Aktualitet

“Ai vetëm rënkonte”/ Flet nëna e 3-vjeçarit të dhunuar: Isha në punë, Alfredi më mori në telefon dhe më tha që dj

27 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA
“Ai vetëm rënkonte”/ Flet nëna e 3-vjeçarit

Tiranë– Alba Hoxha, nëna e 3-vjeçarit, i cili u dhunua barbarisht nga njerku i tij, Alfred Kazanxhi ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë. Ajo ka dëshmuar para policisë se  ka qenë duke punuar në familjen e fqinjëve kur bashkëjetuesi e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se djali i saj është pa ndjenja. Ajo ka treguar se partneri i saj i ka thënë se djalin e kishte gjetur në dhomë pa ndjenja.

“Rreth orës 11:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar të marr bukë dhe qumësht tek furra në institutin bujqësor dhe e lashë fëmijën me bashkëjetuesin. Ndërkohë që po bëja pazarin më ka marrë në telefon Alfredi, ku më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte dhe menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Ai vetëm rënkonte. Ka ardhur ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Djali kishte hemorragji dhe mpiksje Gjaku në kokë.  Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku I kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha  dhe bashkëjetuesi Alfred Kazanxhi jetojnë me qira në një apartament në lagjen “Bulevardi Blu” në Kamëz, ndërsa më herët kishin jetuar në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Gruaja punon te fqinjët e saj, ku aty kujdeset për një fëmijë invalid.

Dhunimi i 3-vjeçarit u denoncua fillimisht nga vetë halla e të voglit. Ajo akuzonte nënë e tij (ish-gruan e të vëllait) se kishte dhunuar djalin bashkë me partnerin e saj aktual. Ky i fundit, Alfred Kazanxhi është lënë në burg nga gjykata dhe ka mohuar akuzat. Ai shprehet se djali ka rënë nga divani. Vetë nëna e 3-vjeçarit, Alba Kapaj Hoxha, tregon se nuk ka qenë në shtëpi në atë moment, por kur është kthyer e ka gjetur të birin me shenja. Fqinjët hedhin dyshime dhe tregojnë se shumë herë Alfredi i dërgonte fotot e djalit Albës, ku i vogli shihej me shenja.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred kazanxhi dhunimi i 3 vjeçarit në tiranë alfred kazanxhi dhunimi i 3 vjeçarit në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 10:19

Vlorë- Qytetarët e Vlorës kanë thyer sot rregullin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pasi po bëjnë plazh. Siç shijet edhe në foto, dit...