LIVE UPDATES
Aktualitet

Një javë nga vrasja e dyfishtë, ish-drejtori i Policisë Shkodër tregon kush po fuqizon bandat në Shkodër

6 Prill 2019, 11:32 Nga DOSJA
Një javë nga vrasja e dyfishtë, ish-drejtori i Policisë

Pyetje: Z.Prenci ju jeni një njohës i mirë i kriminalitetit në Shkodër. Si ish drejtor policie i këtij qarku, si e kujtoni atë periudhë?

Përgjigje: Periudhën kur kam drejtuar policinë e Shkodrës e kujtoj me mjaft nostalgji. Jam krenarë që kam pasur rastin t’u shërbej atyre qytetarëve të nderuar për gati dy vjet e gjysmë. Me ekipin që drejtoja atë polici ndjehem krenarë dhe sot, pasi angazhimi dhe devotshmëria e tyre dhe e të gjithë punonjësve të policies së atij Qarku për t’u shërbyer më së miri qytetarëve ishte sublime me mundësitë që kishim aso kohe, përkushtimi ishte në shkallën më të lartë. Mendoj që në atë kohë ne arritëm me sjelljen, reagimin e korrektësinë të gëzonim besimin e qytetarëve shkodranë. Asnjë nga ngjarjet e rënda të ndodhura në atë kohë nuk ngeli pa autorë. Të gjithë eksponentët e njohur të krimit në këtë qytet u arrestuan dhe u dënuan nga drejtësia. Me dhjetra vrasje të vjetra të harruara që nga 1992, 1997 etj, u dokumentuan dhe u arrestuan autorët. Numri i vrasjeve kishte rënie të ndjeshme. Me sa mbaj mend vitin 2007 e mbyllëm me 6 vrasje përfshi dhe vrasjet nga pakujdesia. Hetimet pro aktive të kryera në atë kohë sollën parandalimin e disa ngjarjeve shumë të rënda. Marrëdhëniet me pushtetin lokal ishin të shkëlqyera, raportet me të gjitha partitë politike ishin tejet korrekte dhe në asnjë rast policia nuk u atakua për qëndrime të njëanshme, kjo as në proceset zgjedhore që përballuam në ato kohë.


Pyetje: Shkodra gjatë 10 muajve të fundit është tronditur nga krimi, kryesisht vrasjet mafioze, si do e komentoni këtë situatë? Pse po ndodhin këto vrasje?

Përgjigje: Me dhimbje e them që pas vitit 2013 të gjithë banditët e liruar nga burgu, të arrestuar në kohën që unë drejtoja policinë në atë kohë, u bënë njësh më pushtetin e ri të rilindjes, me akses të plotë në angazhimin në procesin zgjedhorë, në emërimin e njerëzve të tyre në krye të institucioneve lokale, në ekspozimin e dukshëm të aleancës me pushtetin dhe kjo, duhet thënë, ja pret krahët policisë. Këto rrethana e bën policinë të pamundur të godas njerëz të lidhur me pushtetin e për pasojë situata dihej që do vinte në këtë pikë. Policia nuk është se nuk ka informacion për veprimtarinë kriminale të personave të caktuar me CV kriminale të pasur, nuk është se ska njerëz të ndershëm e të përkushtuar, por ndërkohe policia ka dhe informacionin se si funksionojne aleancat me pushtetin, si ato shkëmbejnë favore me pushtetin, se si ata pasurohen dhe rrisin hegjemoninë e tyre nëpërmjet këtyre lidhjeve të pista. Në këto kushte policia gjendet e tulatur dhe e pa motivuar për të qenë në përmbushje të misionit të saj.
Duhet thënë që muajt e fundit janë goditur disa raste që duhen evidentuar. Kam ndjekur me vëmendje publikimin e këtyre rezultateve dhe kam konstatuar se kjo ishte punë e Prokurorisë së Shkodrës. Një punë mjaft e mirë. Kam mësuar gjithashtu se prokurori Ylli Pjetërnikaj me sa kujtoj u sulmua nga disa portale. Kjo më nxiti për të mësuar se çfarë përfaqëson ky prokuror?! Përse e sulmojnë kur kryen punë të mira?! Ishte një djalë i ri në moshë por me një shkollim të admirueshëm dhe me një prezantim dinjitoz e shumë profesional në të gjitha pozicionet që ka punuar. Më erdhi mirë se Shkodra meriton ti shërbejnë të tille përfaqësues të ligjit.

