LIVE UPDATES
Bota

Ngadalësohet rritja ekonomike e Gjermanisë, bien eksportet, shkak pandemia

15 Tetor 2021, 10:52 Nga DOSJA
Ngadalësohet rritja ekonomike e Gjermanisë, bien eksportet, shkak

GJERMANI – Sipas pikëpamjes së instituteve kryesore kërkimore ekonomike, rritja në Gjermani këtë vit do të jetë dukshëm më e ngadaltë nga sa pritej fillimisht.

Në raportin e tyre të vjeshtës të botuar të enjten (14.10.), ekspertët parashikojnë një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 2.4 përqind. Në pranverën e këtij viti, pas rënies së shkaktuar nga korona në ekonomi në vitin 2020, institutet ende prisnin një rritje prej 3.7 përqind. Në vitin 2020 në tërësi, Produkti i Brendshëm Bruto ra me 4.9 përqind.

Situata ekonomike vazhdon të jetë e ngarkuar nga kriza e koronas, përveç vështirësive të furnizimit, thuhet në shpjegim. Kriza gradualisht po kapërcehet. “Sidoqoftë, në sektorin e prodhimit, vështirësitë e furnizimit për produktet e ndërmjetme po pengojnë prodhimin, kështu që po rriten vetëm sektorët e shërbimeve të lidhura me konsumatorin.” Për më tepër, për shkak të pandemisë që vazhdon, “nuk pritet në një afat të shkurtër një normalizim i plotë i aktiviteteve me intensitet kontakti”.

Prandaj, ekonomia gjermane nuk ka gjasa të “kthehet në shfrytëzimin normal të kapaciteteve” deri në vitin 2022, parashikojnë studiuesit. Për vitin 2022, ata presin rritje ekonomike të konsiderueshme prej 4.8 përqind. Në pranverë, ata ende parashikonin një plus prej 3.9 përqind në vitin e ardhshëm – mendonin se rimëkëmbja e ekonomisë gjermane pas zgjedhjeve do të shtyhej.

Disa ekonomistë dhe shoqata biznesi i kishin ulur parashikimet e tyre javët e fundit. Situata po rëndon gjithashtu mbi eksportet e rëndësishme të Gjermanisë, të cilat e humbën vrullin në gusht. Për herë të parë që nga maji 2020, kompanitë eksportuan më pak jashtë vendit sesa në një muaj më parë, raportoi Zyra Federale e Statistikave të premten e kaluar në bazë të të dhënave paraprake. Sidoqoftë, eksportet ishin ende mbi nivelin e para krizës të shkurtit 2020. “Rritja e çmimeve të mallrave dhe mungesa e kontejnerëve po e bëjnë biznesin ndërkombëtar më të vështirë, duke bërë që çmimet të rriten në qiell për të gjithë lojtarët e tregut,” e përshkruan situatën aktuale Dirk Jandura, president i Shoqatës së Tregtisë së Jashtme Gjermane (BGA).

Në të njëjtën kohë, mungesa e lëndëve të para po shkakton probleme për sipërmarrjet. Federata e Industrive Gjermane (BDI) ka deklaruar: “Problemet në zinxhirët e furnizimit global, kostot e larta të logjistikës dhe mosmarrëveshjet tregtare të pazgjidhura po errësojnë qiellin ekonomik dhe kanë si pasojë një ndikim masiv në eksporte.”

E ashtuquajtura diagnozë e përbashkët e instituteve përgatitet dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë – nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike, Instituti Ifo, Instituti për Ekonominë Botërore, Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle dhe RWI – Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Essen.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid në gjermani gjermani rrënie ekonomie rritja ekonomike per 2021 covid në gjermani gjermani rrënie ekonomie rritja ekonomike per 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet