LIVE UPDATES
Bota

Hagë/Haradinaj dëshmon para speciales, flet për torturat serbe dhe krimet e luftës

11 Janar 2022, 11:11 Nga DOSJA
Hagë/Haradinaj dëshmon para speciales, flet për torturat serbe

HAGË- Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati në Gjykatën Speciale në Hagë. 

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i tij mbrojtës Toby Cedman, Haradinaj ka thënë se është kthyer në Kosovë në momentin kur e ka marrë vesh se është sulmuar familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit dhe se aty ka qëndruar deri në kohën kur është plagosur. Ai foli edhe për mjekimin që mori kur u plagos në luftë. Ai tha se fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Kosovë dhe më pas ilegalisht, është mjekuar dhe në Shqipëri. Nga aty ai tregon se ka shkuar në Suesi për tri javë dhe pasi është kthyer ka vazhduar aktivitetin. Haradinaj foli edhe për formimin e “Brigadës 138”, në Koshare. Ai tha se për formimin e kësaj Brigade kanë qenë në konsultim me oficerët amerikanë dhe shqiptarë. Ai tha se serbët i dinë mirë pasojat nga kjo brigadë madje janë duke bërë edhe film për këtë gjë.

Haradinaj tha se pasi bëri 17 vjeç, një pjesë të jetës e kaloi në burgjet serbe. Ai foli edhe për migrimin e tij në Suedi ku u shpreh se ka qënë pa dëshirën e tij sepse ai ka dashur të kthehet në Kosovë. Ai tha se ka qenë i detyruar që të shkojë atje dhe se donte të kthehej edhe pse merrte një pagë të mirë prej pesë mijë eurosh duke përkthyer dy gjuhë. Ai dëshmoi gjithashtu se me të u arrestua edhe motra e tij 15-vjeçare. Ai tha se u dënua me pesë vite burgim dhe u dërgua në burgje për të rritur edhe pse ai ishte i mitur. Haradinaj dëshmoi se i ati u dënua me dënim kapital prej 16 vitesh kurse ai me pesë vite sepse ishte i mitur. Por mosha nuk i pengoi ta çonin në burgjet më fatkeqe, siç i quan ai, në Leskoc dhe në Nish.

Ai tha gjithashtu se pas lirimit nga burgu ka qenë vazhdimisht nën vëzhgimin e shërbimit sekret dhe se është marrë vazhdimisht në pyetje. Ai tregon se një vëlla e ka pasur azilant në Suedi dhe kjo bënte që të mbante përherë peshën e fajit. Në Speciale, Haradinaj foli edhe për fejesën dhe martesën me Gjejlone Haradinajn. Ai tha se sapo e ka marrë vesh regjimi për këtë fejesë, gruan ia kanë larguar nga Fakulteti i Fizikës, edhe pse ishte nxënëse e shkëlqyer me bursë. Ai tregon se për të shpëtuar të fejuarën nga tortura e marrjes në pyetje kanë shkuar ileglisht në Shqipëri.

Ai ka dëshmuar se u arrestua dhe u torturua për tri natë radhazi. Haradinaj tregon se teksa vriteshin shqiptarët, serbët e paraqisnin ndryshe ngjarjen dhe thoshin se po vrisnin njëri-tjetrin. Ai tregon se ka formuar një grup bashkë me disa demonstrues të tjerë, por kur grupi u morr vesh se nga kush përbëhej, ai u arrestua. Ai ka treguar se kanë qënë në arrest për 30 ditë pas e ditur se ku mbaheshin. Haradinaj tregon se me ndërhyrjen e Kryqit të Kuq u liruan por shenjat e dhunës ishin aty edhe 60 ditë më pas. Ai foli edhe për reagimet e gardianëve kur e panë të arrestuar sërish pas disa vitesh dhe tha se me ironi i thoshin se tani qenka bërë pulë, referuar faktit që nuk ishte më i vogël.

Haradinaj ka thënë se kishte lajmëruar mediat për dokumentet kur erdhën, dhe sipas tij, në to ishin gjërat që ishin folur para dy muajsh dhe dukej si një draft-akuzë ndaj Hashim Thaçit. Ai ka treguar se në dosje kishte parë emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe se nuk ka parë të përmendur asnjë emër tjetër. Ai ka thënë se të tjerë njerëz futnin emra të tjerë nga ata që ishin në dokumente, por këmbënguli se OVL-ja nuk kishte dhënë emra tjerë. Këtu përfshiu gazetarë e media, për të cilat tha se kanë dhënë mendimin e vet për të bërë lajm, jo të bazuar nga informacionet e sakta që jepeshin nga OVL-ja. Haradinaj ka thënë se dosjet u janë dorëzuar mediave për ta hequr barrën nga organizata, por gazetarët i kanë manipuluar faktet dhe kanë vepruar me to sipas interesit të tyre. Ai ka thënë se mediat kanë marrë shumë dokumente dhe se organizata nuk i ka mbikëqyrur. Ai foli edhe për kontaktin me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Haradinaj tha se ZPS-ja nuk ka qenë fort e interesuar t’i merrte menjëherë dokumentet. Haradinaj përmendi gjithashtu gjatë dëshmisë shqiptarët që kanë shërbyer në policinë e Serbisë, të cilët kanë kryer krime në luftën e fundit në Kosovë. Haradinaj tha se Muharrem Ibraj së bashku me babain e tij të cilët vijnë nga fshati Osek Hilë i Gjakovës në uniformën e policisë serbe kishin vrarë fqinjin e tyre shqiptar. 

Seanca është ndërprerë dhe do të vazhdojë të mërkurën.

Seanca e fundit është mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar ku mbrojtja e Nasim Haradinajt në deklaratën hapëse para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kishte thënë se Haradinaj nuk i ka penguar hetimet dhe as punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Provat të cilat do të paraqiten në emër të Haradinajt do të dëshmojnë që ai nuk ka bërë kërcënime kundër dëshmitarëve të mbrojtur apo viktimave.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuan më 25 shtator 2020. Ata akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dëshmia në Hagë/Haradinaj fajëson gazetarët, tregon shqiptarët që kryen krime lufte

Hagë/Haradinaj rrëfen arrestimin nga forcat serbe:Zogu qenka rritur, është bërë pulë

Dëshmia e Haradinaj në Hagë:Më çuan në burg për të rritur, të fejuarën e persekutuan

Hagë/ Nasim Haradinaj dëshmon: Jam rritur në burgjet serbe, në Suedi isha klandestin

Gjyqi në Hagë/Haradinaj: Brigadën 138 e formuam me oficerë amerikanë dhe shqiptarë

 

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora gjykata speciale e hagës hyasni gucati nasim haradinaj gjykata speciale e hagës hyasni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet