LIVE UPDATES
Aktualitet

Nisma 17+1/ Ekspertët: Synimi i Kinës është të rrisë ndikimin e saj

9 Tetor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Nisma 17+1/ Ekspertët: Synimi i Kinës është të

TIRANË- Platforma e inicuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfshin vendet e europës qëndrore, lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, është kthyer në qendër të diskutimeve të studiuesve dhe qarqeve politike euroatlantike. Në mjaft vende të BE është rritur shqetësimi se kjo nisëm lidhet me synimin e Kinës për të përçarë BE, ndërsa ekspertët argumentojnë se Pekini kërkon ta përdorë atë si portë hyrse në tregjet e Europës dhe të rikthehet si lojtare e rëndësishme. Presidenti i SHBA Donald Tramp i bëri thirrje Shqiperisë të dalë prej kësaj nisme ndërsa Tirana zyrtare ende nuk është shprehur. Studiuesit thonë se ndikimi i saj në Ballkan përjshtuar Serbinë është i padukshëm.

Nisma17+1 e iniciuar nga Kina 8 vjet më parë, mes vendeve të Europës qëndrore lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, me përjashtim të Kosovës shihet nga studiuesit si synim i qartë i sajo për t’u rikthyer në skenën botërore si një lojtare e rëndësishme. Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë si dhe partneri i dytë tregëtar i BE pas SHBA. Nisma synon të nxisë interesat ekonomike të Kinës në këto vende ndaj dhe lufta tregëtare mes SHBA dhe Kinës sipas studiuesve del shpeshherë në sipërfaqe.

Synimi gjeopolitik i Kinës është që të rrisë ndikimin e saj në vendet të cilat kanë nevojë për kapital. Dhe duke parë pozitën gjeografike të rajonit tonë, kjo është dera për të hyrë në tregun e BE. Por mesymja kineze ndaj këtyre vendeve, shfrytëzon nivelin e dobët të institucioneve dhe korrupsionin e lartë në sektorin shtetëror si nevojën që kanë vendet për të tërhequr kapital dhe financime nga jashtë, thotë për Zërin e Amerikës Klodian Tomorri gazetar për çështje ekonomike.

Studiuesja Valbona Zeneli thotë se për shkak të kombinimit të disa faktorëve, duke përfshirë ekonominë politike të rajonit, nivelet mbizotëruese të borxheve publike, mungesën e transparencës, konkurencën e dobët ekonomike, Kina mund të bëhet një faktor sfidues për të ardhmen europiane të Ballkanit, ndaj dhe platforma 17+1 shihet nga BE si qëllim i Kinës për të për përcarë BE. Përmes nismës 17+1 investimet Kineze në rajon kanë mbërritur në 20% të stokut të përgjithshëm krahasuar me 2% që janë në BE. Serbia kryeson me rreth 10 miliard dollarë ndërsa investimet e Kinës në Shqipëri llogariten afro 500 milion dollarë transakosnione , mes kompanive private. Presidenti i UET Selami Xhepa mendon se ndikimet e nismës përjashtuar Serbinë, janë modeste.

Ajo që duket deri tani, është që në fushën ekonomike arritjet e kësaj platforme janë shumë modeste. Kryesisht ndër gjithë vendet, Hungaria, Polonia Çekia, duket që janë vende që kanë patur një shkallë më të lartë përfitimi, ku influenca ekonomike ka qenë më e dukshme, ndërsa vendet e Ballkanit ndoshta më përjshatim të Serbisë, që ka një angazhim më të madh të investimeve kineze, vecanërisht në Shqipëri influenca e kësaj nisme është pothuajse e padukshme“, shprehet për Zërin e Amerikës Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Forma kryesore e bashkëpunimit ekonomik kinez është huadhënia për projektet e infrastrukturës të lidhura me një “Brez një Rrugë”, dhe më shumë se 80% e atyre që konsiderohen investime janë kredi, duke sjellë rritje të borxhit publik në vendet respektive. Pekini ka përfituar nga kërkesat urgjente për ndërtim dhe rinovim të infrastrukturës thonë studiuesit, shoqëruar kjo me praktikat e shpejta ligjore si dhe me standardet e dobëta të punës. Ditët e fundit presidenti i SHBA Donald Tramp i bëri thirrje Shqipërisë të dalë nga nisma 17+1, mes Kinës dhe vendeve të Europës qëndrore, lindore dhe Ballkanit perëndimor.

Shkëputja e Shqipërisë nga nisma 17+1 do të ishte një fitore e rëndësishme për politikën amerikane pasi ndërpret hovin e investimeve kineze në Eropën qëndrore dhe lindore, por dhe mësymjen e saj mësymjen drejt tregjeve të BE”- argumenton Klodian Tomorri, gazetar për çështje ekonomike.

Sipas ekspertëve dalja nga platforma 17+1 e inciuar nga Kina konsiderohet e lehtë pasi Shqipëria nuk është e përfshirë në projekte të mëdha.

Në këtë rast pjesmarrja e Shqipërisë në 17+1 është gati e padukshme. Është shumë vështirë të identifikosh se çfarë ka bërë ose përfituar Shqipëria në kuadrin e 17+1”shprehet Ardian Haçka, Drejtor i hulumtimeve në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Zëri i Amerikës ju drejtua dhe zyrës së shtypit të kryeministrit Edi Rama për një koment mbi sugjerimin e Presidentit të SHBA për të dalë nga nisma 17+1 dhe nuk mori përgjigje. Por ekspertët shohin si një përgjigje indirekte të tij, një koment të pak ditëve me parë në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ku Z. Rama mbështeti qëndrimin amerikan për një rrjet të sigurt të telekomunikacionit 5G, duke e cilësuar ofertën aktuale në rajon të dyshimtë. Ekspertët mbështesin orientimin e Shqipërisë drejt tregjeve të BE.

Ne sot politikat e brendshme tregëtare i kemi të përputhura me politkat tregëtare të BE. Në këtë pikpamje çdo angazhim politik që mund të ndërrmarë Shqipëria në fushën ekonomike dhe tregëtare nuk ka asnjë dyshim që duhet të bashkërendohet me BE sepse ky është proçesi në të cilin ne kemi hyrë. shprehet për Zërin e Amerikës Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Gjatë dekadës së fundit Kina ka dërguar mesazhe të qarta se se planifikon të jetë një lojtare e rëndësishme, duke bërë publik vizion e saj për të rivendosur rendin botëror, sipas pikpamjes së saj për botën ku synon tëjetë një fuqi dominuese. Ekspertët thonë se ajo ka përfituar ekonomikisht nga rendi botëror i bazuar në rregulla të ndershme, ndërkohë që është lejuar t’u shmanget sistematikisht këtyre rregullave. Kjo sjellje e ka vënë atë shpesh në qendër të kritikave botërore. Së fundi ajo u akuzua edhe për mungesë transparence në menaxhimin e pandemisë së Kovid 19, duke rinxjerrë në pah raportet e vështira politike dhe tregetare me SHBA, që janë dhe fuqia më e madhe ekonomike në botë. Ndaj dhe vëmendndja e SHBA ndaj partnerëve strategjikë të fokusohet tek mbajta e tyre larg ndikimeve të Pekinit.

MARRË NGA VOA

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet donald trump raporti i voa voa donald trump raporti i voa voa

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale