Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
UKRAINË – Pas sulmit rus ne Ukrainë dhe avancimit të trupave ushtarakë drejt Kievit jane ngritur shume pyetje ne lidhje me kostot njerëzore dhe ekonomike që mund të ketë konflikti në afat të shkurtër dhe afatgjatë, jo vetëm për vendet e përfshira drejtpërdrejt në konflikt, por edhe për pjesën tjetër të botës.
Çfarë ndikimi do të ketë konflikti në çmimet e energjisë? Flitet shumë për varësinë e BE-se nga gazi rus, por çfarë po ndodh me gazin? Cili është ndikimi në bursa? A do të çojë lufta në një valë të re refugjatësh në Evropë?
Në vijim shpjegojmë përmes grafikëve disa nga pasojat e konfliktit.
Si evropianë ne priremi ta lidhim Rusinë me gazin natyror, ndonjëherë duke harruar se ajo është ende prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë. Pasoja e parë e luftes ne Ukraine është rikthimi i çmimit të naftës së papërpunuar mbi 100 dollare per fuçi, siç nuk ka ndodhur që nga viti 2014. Së bashku me çmimet e naftës bruto, rriten edhe çmimet e benzinës dhe rrjedhimisht inflacioni i cili në SHBA po ngrihet me ritmet më të shpejta në 40 vitet e fundit dhe në Evropë shënoi një nivel të ri historik, plus 5.1%.
Sa kohë iu duhet tregjeve për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga një krizë apo konflikt? Ne kete grafik paraqiten ditët që iu deshën 500 kompanive amerikane me kapital më të madh për të rikuperuar atë që kishin humbur gjatë disa prej krizave të mëdha të dekadave të fundit. Nga 31 ditë pas sulmit në Kullat Binjake në 2001, deri në pothuajse 200 ditë pas pushtimit të Kuvajtit në Irak nga Saddam Hussein në vitin 1990. Për momentin, tregjet financiare ne Europe kanë pasur një tendencë luhatëse. Më 24 shkurt, bursat kryesore evropiane shenuan një humbje mesatare prej 4%.
Por nuk janë vetëm tregjet ndërkombëtare që i frikësohen konfliktit. Edhe në Rusi, bursa pati një kolaps të vërtetë që përkon me fillimin e pushtimit të Ukrainës: Deri në -50% në indeksin RTS që grupon 50 kompanitë më të mëdha të listuara në bursë. Njoftimi për më shumë paketa sanksionesh nga vendet perëndimore e kane renduar ecurine e burses ne Moske. Megjithate fakti qe Rusia ende nuk eshte perjashtuar nga sistemi SËIFT e mban ende ne kembe bursen.
Sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore Evropiane, prodhimi i gazit ne Eurozonë do të ulet me 0,2 % deri në fund të vitit 2022. Kjo situate mund te sjelle nevojen e racionimit, si ne vitet 70, cka do te detyroje shtetet e eurozones te racionojne 10% te gazit për kompanitë e tyre, pasoje e se ciles do te jete reduktimi i prodhimit.
Megjithatë, pasojat e luftës nuk janë vetëm ekonomike, por mbi të gjitha humanitare. Agjencia e OKB-së për refugjatët vlerëson se deri në 4 milionë ukrainas, një e dhjeta e popullsisë së vendit, mund të ikin nga Ukraina, nese konflikti përshkallëzohet. Që nga viti 2017, ukrainasit kanë mundur të hyjnë në Bashkimin Evropian pa pasur nevojë për vizë, gjë që e bën më të lehtë kërkimin e sigurisë në vendet fqinje evropiane. Polonia po përgatitet të mirëpresë deri në 1 milion refugjatë ukrainas, të cilët do t’i shtohen 2 milion ukrainasve të mbërritur tashmë në Poloni pas aneksimit të Krimesë.
Marrë nga Balkanweb
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BJELLORUSI- Presidenti bjellorusi Aleksandër Lukashenko të martën mund të ketë ndarë aksidentalisht planet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën gjatë një takimi të...
KIEV– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy thotë se e ka parë familjen e tij vetëm një herë që kur Rusia pushtoi vendin e tij një javë më parë. Në m...
RUSI – Ish-presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev reagoi ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Financave të Francës Bruno Le Maire se Europa po zhvillon lu...
Vladimir Putin ka bërë shumë armiq gjatë karrierës së tij të gjatë politike. Pas një angazhimi 15-vjeçar në radhët e KGB-së sovjetike, ai kreu punë të nd...
KIEV- Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, ka viktima masive dhe ndërprerje të ujit, teksa mbrohet nga një sulm i pandërprerë nga forcat ruse. Lajmi u dha nga krye...
TIRANË– A është bota gjithnjë e më afër luftës bërthamore? Kjo është një pyetje që është debatuar intensivisht për dy ditët e fundit pasi presidenti ...
LONDËR – Amnesty International po ngjarjet në Ukrainë në lidhje me krimet e luftës nga Rusia. Sipas organizatës, Rusia ka shkelur të drejtat e Kartës...
UKRAINË – Ambasada e Kosovës në Republikën Çeke, e cila mbulon edhe territorin e Ukrainës, ka njoftuar se tre shtetas të Kosovës janë larguar ...
JAPONI- 70 burra japonezë, duke përfshirë 50 ish-anëtarë të Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes dhe dy veteranë të Legjionit të Huaj Francez, kanë aplikuar për t&...
BRTIANI– Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u tha deputetëve se nëse Presidenti Vladimir Putin “dyfishohet, atëherë do të bëjmë edh...