Pyetje: Ministri Lleshaj, tha se shkodranët duhet të ndihen të sigurt, si i shikoni këto deklarata?

Përgjigje: Ministri Lleshaj tha dhe tjetrën; që vrasjet bëhen për “larje hesapesh” mes grupeve kriminele. Shteti dhe institucionet ekzistojnë që me këto hesape të merren pikërisht mekanizmat ligjzbatuese dhe kurrsesi t’u lihet në dorë gangsterëve për të kryer masakra në mes të qytetit. Kjo shprehje e Ministrit është në vazhdën e asaj cfar deklaronte kohë më parë Kryeministri që “ le të hanë kokat e njëri-tjetrit”. Sipas tyre i bie që policia vetëm të evidentoj numrin e viktimave dhe të mos merret me shkaqet që ndodhin këto vrasje, motivet etj. Kushtetuta dhe ligji ju garanton të drejtën e jetës edhe personave të dënuar me burgim të përjetshëm. E kundërta duhet të ndodhë. Evidentimi i cdo konflikti, reagimi në kohë për të ndërhyrë dhe për të mos lejuar të precipitoj situate deri në këtë shkallë. Janë me qindra dosje të vjetra, vrasje të pazbardhura, të pezulluara që nëse “flenë” dhe zënë pluhur në sirtarët e policisë, bëhet shkak pastaj për reagim të vetë qytetarit që i dhemb shpirti për njeriun e tij të vrarë dhe kur ka parë se shteti nuk vepron për të bërë drejtësi i rikthehet kanunin të lashtë e vetgjyqësisë, gjë që nuk duhet lejuar të ndodh kurrsesi. Ka vite që nuk publikohet në të gjithë vendin për hetimin, rifillimin e një dosje e vjetër e të informohemi se autori është arrestuar për një vrasje që ka ndodhur vite më parë. Prandaj Ministri ka si prioritet angazhimin e policisë me të gjithë strukturat e saj në protestat e opozitës duke e spostuar tërësisht nga misioni i saj, atë të luftës kundër krimit. Se sa të sigurt janë qytetarët e Shkodrës e tregojnë pikërisht këto ngjarje seriale dhe tronditëse.

Pyetje:Në Shkodër është sjell një drejtor i ri policie, ndërsa ka pasur ndryshime të drejtuesve në të gjithë vendin. A besoni se këto ndryshime do të zbardhin ngjarjet?

Përgjigje: Unë kam respektin më të madh për punonjësit e policies dhe drejtuesit e ndershëm te saj. Nuk besoj se me rrokada drejtorësh apo shefa komisariatesh ndryshon ndonjë gjë. Kryesore, vendimtare, themelore dhe më e rëndësishme për punën e policisë është vullneti politik. Ky vullnet mungon fatkeqësisht nga kjo mazhorancë.

Pyetje: Kemi diskutime të forta të cilat e përfshijnë policinë në marrëdhënie me bandat, si e shikoni situatën?

Përgjigje: Gjithmonë në një organizatë të madhe sic është policia ka individ që edhe përfshihen në veprimtari kriminale. Kjo ndodh edhe në polici më shumë të zhvilluara se e jona. Instrumentat për të monitoruar implikimin e policit në krim ekzistojnë. Për mendimin tim punonjësi i policisë është më i monitoruar se askush tjetër në administratën e shtetit. Implikimin e policisë në krim e bëri me shumë devocion vetë politika. Kemi parë se si Saimir Tahiri me platformë shtetërore implikoi strukturat e policisë në kanabizimin e gjithë vendit. Kemi parë se si u mbollën 219 000 ha tokë me canabiss sativa, mijëra qytetarë si skllevër modern në sytë e policisë transportoheshin për të kultivuar këtë bimë, me mijëra tubacione u shtrinë për vaditjen e tyre, u ndërtuan pista avionesh ne të gjithë cepat e vendit po në sytë e policisë. Tonelata drogë u trafikuan në Itali e Greqi nëpërmjet doganave shqiptare e nga deti në sy të policisë kufitare. E sot gjendemi në një situatë ku ish Ministri i Brendshëm është nën akuzë zyrtare për trafik ndërkombëtar droge dhe drejtues policia në arrati po me të njëjtën akuzë. Ky është turpi që shikojnë ndërkombëtarët tek drejtuesit më të rëndësishëm të institucionit të sigurisë në vend. Ne drejtimin e policisë mazhoranca emëroi militant të Partisë Socialiste, komisionerë, sponsorizues fushatash elektorale, kjo e dokumentuar dhe e bërë publike. Bisedat e fundit të bëra publike në komunikimin e drejtuesve të policisë në Fier me trafikantë, tregon më së miri se kush e drejton policinë dhe cfar prioritetesh kanë ata në luftën kundër krimit!

