LIVE UPDATES
Aktualitet

10 të arrestuar/ Ngacmon seksualisht 9-vjeçaren, prangoset i moshuari në Tiranë

6 Shkurt 2022, 12:43 Nga DOSJA
10 të arrestuar/ Ngacmon seksualisht 9-vjeçaren, prangoset i

TIRANË- 10 persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 60-vjeçar me iniciale N.C, i cili ka ngacmuar seksualisht një të mitur 9-vjeçare. Ndërkohë që personat e tjerë janë arrestuar për veprat penale  dhunës në familje dhe shitja e narkotikeve. Tre persona janë arrestuar për ndërtim të paligjshëm. 5 qytetarë të tjerë janë vënë në pranga, për drejtim të mjetit pa leje drejtimi si dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Gjithashtu është arrestuar edhe 36-vjeçari Elvis Lleshi, pasi është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 6 persona janë proceduar penalisht për mos bindje të punonjësit të policisë si dhe për kanosje të lehtë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vihen në pranga 10 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” bënë kapjen e shtetasit në kërkim Elvis Lleshi, 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit N. C., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur 9-vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 26 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, dhe gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, një mjet prerës dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 43 vjeç, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, dhe proceduan penalisht shtetasit B. S., 36 vjeç, dhe S. A., 42 vjeç, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, pasi shtetasi R. K., ka ndërtuar një objekt pa lejen e organeve kopetente, ndërsa shtetasit B. S., dhe S. A., të cilët ishin të pasiguruar, u konstatuan duke kryer punime në këtë objekt.

Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – R. N., 19 vjeç dhe Y. T., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetet përkatëse; – Gj. J., 28 vjeç, A. M., 28 vjeç, dhe Xh. E., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit B. M., 27 vjeç, G. M., 31 vjeç dhe Xh. M., 26 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për tu identifikuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. T., 29 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka goditur me grusht shtetasin R. K., 32 vjeç, dhe e ka kërcënuar me mesazhe, me anë të rrjeteve sociale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin P. K., 30 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin K. L., 37 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet