë se trashëgimia kulturore shqiptare duhet menaxhuar nga shqiptarët, jo nga të huajt për çështje të sigurisë dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

Gjatë prezantimit, Ministrja Margariti vuri në dukje se mënyra e re e menaxhimit të një parku të rëndësishëm si Butrinti “do të jetë në formën e një qendre rrathësh koncentrikë, që do të shërbejë si motor që do të gjenerojë zhvillim ekonomik dhe nuk do të jetë më një zhvatës i vazhdueshëm i taksapaguesëve shqiptarë”.

Por Auron Tare, i cili në vitet 1994-2005 ka qenë përfaqësues i Fondacionit “Butrinti” duke drejtuar të gjitha çështjet që kishin të bënin me krijimin e Parkut Kombëtar të Butrintit si Pasuri Botërore e UNESCO-s dhe bashkautor i Planit të Parë të Menaxhimit të Parkut, gjykon se “qendra të tilla të rëndësishme shkojnë përtej çështjeve ekonomike, punësimit, përtej çështjeve të turizmit, ato kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë dhe të identitetit kombëtar. Është shumë e rëndësishme që vetë shqiptarët të menaxhojnë identitetin e tyre kombëtar.”

Ministrja Margariti bëri me dije se në bazë të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, Parku i Butrintit “do të menaxhohet përmes një fondacioni të posaçshëm që do të ngrihet mandej”.

Aktualisht, sipas Margaritit, financuesi i Planit të Menaxhimit që është Fondi Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit ka propozuar një partner të mundshëm për krijimin e Fondacionit të Posaçëm.

Diskutimet për këtë pikë qenë të thekshme, ku ekspertët e specialistët të përfshirë në diskutim, u shprehën kundër. Ata argumentuan se propozimi nga financuesi është konflikt i pastër interesi dhe e dyta; modeli i menaxhimit nga një fondacion i vetëm i huaj nuk gjendet në asnjë vend të botës, pasi pasuria kulturore menaxhohet nga vendasit dhe jo të huajt.

Presidenti i shoqërisë që prodhoi Planin, Davide Prince sqaroi ekspertët se “ndërtimi i një plani të tillë nga të huajt bëhet për të kapur mundësitë e fondeve të financimit pasi në botë lëvrohen 80 mln paundë për trashëgiminë kultuore, nga të cilat menaxhuesit aktualë shqiptarë nuk kanë pasur aftësi që të përfitojnë”.

“Fondacioni ofron aftësi për të kapur mundësitë e munguara”, u shpreh Prince.

Për Neritan Cekën, dokumenti i Planit të Menaxhimit të Integruar të Butrintit është “një dokument i megallomanisë anglosaksone, i cili gjëja e parë që ka bërë, është fshirja e çdo gjëje që është shqiptare”.

“Butrinti është vlerë kombëtare, është edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s, është një kontribut i përbashkët i arkeologëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë dhe kjo ka qenë një praktikë e gjithëkahershme. Ka filluar si një gërmim arkeologjik italian ku ka qenë prezent gjithmonë një arkeolog shqiptar që ka qenë Hasan Ceka, është vazhduar me 1944-1990 (tërësisht shqiptare) e mandej në bashkëpunim me universitetet greke, angleze dhe italiane. Gjithë kjo është fshirë dhe në atë plan nuk ka asnjë kontributor shgqiptar”, tha Ceka.

Ai e cilësoi projektin si një “Vademecum”. Ky plan menaxhimi, për të është një aeroplan pa motorr, i cili nuk ngrihet dot sepse i mungon pjesa që përcakton statusin.

“Nuk e dimë se çfarë është. Është një fondacion, por nuk dimë statusin, nuk është as PPP, as koncesion i pakërkuar, nuk është as mashkull as femër, ne i themi në arkeologji hermafrodit, që është steril dhe nuk prodhon.

E dyta; ajo që duket është të marrësh thelën mbi bisht. Nëse donin të merrnin një model eksperimental të kishin marrë Lezhën. Ka një kontribut të madh arkeologjik, por nuk prodhon. Po të marrim Butrintin, i cili prodhon gati 1 mln euro në vit vetëm nga biletat, nuk është risi.

Të marrësh një motor që punon vetë e t’i ndërrosh vetëm markën. Kjo është absurde”, tha Ceka.

Ai e gjykon gabim të rëndë vendosjen e Ministres së Kulturës në krye të bordit dhe propozon që fondacioni i menaxhimit të jetë publik, jo privat.

Mandej u ngritën disa pyetje për marrëdhëniet e shtetit me menaxhuesin e parkut.

“Cili është raporti me shtetin, si do të kontrollohet, nuk ka “day-one”, pra praktikën kur fillohet puna, nuk ka rregullore, kush do ta drejtojë, kushtet në të cilat do të zgjidhen anëtarët e bordit? Është një material në proces, ka kushtuar 250 mijë dollarë, çdo studio shqiptare do ta kishte bërë shumë më mirë, do ishte e orientuar më nga shqiptarët”.

Kurse Tare mendon se ka ardhur koha për një koncept të ri menaxhimi të Butrintit, por sipas tij, propozimi i ardhur nuk është korrekt në dhënien e administrimit të një qendre si Butrinti një fondacioni të huaj privat.

“Do ta shikoja si modeli francez dhe ai i Malit të Zi që e kemi në rajon, apo si Anglia që ka disa fondacione publike që operojnë si Sh.A, që operojnë jashtë strukturës shtetërore, por i përgjigjen publikut”, tha Tare.

Për të, është në rregull që Ministria të krijojë një fondacion për menaxhimin e aseteve kulturore e shkëputur nga shteti, por të jetë publike dhe me përfaqësi nga shumë aktorë si psh. Banka Botërore, UNESCO, vetë Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit, etj.

Pra, të menaxhohet dhe drejtohet nga shqiptarë me ekspertizë të huaj.

Programi i propozuar për Taren çalon. Nuk sjellë asnjë risi, ka gjuhë teknike akademike dhe nuk jep zgjidhje për përkthimin e kësaj gjuhe në terren.

Ai bëri me dije se edhe ICOMOS, organizatë ndërkombëtare për monumentet e kulturës ku ne bëjmë pjesë, nuk është dakord me parashtrimin e këtij koncepti të planit të menaxhimit.

Edhe arkeologë të tjerë të pranishëm në diskutimet për Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit nuk ishin dakord me mënyrën e menaxhimit dhe ngritën shumë pyetje. Sipas tyre, në program është përjashtuar pjesa e kërkimit shkencor.

Luan Bërzhita, kreu i Institutit të Arkeologjisë, u shpreh se shqetësimet ndaj Planit janë ato që kanë të bëjnë me arkeologjinë.

“Nuk ka asnjë shpjegim se cili do të jetë roli i kërkimit shkencor, prezenca e Institutit, ne aty kemi asete. Cilat do të jenë rregullat e lojës. Kjo kërkon rregullim ligjor”, u shpreh Bërzhita.

Gjatë diskutimeve ndërhyri edhe Zamir Dedei, kreu i Zonave të Mbrojtura, i cili la të kuptohet se plani nuk ishte konsultuar me Ministrinë e Mjedisit dhe të Turizmit.

Arkeolog Skënder Muçaj u shpreh se “plani që lexova m’u duk sikur e trajtonte Butrintin si një ishull të izoluar”. “Popullsia përreth duhet të ishte kontributor dhe përfitues”, tha ai.

Sipas tij, nëse vërtet modeli do të ishte marrë nga menaxhimi i Pompeit siç u përmend nga Prince dhe ministrja e Kulturës, do të kishte përfshirë në menaxhim të gjitha zonat përreth; Finiqin, 40 Shenjtorët etj, për ta zgjeruar zonën e menaxhimit të aseteve për të kontribuuar dhe përfituar komuniteti sa më shumë.

Plani për Menaxhimin e Integruar të sitit të Butrintit e ka fillesën tre vite më parë, por vetëm në 2018-n u bë publik nga Ministria e Kulturës, pasi Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit ndërtoi qendrën funksionale në Butrint.

Projekti është financuar nga AADF me një vlerë prej 250 mijë dollarësh, ndërsa Plani u përgatit nga kompania britanike Prince+Pierce në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe partnerë të tjerë publik dhe privat.

Në referencë të ligjit të ri për trashëgiminë kulturore në vend, drafti final do t’i nënshtrohet dëgjesës publike para miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Fondacioni Amerikano Shqiptar i Zhvillimit është një organizatë shumëvjeçare që zbaton projekte drejtpërdrejt dhe është e fokusuar në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të tregut të lirë dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri.

Fondacioni ka disa projekte në fushën e trashëgimisë kulturore në Shqipëri duke bashkëpunuar ngushtësisht me qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës. Kapitali aktual i fondacionit është 300 mln dollarë.

Marrë nga gazeta Dita 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione elva margariti erion habilaj elva margariti erion habilaj

Sondazh

Poll
Insights 13 Nëntor 2019, 18:46

Vizionarja Marku për PP!

TIRANË– Kerkoje qe te me besoni pergjegjesine dhe detyren e Prokurorit te Pergjithshem pasi mbarova me suksese misionin 2 vjecar te PPP-se, duke resp...

Insights 11 Nëntor 2019, 17:28

Aleksandri, pirati dhe KÇK-ja

TIRANË- Ka një histori shumë të famshme, që për herë të parë mendohet se është shkruar nga Ciceroni në kryeveprën e tij De Republica. Historia flet për një...

Insights 10 Nëntor 2019, 20:05

Kartën e identitetit?

Sa herë shoh diku idenë e drejtpardrejtë apo të nënkuptuar që ‘pamja e jashtme nuk ka rëndësi’, më vjen keq sa e pavërtetë është. Për mua është e pashëndetshme ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet