LIVE UPDATES
Sport

Nis ‘epoka’ Inzaghi: “Një sfidë e madhe, duam të mbrojmë Skudeton”

7 Korrik 2021, 13:34 Nga DOSJA

ITALI – Te Inter gjithçka është gati për fillimin e ‘epokës’ së Simone Inzaghi. Klubi zikaltër, ashtu siç kishte paralajmëruar, sot, nëpërmjet një konference për shtyp, ka prezantuar trajnerin e saj të ri.

“Ekziston një entuziazëm i madh dhe unë kam motivime të mëdha për këtë aventurë të re, – shpjegoi trajneri i zikaltërve. – Do të jetë një sfidë e madhe, ne duam të mbrojmë ‘Skudeton’ dhe të bëjmë më të mirën në Champions League. Shitja e Hakimit ishte planifikuar, por klubi më premtoi një ekip të fortë,”– shtoi ai, duke vazhduar më tej…

Dita e parë si interist – “Ekziston një entuziazëm i madh për këtë aventurë të re. Unë kam motivime të mëdha. E di që do të jetë një punë e rëndësishme dhe është një sfidë e madhe. Te Inter ata menjëherë më bindën, duke më treguar brenda disa ditësh një dëshirë të madhe për të më pasur. Me stafin tim, e dimë që do të gjejmë një grup të fortë, një klub të fortë dhe shumë tifozë, që do të jenë pranë nesh gjatë gjithë sezonit”.

Negocimi – “Gjeta njerëz te Inter që më bënë të kuptoj se ata më donin me çdo kusht. Unë e pranova këtë sfidë të re, stimuluese. Unë e di se do të ketë vështirësi, sepse ne do të kemi ‘Scudetton’ për të mbrojtur dhe shumë ekipe të gatshme për të luftuar. Përgëzoj klubin dhe Conten për arritjen e këtij kampionati të shumëpritur”.

Tregu, skuadra dhe synimet – “Pak kanë lëvizur deri më tani. Tregu i transferimeve është i gjatë dhe është një moment delikat për të gjitha ekipet. Unë e dija që Hakimi do të largohej, por klubi më premtoi se ekipi do të mbetet po aq konkurrues dhe i fortë sa vitin e kaluar. Ne diskutojmë me drejtorin çdo ditë dhe ne e dimë se ku duhet të ndërhyjmë. Ne duam të mbrojmë Skudeton që sapo kemi fituar dhe të bëjmë një rrugë më të mirë në Champions League. Interi nuk ka shkuar në raundin e dytë që nga 2010/2011…”.

Lukaku? – “Unë e kam dëgjuar atë disa herë. Tani ai ishte i zhgënjyer nga eliminimi me Belgjikën në Kampionatin Europian. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, një garanci. Ai e provoi atë në fushë. Por shokët e tij të ekipit, për Lukakun janë gjithashtu një garanci, të cilët në këto dy vjet gjithmonë janë mbështetur nga puna e tyre”.

Eriksen? – “Kam biseduar me të në lidhje me Kampionatin Europian më parë. Pas kësaj, nuk kam kontaktuar ende me të. Më erdhi keq sepse po i besoja shumë. Klubi i ka siguruar atij gjithçka që i nevojitet. Tani ai duhet të ndihet rehat dhe duhet të pushojë… Unë do ta pres. Ndërkohë klubi ka shfrytëzuar mirë mundësinë Çalhanoğlu”.

Si kundërshtar në ‘Olimpico’ – “Kanë qenë 22 vite shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme në Lazio. Unë i falënderova të gjithë. Kam kaluar një kohë shumë të mirë në Lazio dhe pata fatin të fitoja si lojtar, si trajner i të rinjve dhe si trajner i ekipit të parë. Vendosmëria e Interit më bindi”.

Filozofia e Interit të tij – “Unë dua një ekip intensiv. Gjithmonë brenda lojës. Një ekip që di si të reagojë dhe që të luftojë deri në rikuperimin. Ne nuk duhet të dorëzohemi kur ka episode që nuk kthehen në favorin tonë”.

Tregu? – “Unë e dija për largimin e Hakimit. Ishte planifikuar, por ishte e dhimbshme. Ai kishte kërkesa në të gjithë Europën. Ne kishim nevojë të shisnim për buxhetin. Por në të njëjtën kohë ekipi do të mbetet konkurrues. Klubi bëri mirë në marrjen e Çalhanoğlu. Nuk ishte një ‘operacioni’ i lehtë për t’u përfunduar”.

Champions? – “Qëllimi është të kalojmë raundet e Champions League. Kohët e fundit Interi ka dështuar, për shkak të fatit të keq dhe disa dëmtimeve. Eshtë një garë e vështirë dhe shumë fizike. Ka skuadra që po përgatiten dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Ne do të duhet të jeni gati të luajmë çdo tre ditë”.

Presioni? – “Roma ishte një ‘palestër’ e shkëlqyeshme. Për ata që bëjnë këtë punë, presionet janë të përditshme dhe mua më pëlqejnë. Më pëlqejnë sfidat, përndryshe nuk do ta kisha pranuar këtë. E di që do të kem mbështetjen e klubit, kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Ne e dimë që do të hasim vështirësi. Do të ketë shumë skuadra të gatshme për të vendosur një ‘çelës’ në punë. Ne do të duhet të kompaktësohemi mirë dhe të përpiqemi të përfitojmë nga vështirësitë për të dalë edhe më të forta”.

Sakrifica të mëtejshme?“Lojtarët e tjerë të rëndësishëm që më janë thënë se do të qëndrojnë. Ne duhet të bëjmë disa operacione në hyrje. Në mënyrën time për të luajtur futboll, të huajt janë lojtarë themelorë. Së bashku me klubin, pa nxitim, ne do të kërkojmë zgjidhje”.

Trashëgimia e Contes? – “Qëllimi im është të jap vazhdimësi. Unë e di që kam ardhur në një ekip që fitoi ‘Scudetton’ me një bazë të madhe lojtarësh dhe entuziazmi. Unë gjithashtu u takova me përfaqësuesit e klubit dhe ata më kërkuan të kisha një ekip që jep gjithçka në fushë Dhe kështu do të jetë”.

Derbi për ‘Scudetton’?“Derbi i Romës ne e dimë se çfarë përfaqëson për qytetin… Unë e di se ka rivalitet të madh edhe në Milano. Milani kishte një sezon të shkëlqyeshëm vitin e kaluar, janë shumë konkurrues dhe me një trajner të shkëlqyeshëm. Do të jetë një sfidë emocionuese”.

Manovrat hyrëse? – “Tregu është në zhvillim e sipër. Së bashku me klubin ne po kërkojmë të përmirësojmë skuadrën. Të gjithë lojtarët do të vlerësohen dhe ne do të përpiqemi të bëjmë një skuadër të përshtatshme dhe konkurruese”

Italia në “Euro2020”?“Ishte një kënaqësi për të parë Italinë në “Euro2020”. Duhet ta përgëzojmë Mancini. Unë e njoh atë mirë. Ne ishim shokë skuadre dhe ai gjithashtu më trajnoi. E dija që ai mund të kishte bërë mirë me “Azzurrët”. Tani le të kryqëzojmë gishtat për finalen”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘skudeton’ champions league inter simone inzaghi ‘skudeton’ champions league inter simone inzaghi


Sondazh

Poll
Sport 7 Korrik 2021, 10:38

Chiellini akuzon Jordi Albën: “Gënjeshtar…”

ANGLI – Pas suksesit të Italisë ndaj “La Roja”-s në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, Spanja vazhdon të diskutojë për atë që debatuan Jordi Alba dhe Giorgio Ch...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale