Sport

E kryer! Rashica ndërron skuadër, transferimi bëhet për 20 mln euro

12 Maj 2020, 15:18 Nga DOSJA
E kryer! Rashica ndërron skuadër, transferimi bëhet për 20

Milot Rashica në verë do të largohet nga Werder Bremen. Mesfushori ofensiv shqiptar është shumë pranë transferimit te Red Bull Leipzig. Për të ka patur interes edhe Liverpool, por klubi anglez nuk ka shfaqur një vëmendje edhe aq të madhe për talentin e Kosovës.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Leipzig ka arritur akordin financiar me menaxherin e sulmuesit, Altin Lala. Klubi gjerman do të paguajë 20 mln euro për kartonin e futbollistit të talentuar.

Rashica ka qenë i vetmi që ka shkëlqyer te Werder këtë sezon, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë 4 asiste. Ai iu ka shënuar edhe dy skuadrave gjigante të Bundesligës, Bayernit dhe Borussia Dortmundit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll