Aktualitet

Akuzohet se ngacmoi seksualisht të miturën në Fier, gjykata lë në burg 73-vjeçarin (EMRI)

27 Prill 2020, 11:46 Nga DOSJA
Akuzohet se ngacmoi seksualisht të miturën në Fier, gjykata

Fier- Ditën e sotme Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë  “arrest me burg” për 73-vjeçarin, Leonidha Rrapushi, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.  Në seancën  sotme 73-vjeçari ka mohuar akuzat dhe është shprehur se nuk ka lidhje me një ngjarje të tillë.

Edhe gjatë dëshmisë në Polici, i moshuari ka mohuar të gjitha akuzat dhe theksoi se  familjen e të miturës e ka ndihmuar, pasi ishin edhe fqinjë. “Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, i moshuari ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë akuzë. 73-vjecari ka deklaruar se ata janë fqinjë dhe se ai e ka ndihmuar shumë këtë familje. Mësohet se 73-vjecari jetonte i vetëm në banesë”, është shprehur ai para oficerëve të Policisë.

 

Dy ditë më parë nëna e 9-vjeçares denoncoi se  se i moshuari e ka prekur vajzën 9 vjeçe në vende intime. Ajo u shpreh se 73-vjeçari e merrte vajzën e vogël në dhomën e tij duke e gënjyer me çokollata dhe me lekë dhe tregonte video pornografike. Ka qenë vajza ajo që rrëfeu ngjarjen e rëndë tek nëna  e saj. Menjëherë i moshuari u arrestua nga Policia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonidha rrapushi leonidha rrapushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 10:50

DURRËS– Një 36-vjeçar me inicialet L.Ll është vënë në pranga pasiakuzohet se ka dhunuar me mjete të forta dy persona. Mësohet se 36-vjeçari ë...

Aktualitet 27 Prill 2020, 10:19

Vlorë- Qytetarët e Vlorës kanë thyer sot rregullin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pasi po bëjnë plazh. Siç shijet edhe në foto, dit...