Aktualitet

27 Prill 2020, 10:19 Nga DOSJA

Vlorë- Qytetarët e Vlorës kanë thyer sot rregullin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pasi po bëjnë plazh. Siç shijet edhe në foto, ditën e sotme dhjetëra qytetarë në Vlorë po shijojnë rrezet e diellit dhe ujin e detit. Por, pak minuta më parë ka ndërhyrë edhe Policia, e cila po i largon nga bregdeti plazhistët  dhe disa prej tyre janë gjobitur.

Një ditë më parë drejtori i Policisë  Ardi Veliu deklaroi se plazhi në këtë kohë pandime është rreptësisht i ndaluar dhe se do ketë pika kontrolli në terren për shkelësit e ligjit. Gjatë inspektimit që bëri në jug të vendit ai tha se midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli, e cila do të bëjë të mundur që asnjë nga qytetarët e Gjirokastrës nuk mund të shkojnë dot në plazh.

Në vendin tonë akualisht janë  736 të infektuar dhe janë shënuar 28 viktima. Betejën me COVID-19 e kanë fituar 422 qytetarë.   Situata është më e stabilizuar në vendin tonë, kur ka nisur edhe hapja graduale e ekonomisë. Tashmë Gjirokastra, Delvina, Saranda janë zona të gjelbra ku lejohet lëvizja pa autorizim në fashën e vendosur nga qeveria. Pandemia është izoluar në Krujë ku nuk ka patur më raste të reja, ndërsa edhe Shkodra duket se është nën kontroll. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur, ku në të të dy spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vlonjatët bëjnë plazh vlonjatët s’i binden urdhrit të veliut vlonjatët bëjnë plazh vlonjatët s’i binden urdhrit të veliut

Sondazh

Poll