Pyetje: A gjykoni se politika po ndikon në fuqizimin dhe mbrojtjen e grupeve kriminale?

Përgjigje: Unë e kam deklaruar për publikun edhe herë tjetër se pushteti këto vite ka pasur një aleancë të ngushtë më grupet kriminale në të gjithë vendin, edhe në Shkodër. Materialet e bëra publike nga dosjet penale të prokurorisë e tregojnë më së miri aleancën e punët e përbashkëta të pushtetit politik me krimin. Kjo është demotivuese dhe shkatërruese për policinë e shtetit. Tashmë grupet kriminale disponojnë sasi të mëdha parash të pista që konkurrojnë buxhetin e shtetit. Ato para nuk përdoren për punë publike, për pensione apo paga për qytetarët. Ato para të pista përdoren për të blerë pushtet, për të blerë drejtësinë dhe për të zgjeruar hegjemoninë e tyre kriminale. Ndaj situata e krijuar është shumë alarmante dhe e rrezikshme.

Pyetej: Si mendon të ndryshohet situate e kriminalitetit në Shkodër?

Përgjigje: Në Shkodër dhe në të gjithë vendin situata ndryshon duke i dhënë mbështetjen e duhur policisë dhe duke i hequr lakun e politikës që po i zë frymën. Policia gjithmonë ka fituar kundër krimit edhe pse herë herë ka qenë e dobët. Por në kushtet kur krimi është i përzier me pushtetin lufta e policisë është e humbur. E thash dhe më lart që vetëm vullneti i hekurt politik e motivon policinë për të qenë ngadhnimtare ndaj krimit.

Pyetje: A ka humbur besimi ndaj strukturave të policisë së shtetit?

Përgjigje: Me keqardhje them që policia është në kuota shumë të ulëta të besueshmërisë ndaj publikut. Në kushtet kur 38000 qytetarë janë arrestuar se s’kishin mundësi të paguanin energjinë elektrike e ndërkohë të gjithë banditët e vendit pasurohen me para droge dhe asnjëri nuk arrestohet, secili kontrollon territore të caktuara me forcën e kërcënimeve kriminale dhe policia ka duart e lidhura të merret me ta, në këto kushte besueshmëria është e minuar dhe e goditur pas shpine shumë rëndë. Policia është një shërbim ndaj qytetarëve dhe shërbimi më i mirë është të përmbush misionin e saj duke siguruar jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

Pyetje:A mund të rikthej vetingu në polici këtë besim?

Përgjigje: Unë e kam kundërshtuar publikisht që në krye të herës të ashtuquajturin Veting në polici. Fatmirësisht rezultoi një ligj i dështuar dhe këtë e tregon dhe propozimi i Ministrit të Brendshëm për ta ndryshuar këtë ligj. E kam thënë dhe e përsëris që policia kontrollohet nga Shërbimi inteligjent në Ministrinë e Brendshme, kontrollohet nga eprorët e cdo strukture, nga SHISHI, nga Prokuroria, nga ILDKPKI-a, nga media, nga Avokati i Popullit, nga komuniteti… Nëse do shpenzojmë miliona euro thjesht për të propoganduar se ky Veting pas pesë vitesh do e pastrojë policinë është thjeshtë e vetëm demagogji që nuk sjell asnjë rendiment. Kryerja e detyrës nga strukturat e ngarkuara me ligj për të goditur çdo punonjës policie që shkel ligjin është vetingu më i mirë që e shëron organizatën e policisë. Asnjë organizatë në botë nuk ka aplikuar të ashtuquajturin Veting. Eksperimentet hibrite me institucionet në vendin tonë duhet të marrin fund. Policia ka nevojë për paga më të larta, veshje dhe paisje me të mira, trajnim e shkollim të vazhdueshëm, teknologji e mjete bashkëkohore dhe së fundi e më i rëndësishmi vullneti politik.
Faleminderit!

Marrë nga e-Times 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ish-drejtori i policisë prenci vrasjet ne shkoder ish-drejtori i policisë prenci vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë