SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Të premten (04.12) Mali i Zi përjeton ndërrimin e parë demokratik të qeverisë. Parlamenti në kryeqytetin, Podgoricë gjatë ditës voton qeverinë e re, tek e cila nuk është pjesë Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit, Milo Gjukanoviç. Gjukanoviç dhe partia Demokratike e Socialistëve e kanë dominuar Malin e Zi që nga fundi i sundimit të komunistëve dhe shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991.
Më 30 gusht, në zgjedhjet parlamentare, opozita me një shumicë të vogël, me vetëm një vend në parlament, solli dështimin e parë të karrierës politike të Gjukanoviçit, i cili e shkëputi me referendum vendin prej 620.000 banorësh nga shteti i përbashkët, “Serbi dhe Mali i Zi”. Nën drejtimin e tij, Mali i Zi në vitin 2012 filloi negociatat e anëtarësimit me BE dhe u anëtarësua në NATO në vitin 2017.
Gjukanoviçin e mundi një aleancë opozitare, që fillonte nga parti si Fronti Demokratik pro serb dhe vazhdonte deri tek partia URA, që luftoi për pavarësimin e Malit të Zi. Humbja e zgjedhjeve të Gjukanoviçit u parapri nga disa skandale. Kështu presidenti dhe partia e tij u akuzuan rregullisht për lidhje me krimin e organizuar, kësaj i shtohet korrupsioni i gjerë në vend dhe varfëria e madhe.
Rolin qendror duhet ta ketë ruajtur kisha ortodokse serbe, pjesë e së cilës është shumica e popullsisë së Malit të Zi. Por përveç asaj ekziston edhe kisha tjetër, më e vogël, kisha ortodokse malazeze, e cila nuk njihet nga kishat e tjera ortodokse.
Konflikti me kishën
Konflikti i Gjukanoviçit me kishën ortodokse serbe filloi për shkak të “ligjit për lirinë e fesë”, që i jepte shtetit malazez pronësi të kishës ortodokse serbe. Kisha e vlerësoi këtë si vjedhje dhe mobilizoi besimtarët e saj fillimisht për protesta masive, dhe më vonë të votonin kundër Gjukanoviçit. Ai nga ana e tij fajësoi Serbinë dhe presidentin Vuçiç për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Malit të Zi. “Protestat e kishës ortodokse serbei kushtuan partisë DPS një pjesë të elektoratit duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm për humbjen e Gjukanoviçit, thotë Vladan Zugiç, që analizon për më shumë se 20 vjet politikën malazeze për gazetën e njohur të pavarur, “Vijesti”.
Rrezik për pavarësinë?
Presidenti Gjukanoviç vetë nuk bën tentativa të pengojë ndërrimin e pushtetit, por përkrahësit e tij thonë, se pavarësia e Malit të Zi është në rrezik. Përveç kësaj ata flasin për rrezikun e zhvendosjes së vendit drejt nacionalizmit klerikal dhe se qeveria e re do të “serbizojë” malazezët. Si argument ata përmendin, se disa nga ministrat e rinj e shohin veten si serbë dhe janë anëtarë të kishës ortodokse serbe. “Gjukanoviçi dhe DPS deri tani paraqiten si opozitë konstruktive”, thotë analisti Zugiç. “Ata bëjnë përgjegjëse Serbinë, presidentin e saj dhe kishën ortodokse serbe për humbjen e zgjedhjeve. Por kjo nuk është pamja e plotë, sepse akuzat për korrupsion kundër DPS nuk përmenden ashtu si tema e kriminalitetit të organizuar.”
Përkrahës të opozitës festojnë pas zgjedhjeve më 30 gusht 2020
Qeveria e re e Malit të Zi do të jetë e përbërë nga ekspertët dhe do të drejtohet nga Zdravko Krivokapiç, një profesor universiteti, që në zgjedhje drejtoi Frontin Demokratik proserb dhe pas zgjedhjeve u propozua nga kisha ortodokse serbe si kryeministër. Kreu i URA-s, Dritan Abazoviç do të jetë politikani i vetëm ndër ministrat, të 12 ministrat e tjerë do të jenë ekspertë, që janë propozuar nga partitë qeverisëse. “Këta njerëz kanë të shkuar të pastër, dhe qeveria e tyre do të përpiqet të punojë me profesionalitet të lartë”, thotë për Deutsche Wellen, Boris Mariç, ish-ministër malazez, sot analist i politikës dhe drejtues i organizatës joqeveritare, “Qendra për liritë qytetare”.
Luftë për çdo ligj
Pas emërimit të tij, Krivokapiç u sulmua ashpër nga Fronti Demokratik, por në fund politikanë të kësaj partie hoqën dorë, që qeveria të mos mbetej në dorë të DPS. “Qeveria e re duhet të luftojë për çdo ligj, para se të miratohet në parlament. Nuk pres, që deputetët ta rrëzojnë qeverinë e re, më shumë gjasa ka që herët ose vonë të kërkohen ndërrime qeveritare.”, thotë Boris Mariç.
Montenegro Proteste gegen umstrittenes Kirchengesetz in Podgoria
Klerikë dhe qytetarë protestojnë kundër ligjit të kontestuar të fesë, 1 janar 2020
Çfarë do të ndodhë me Gjukanoviçin?
Mandati i Milo Gjukanoviçit merr fund në vitin 2023. Vendi ndodhet para një bashkëjetese, por që tani krerë të partive qeverisëse kërkojnë arestimin e kreut të shtetiti. Ata thonë, se Gjukanoviç ka përdorur shtetin në sundimin e tij 30 vjeçar për të shumuar pasurinë e tij marramendëse. Presidenti e mohon këtë. “Unë pres që të ngrihen akuza kundër anëtarëve të partisë së Gjukanoviçit. Nëse vjen puna tek dënimet, ky do të jetë një problem i madh për Partinë Demokratike të Socialistëve”, parashikon Mariç.
Vetë kryeministri Krivokapiç ka bërë të ditur, se do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përveç kësaj ai kërkon të reformojë administratën, të hetojë origjinën e pasurisë së politikanëve dhe punonjësve të shtetit. Për analistin Zugiç “lufta e vendosur kundër korrupsionit është çelësi që Mali i Zi të vazhdojë rrugën drejt BE.” Kurse analisti Boris Mariç thotë se qeveria e re do t’i japë një shans edhe kishës ortodokse serbe. “SPC do të ketë me siguri influencë në ndryshimin e ligjit të lirisë së fesë. Por pas kësaj do të ishte mirë, nëse ajo tërhiqet sërish nga jeta politike”, thotë Mariç, që një ndër sfidat kryesore të qeverisë së re tani shikon luftën kundër pandemisë së Coronës.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Kryeministri i Italisë, Giussepe Conte ka bërë të ditura masat anti-Covid që do të jenë në fuqi për festat e fundvitit. Në një deklaratë për mediat ai tha...
Nën kryesinë e radhës së Shqipërisë, ka nisur dje takimi i radhës i OSBE-së dhe në seancën e sotme pritet të miratohet edhe stafi i ri kryesues. Ministri i jash...
SERBI-Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Beogradit. Shpërthimi ka ndodhur afër zyrave të Radio Televizionit të Serbisë. Mediat serbe raport...
SHBA-Drejtoresha e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Alesia Farah ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë...
MALI I ZI-Kreu i Lëvizjes Qytetarë URA në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar presionet që i janë bërë për të mos rrëzuar Presidentin Milo Gjukanov...
Nuk e di me kë tallet Vuçiçi kur sa herë demostron tanket ruse, siç bëri në 28 nëntor, apo gjuajtësit e sofistikuar ruse apo raketat ruse, ...
BRITANI E MADHE-Mbretëresha e Anglisë, Elizabetë ka pësuar një tronditje të madhe sot pasi qeni i saj ka ngordhur. Vulkan ngordhi ditën e sotme në kështiellën e...
SHBA- Universiteti i Georgias në SHBA ka zbuluar një ilaç të ri që ndalon transmetimin e Covid-19 për 24 orë. Ilaçi quhet “Molnupiravir” dhe mund ...
SHBA-Presideti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden është shprehur se me ardhjen e tij në pushtet do tu kërkojë amerikanëve që të mbajnë maskën për 100 ditë. Në një i...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të enjten se dëmi që COVID-19 ka bërë globalisht nuk do të zhbëhet vetëm nga një vaksinë dhe se një rimëkëmbje e plotë nga...