Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BERLIN- Kancelarja Merkel tha se nuk pritet zgjidhje nga takimi por do të ketë shkëmbim pikëpamjesh dhe se kjo nuk i zëvendëson negociatat e drejtuara nga Bashkimi Evropian. Ajo tha se takimi është një hap në rrugën e gjatë përpara, ndërsa theksoi se zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet “të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se nuk synohet “imponimi i një zgjidhjeje për Beogradin dhe Prishtinën. Ne dëshirojmë që të shqyrtojmë gjitha mundësitë, por edhe të shmangim tensionet e mundshme në rajon të cilat mund të ndodhin për shkak të mundësive që janë në tryezë”.
Para se të fillonin darkën e punës me të ftuarit, të dy zyrtarët e lartë evropianë morën shembull marrëveshjen që Shkupi dhe Athina arritën për emrin e Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se ajo është shembull se si mund të zgjidhen konfliktet.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përsëriti disa herë gjatë të hënës se “as dialog, as negociata dhe as marrëveshje nuk ka pa rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për të lëvizur gjërat përpara në Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti Thaçi, i cili gjatë të hënës bashkë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua me ambasadorin amerikanë në Berlin, Richard Grenell.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se “nëse askush nuk dëshiron kompromis dhe mendon se duke bërë trysni mbi Serbinë mund të arrihet zgjidhja, atëherë këtu përfundon gjithçka”, ndërsa ritheksoi se pa heqjen e tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe, nuk mund të ketë bisedime.
Por, presidenti Thaçi tha se tarifat janë e drejtë e ligjshme, “është legjitime, nëse Serbia vazhdon me veprime agresive ne vetëm sa do t’i shtojmë masat dhe do të shkojmë në nivel të reciprocitetit”.
Që nga paralajmërimi i takimit në qendër të të gjitha diskutimeve e analizave ishte ideja që ky takim do t’u jap fund ideve për ndryshime kufijsh, që ishin hedhur që në verën e vitit të kaluar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në këtë frymë vëzhguesit i shpjegojnë edhe deklaratat e mikpritësve të takimit.
Më e zëshmja kundër ideve të tilla ishte Gjermania e cila i ka parë për të madhe dhe shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, faktin që lejoi të diskutohen ide të tilla në bisedimet e ndërmjetësuara prej saj.
Zonja Mogherini qëndroi në Berlin për të marrë pjesë në takim, por duke zëvendësuar presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ishte ftuar fillimisht nga organizatorët e takimit.
Mediet spekuluan gjatë javëve të fundit se Berlini do të mund të propozojë një “status të posaçëm” për veriun e Kosovës, mbështetur në marrëveshjen e pazbatuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, madje pati edhe ide për një sovranitet të dyfishtë në veriun e Kosovës. Por, pohimet e tilla janë hedhur poshtë nga Prishtina por edhe nga Beogradi.
Presidenti Thaçi tha të hënën në mbrëmje se “do të angazhohet për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, por nuk do të ketë ndarje të Kosovës, as shkëmbim territoresh e as status të posaçëm për veriun e saj”.
Marrë nga: VOA
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kosovë-Një ditë më parë deputeti i Vetëvendosjes në Kosovë, Salih Zyba ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit nga posti i presidentit të ...
Abu Bakr al-Baghdadi u shfaq në një video për herë të parë që prej korrikut të vitit 2014 dhe betohet se do të hakmerret për vdekjen e militanteve të tij.Lideri...
GJERMANI- Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën e pashkëve katolike në Gjermani në rrugën Bismarckstraße në Moers-Meerbeck, ku si pasojë e një aksidenti ku ë...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Samitin e Berlinit ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë nevojë që t’i hapin kufijtë dhe jo që të krijojnë kufij të ri...
BRITANI- Një 23 vjeçare nga Edinburgu, u bë e njohur në Britani, pasi pasi dy vite më pare fitoi 1 milion paund në një llotari kombëtare.Por, siç ...
MBRETËRI E BASHKUAR– Pylli i lulëzuar që frymëzoi tregimet e famshme të ‘Winnie The Pooh’ është djegur Brenda natës nga flakët që kapluan rreth 20 hektarë ...
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do ta forcojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. “Ndjehemi përgjegjës për pers...
BERLIN- Takimi i 29 Prillit i Merkelit e presidentit Macron me presidentët Thaçi, Vuçiq e liderë të Ballkanit në Berlin shihet nga ekspertja Johan...
BERLIN- Analisti Baton Haxhiu, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për emisionin “Info Magazinë” në televizionin Klan Kosova, ka komentuar zhvillimet e punimeve të...
LONDËR- Sharan Pasrich është shef i rrjetit të hoteleve Boutique Ennismore. Por ai e kishte idenë biznesit që kur ishte vetëm gjashtë vjeç.Por, kur ...