LIVE UPDATES
Bota

Nipi rrëfen bisedat e fundit me Jakup Krasniqin: Çfarë më tha nga dhoma e izolimit! Përlotja në Hagë ishte pjesa më e dh

13 Nëntor 2020, 12:04 Nga DOSJA
Nipi rrëfen bisedat e fundit me Jakup Krasniqin: Çfarë më

Nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, tregoi në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, telefonatat me ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili vijon të mbahet në paraburgim në Hagë.

Nipi rrëfeu se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por mbajtja në izolim i vetëm i ka krijuar ndjesi aspak të mira. Ai tregoi se Jakup Krasniqi do të mbahet për një periudhë 10-ditore i izoluar vetëm, pa ish-luftëtarët e tjerë të UÇK, të cilët u morën edhe ata në pyetje nga Gjykata e Hagës.

Sa i takon përlotjes së Krasniqit gjatë fjalës së tij në Hagë, i nipi u shpreh se ishte pjesa më e dhimbshme, që tregonte emocionin e fortë të tij nga padrejtësia që po i bëhet popullit të Kosovës, por nga mënyra se si e arrestuan.

Pjesë nga rrëfimi:

Përlotja e Krasniqit…

Kjo ishte pjesa më e dhimbshme dhe që ngjalli ndjenjat më të mëdha. Nuk ishin lot, por shfaqja e një emocioni të fortë nga padrejtësia që po i bëhet. Për ne ajo cka ka shfaqur Krasniqi atje ka qenë e pritur, duke e njohur dhe nga afër. Ai ka qenë shumë i mllefosur ndaj padrejtësisë së madhe që po i bëhet popullit, por edhe nga mënyra si u arrestua ai. Krejt çka ka ndodhur me të ka qenë një emocion i fortë. Jakup Krasniqi nuk është personi që do i bënte shmangie drejtësisë. Ai reagim emocional ka të bëjë me mënyrën si u arrestua dhe me atë që po përjeton një popull i tërë. Përveç emocionit që paraqitet atje, ka qenë dhe emocion familjar, se nuk është e lehtë të shohësh një figurë të tillë në Hagë.

Si është gjendja shëndetësore e familjarëve të Jakup Krasniqit?

Nuk kanë ndonjë shqetësim, përveç ndjenjës që vërehet mungesa e tij. Familja është ballafaquar edhe më herët me situata të ngjashme dhe kemi kurajon për ta përballuar edhe këtë.

Po gjendja e z.Krasniqit si është?

Kam biseduar me mbrojtjen, por edhe drejtpërdrejt me Krasniqin. Më ka thënë që është mirë, por nuk është ndjenjë e mirë aty ku është, megjithatë po e përballon. Për një periudhë kohore do të jetë në izolim, larg të tjerëve, për shkak edhe të pandemisë. Më ka thënë që ka mundësi të lëvizë, ajrosja është në rregull. I vetmi defekt është se nuk është pjesa tjetër të burgosurve të tjerë, që të mund të rrinë bashkë. Por, për një periudhë 10-ditore është thënë se do të rri vetëm. Kontakte të drejtpërdrejta nuk ka me të tjerët, por as me ne, vetëm përmes telefonit. Flasim në telefon një ose dy herë në dytë, që zgjasin disa minuta. Jakup Krasniqi nuk flet shumë për vete, por i gëzohet atij produkti të punës që ka bërë bashkë me shokët.

Marrë nga BalkanWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dardan krasniqi jakup krasniqi dardan krasniqi jakup krasniqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet