LIVE UPDATES
Sport

Sot të “zotët” e shtëpisë në fushë, Anglia pret Danimarkën

7 Korrik 2021, 09:12 Nga DOSJA
Sot të “zotët” e shtëpisë në fushë,

ANGLI – Tre vjet pas eliminimit nga Kroacia në botërorin rus Anglia rikthehet sërish për të marrë pjesë në fazën gjysmëfinale të një aktiviteti të rëndësishëm dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Gareth Southgate ka një rast të shkëlqyer për t’u kualifikuar për herë të parë në finalen e madhe të një evropiani, teksa do të presë në Londër ekipin e Danimarkës.

Me një short të tillë që konsiderohet si më i lehti në 55 vjet që të gjithë presin që “tre luanët” t’ia dalin mbanë për të mbërritur të paktën deri te pengesa e fundit, për të synuar më pas edhe trofeun e parë në një aktivitet madhor që nga viti i largët 1966.

Kombëtarja angleze kërkon të kthejë faqe dhe të ndryshojë rrjedhën e historisë, duke filluar sulmin drejt trofeve të rëndësishëm. Dicka në të cilën “tre luanët” kanë dështuar ndër vite në mënyrë spektakolare, duke pasur parasysh brezat e shkëlqyer të futbollistëve që kanë varur këpucët në gozhdë pa fituar qoftë edhe një trofe të vetëm, me fanellën e përfaqësueses.

Në evropianin e fundit, pesë vjet më herët në Francë nën drejtimin e veteranit Roy Hodgson Anglia u eliminua me turp që në fazën e 1/8, teksa u mund në qytetin e Nisës nga Islanda, ndërsa këtë herë gjërat kanë ndryshuar në mënyrë rrënjësore, deri në atë pikë sa “tre luanët” të konsiderohen edhe si favoritët kryesorë për të ngadhënjyer në shtëpi.

Ky ndoshta është viti i duhur, duke pasur parasysh rrethanat por mbi të gjitha edhe privilegjin e faktorit fushë. Pavarësisht stilit të lojës dhe zgjedhjeve tepër të kujdesshme të trajnerit Southgate Anglia ka një brez të shkëlqyer futbollistësh me plot 10 lojtarë të moshës 23 vjec e poshtë.

Kyle Walker dhe Jordan Henderson janë dy futbollistët e vetëm që i kanë kaluar të tridhjetat, në një kohë kur pjesën më të madhe të këtyre lojtarëve 50-vjecari nga Watfordi i ka stërvitur që te “shpresat” e Anglisë.

Deri tani Gareth Southgate është kritikuar ashpër si një trajner tepër konservator, megjithatë është fakt që Anglia ka kaluar edhe ecurinë e skuadrës që u shpall kampione e botës në vitin 1966, duke rreshtuar plot pesë ndeshje radhazi pa pësuar gol. Një rekord ky për kompeticionin, si dhe për vetë portierin e Evertonit Jordan Pickford, të cilit për hir të së vërtetës i kanë mbërritur në kuadrat vetëm 9 goditje gjithsej, pas pesë sfidave të para të këtij edicioni të 16 të kampionatit evropian. 27-vjecari nga Sunderlandi shpëtoi Anglinë nga eliminimi, duke ndalur në mënyrë të mrekullueshme gjuajtjet e dyshes së Chelsea-t Timo Werner–Kai Havertz kur rezultati i duelit me Gjermaninë ishte akoma i barabartë.

Ecuria shumë e mirë e “tre luanëve” nisi që në sfidat eliminatore, në Grupin A ku skuadra fitoi 7 nga 8 ndeshjet në dispozicion, duke humbur thjesht takimin e Pragës me Republikën Ceke. Tani Anglia pozicionohet e katërta në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s, pas Belgjikës, Francës dhe Brazilit dhe do të zbresë në fushë ndaj Danimarkës pasi ka fituar 10 nga 11 sfidat e fundit në të gjithë aktivitetet.

Përjashtim bën derbi me Skocinë, që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa gjithë ndeshjet e tjera me Kroacinë, Republikën Ceke, Gjermaninë dhe Ukrainën anglezët i kanë fituar.

Në krahun tjetër ekipi skandinav ishte një nga pesë vendet që nuk njohu humbje përgjatë sfidave kualifikuese, bashkë me Italinë, Belgjikën, Spanjën dhe Ukrainën. Në Grupin D bardhekuqtë u renditën të dytët, me vetëm një pikë më pak se sa Zvicra.

Danimarka merr pjesë për herë të katërt në fazën gjysmëfinale, pas viteve 1964, 1984 dhe 1992, vit kur nën drejtimin e trajnerit Richard Moller Nielsen bardhekuqtë u kurorëzuan me trofeun Henry Delanuay, arritje që shënon edhe suksesin më të madh në historinë e skuadrës skandinave.

Sfidën e fundit ndërmjet dy vendeve e ka fituar Danimarka, nëntë muaj më parë në Ligën e Kombeve brenda në Ëembley, pas një goli të realizuar nga Christian Eriksen, takim të cilin vendasit e mbyllën me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq që në pjesën e parë të qendërmbrojtësit Harry Maguire.

Anglia nuk e ka mposhtur kurrë Danimarkën në fazën finale të një evropiani. Bardhekuqtë kryesojnë me një fitore dhe dy barazime, ndërsa në sfidat kompetitive “tre luanët” udhëheqin 5-2 me fitore në 10 takimet ndërmjet tyre. Gjysmëfinalja Angli – Danimarkë do të mbahet në orën 21:00 në Ëembley dhe do të drejtohet nga kryesori holandez Danny Makkelie.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale