Aktualitet

Rinisja e punës për biznesin, Rama: Aplikoni për leje lëvizjeje tek e-albania, tri seksione për transportin, përfshihen ed

27 Prill 2020, 10:30 Nga DOSJA
Rinisja e punës për biznesin, Rama: Aplikoni për leje

TIRANË- Lehtësohet lëvizja me makina për të gjitha bizneset që janë lejuar që të hapen përmes vendimit për hapje graduale. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video-informuese ku shpjegohet mënyra për të marrë lejen, e ndarë në tri seksione. E para, është leja për të transportuar stafet e bizneseve me furgone dhe autobusë, lejedalje për shërbime private dhe publike në çdo kohë, dhe leja për të gjitha bizneset që punojnë 24 orë. Rama paralajmëron se në rast abuzimi me lejet, duke zgjedhur për të aplikuar një seksion i cili është i gabuari, atëherë do të sjellë bllokimin e biznesit në sistem.

POSTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT EDI RAMA: 

LEHTËSOHET LËVIZJA PËR BIZNESET E LEJUARA! GATI “LEJE QARKULLIMI SIPAS NEVOJËS SË SUBJEKTEVE” NË www.e-albania.al
TRE SEKSIONE TË DEDIKUARA SIPAS PROFILIT TË BIZNESIT, PËR:
TRANSPORT PËR STAFIN ME AUTOBUSË OSE FURGONA
LEJE-DALJE PËR TË MARRË SHËRBIME PRIVATE DHE PUBLIKE NË ÇDO KOHË BRENDA FASHËS ORARE ZYRTARE: 05.00-17.30
LEJE E VEÇANTË PËR BIZNESET QË OFROJNË SHËRBIM 24/24
KUJDES! ABUZIMI ME APLIKIMET PËR LEJE DUKE ZGJEDHUR SEKSIONIN QË NUK KA ASNJË LIDHJE ME AKTIVITETIN TUAJ, SJELL BLLOKIMIN E BIZNESIT TUAJ NË SISTEM. NDIQNI VIDEON ORIENTUESE PËR PROCEDURËN DHE TË GJITHA PAQARTËSITË!


Sot ka nisur punë edhe blloku i tretë i bizneseve të lejuara për t’u hapur, si këpucaritë, dyqanet e luleve, taksitë dhe tregjet me pakicë. Përmes një protokolli të veçantë këto subjekte do të operojnë në të gjithë vendin, ndërsa masat lehtësuese për COVID-19 janë më të ndjeshme në zonat e gjelbra. Banorët e zonave të gjelbra mund të lëvizin pa autorizim. Nga 4 maji pritet hapja e bllokut të katërt të bizneseve, ndërkohë që ende nuk është finalizuar derdhja e bonusit prej 400 dollarë që është premtuar për 176 mijë familje dhe individë që kanë ndërprerë punën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama hapja e bizneseve edi rama hapja e bizneseve

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 10:19

Vlorë- Qytetarët e Vlorës kanë thyer sot rregullin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pasi po bëjnë plazh. Siç shijet edhe në foto, dit...