Aktualitet

7 brinjë të thyera/ Zbardhet dëshmia e njerkut që dhunoi 3-vjeçarin: Isha në tualet, fëmija ra nga divani, kam 1 vit që

27 Prill 2020, 11:18 Nga DOSJA
7 brinjë të thyera/ Zbardhet dëshmia e njerkut që dhunoi

Tiranë- Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit, Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet se ka dhunuar djalin e partneres së tij, vetëm 3-vjeç, ngjarje kjo e ndodhur më 24 prill. Ai është shprehur se djali ka rënë nga divani dhe se nuk e ka dhunuar ai. Para policisë  35-vjeçari ka dëshmuar se nënën e 3-vjeçarit ka njohje prej 1 vitit dhe se tani bashkëjetojnë.

“Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek Ali Demi dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz.  Kur shkova në banjo, djali ishte i ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet i shtrirë. I fola dhe nuk reagonte. I hoqa rrobat e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital”,është shprehur ai. 35-vjeçari rezulton i martuar me një person tjetër dhe jo me nënën me 3-vjeçarit.

Dhunimi i 3-vjeçarit u denoncua fillimisht nga vetë halla e të voglit. Ajo akuzonte nënë e tij (ish-gruan e të vëllait) se kishte dhunuar djalin bashkë me partnerin e saj aktual. Ky i fundit, Alfred Kazanxhi është lënë në burg nga gjykata dhe ka mohuar akuzat. Ai shprehet se djali ka rënë nga divani. Vetë nëna e 3-vjeçarit, Alba Kapaj Hoxha, tregon se nuk ka qenë në shtëpi në atë moment, por kur është kthyer e ka gjetur të birin me shenja. Fqinjët hedhin dyshime dhe tregojnë se shumë herë Alfredi i dërgonte fotot e djalit Albës, ku i vogli shihej me shenja.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred kazanxhi dhunohet 3 vjecari ne tirane alfred kazanxhi dhunohet 3 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 10:50

DURRËS– Një 36-vjeçar me inicialet L.Ll është vënë në pranga pasiakuzohet se ka dhunuar me mjete të forta dy persona. Mësohet se 36-vjeçari ë...

Aktualitet 27 Prill 2020, 10:19

Vlorë- Qytetarët e Vlorës kanë thyer sot rregullin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pasi po bëjnë plazh. Siç shijet edhe në foto, dit...