LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga shfaqje me motorra, polifoni e deri tek ‘street party’, lista e aktiviteteve të Bashkisë së Tiranës për Ditën e Ve

16 Mars 2019, 11:42 Nga DOSJA
Nga shfaqje me motorra, polifoni e deri tek ‘street party’, lista e

TIRANË– Nesër, që në orët e para të mëngjesit, Tirana do të përfshihet nga festimet e Ditës së Verës. E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh argëtuese për fëmijë e të rritur, të cilat do të zgjasin gjatë gjithë ditës. Drejtoresha e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, fton qytetarët që t’i lënë makinat në shtëpi dhe t’i bashkohen 50 aktiviteteve festive, mes të cilave shumë lojëra dhe muzikë.

Ditën e dielë, që në orën 9.00 të mëngjesit, sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, një pjesë e ish Bllokut dhe Parku i Liqenit Artificial do të gëlojnë nga aktivitetet. E nisim me aktivitetet për fëmijë në sheshin “Skënderbej”, ku përveç koncerteve, do të jetë Teatri i Kukullave, Panairi i Gjelbër për fëmijë, “Eduko fëmijët me mjedisin”, lojëra popullore dhe kthimi në traditë. Gjithashtu, do të vijojmë me një panair libri gjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e një panair të produkteve të Tiranës nga të gjitha njësitë administrative. Kemi edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve me biçikleta, me patina, ‘Pedalo me fëmijët’”, tha Dhame.

Gjithashtu, aktivitete të ndryshme do të zhvillohen edhe në Parkun “Rinia”, për të vijuar më pas me një koncert hip-hop e muzikë latine në pjesën pranë godinës së Këshillit të Ministrave, ku protagonistë do të jenë vetë qytetarët, që cilët mund t’i bashkohen kërcimtarëve profesionistë. Qytetarët e Tiranës do vazhdojnë te sheshi “Nënë Tereza”, me një aktivitet shumë interesant për motorra. Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

Duke vazhduar me një koncert me këngëtarë të njohur shqiptarë dhe kosovarë, në atë atë që quhet “Summer on”, dhe më pas vazhdojmë nga ora 12:00 e drekës deri në 12:00 të natës, me muzikë alternative dhe elektronike në zonën e Bllokut. Duke përfunduar me aktivitete të shumta të Parkut të Liqenit, që tashmë është bërë edhe traditë në çdo fundjavë, jo vetëm ditën e diel. Ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës, të na bashkohen në këto aktivitete. Në datën 17, ditën e diel, nga ora 09:00 e mëngjesit, deri në orën 12:00 të darkës”, tha Dhame..

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, Bashkia e Tiranës, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë organizuar një plan masash për organizimin e aktiviteteve, ku tregohet se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve këtë të diel. Shefi i Sektorit të Kontrollit të Territorit në Policinë Bashkiake, Toni Beni, tha: “Segmenti nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”, pra i gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të jetë i pakalueshëm për mjetet. Mjetet do të kalojnë vetëm në rrugët paralele me bulevardin, si rruga “Ibrahim Rrugova” dhe rruga “Gjon Pali II”. Aktivitetet do të zhvillohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe zonën e ish-Bllokut, në dy rrugë të saj, në rrugën “Pjetër Bogdani”, dhe në rrugën “Brigada VIII”. Në të gjithë perimetrin ku do të zhvillohen aktivitetet nuk do të lejohen që të parkohen mjetet. Lutemi që qytetarët të lëvizin mjetet përpara datës 17 mars, pasi ato do të lëvizen nga ana e Policisë Bashkiake. Gjithashtu, me rastin e aktiviteteve do të merren masa përsa i përket sigurisë dhe emergjencave, ku do të jenë disa pika emergjence, si në në sheshin “Skënderbej”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ashtu edhe në Liqenin Artificial”.

Kalendari i plotë i aktiviteteve për festimet e Ditës së Verës:

SHESHI SKENDERBEJ

-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER

-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike

– Shkolla të ndryshme të Tiranës

– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes

– Tirana Art Fest

– Festivali Ritet e Pranverës

– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore

– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga femijet

– ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT

– ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND

-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES

-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT

-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”

BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT

-ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës

– ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE

-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit

-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin.

Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit

SHESHI NENE TEREZA

– ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motorra Red Bull FMX Shoë Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.

– ORA 14:00-00:00: Summer On. Koncert me artiste te muzikes moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Perpara  sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesor do te jene: Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.

ZONA E ISH-BLLOKUT

ORA 12:00-00:00 Street Party. Ne rrugen “Pjeter Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe nderkombetar. Ne rrugen “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet me te mira muzikore rock, pop, funk.

LIQENI ARTIFICIAL

Kryebashkiaku Erion Veliaj i shtyu festimet e Ditës së Verës nga data 14 mars që festohen zakonisht për në datën 17 mars, për shkak  të motit. Kryebashkiaku i Tiranës kishte marrë një sinjal që më datë 14 mars do t’i binte shumë shi, dhe kjo gjë e bëri që të shtynte festimet.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes dita e veres polifonia e tiranes street party bashkia e tiranes dita e veres polifonia e tiranes street party

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet