Aktualitet

Hematoma në trup/ Gjendet i vdekur 20-vjeçari sirian në Durrës, Policia: Ra nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës

Mësohet se viktima është një shtetas sirian, rreth 20-vjeç. Ai është gjetur mëngjesin e sotëm pranë ish-hotel Vollgës në Durrës. Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se i riu ra nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërkoh, mësohet se një pistë tjetër ku po hetohet është ajo e grabitjes.
Featured image of article: Hematoma në trup/ Gjendet i vdekur 20-vjeçari sirian në Durrës, Policia: Ra nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës Pamje nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

Durrës-Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një 20-vjeçar sirian në lagjen nr.1 në Durrës, pranë  ish-hotel Vollga. Mësohet se në trupin e viktimës ka hematoma dhe njolla gjaku. Ndërkohë Policia dyshon se i riu ka rënë nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.  Sipas Policisë në ambientet e kësaj godine janë gjetur disa sende personale dhe telefoni i tij.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por burime për Dosja.al bëjnë me dije se një tjetër pistë, ku po hetohet është ajo e grabitjes. Dyshohet  se disa persona kanë grabitur fillimisht të riun dhe më pas e kanë goditur atë me mjete prerëse. Dyshohet se gjatë përpleshjes me viktimën autorët i kanë marrë të riut 1-2 mijë euro.  I riu gjatë periudhës së pandemisë ishte strehuar në ndërtesën e braktisur të ish- hotel ”Vollgës” dhe prej muajsh jetonte në qytetin bregdetar.

J.V/Dosja.al

  • 14:19

    Vdekja e 20-vjeçarit në Durrës/ Policia: Dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës

    Foto nga vendngjarja

    Policia e Durrësit ka dhënë detaje për vdekjen e 20-vjeçarit sirian në Durrës. Uniformat blu  dyshojnë se i riu ka rënë nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës, pasi strehohej në atë godinë. Sipas Policisë në ambientet e kësaj godine janë gjetur disa sende personale dhe telefoni  i tij.

    Njoftimi i Policisë: 

    Më datë 02.06.2020, në orën 06:30, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur i pajetë një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.

  • 13:50

    Detaje nga vdekja e sirianit në Durrës/ Dyshohet se autorët e grabitën dhe më pas e vranë, i riu flinte në ndërtesën e ish hotel “Vollgës”

    Ish-hotel Vollga

    Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 20-vjeçarit sirian në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia po heton pistën e grabitjes, pasi dyshohet se disa persona kanë grabitur të riun dhe më pas e kanë goditur atë me mjete prerëse. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dyshohet se  autorët i kanë marrë të riut 1-2 mijë euro. I riu gjatë periudhës së pandemisë ishte strehuar në ndërtesën e braktisur të ish- hotel ”Vollgës”.

  • 8:22

    Detaje nga vdekja e 20-vjeçarit sirian në Durrës, dyshohet se është përplasur nga një makinë

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 20-vjeçarit sirian në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet që 20-vjeçari mund të jetë përplasur nga ndonjë mjet dhe si pasojë humbi jetën. Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se i riu ka shenja të shumta në trup.

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

     

Shto Koment