Aktualitet

Dhunimi i 3-vjeçarit në Kamzë/ Burg për njerkun, Kazanxhi: Jam i martuar, ra vetë nga divani! Nëna: Dola të bilja bukë d

27 Prill 2020, 09:33 Nga DOSJA
Dhunimi i 3-vjeçarit në Kamzë/ Burg për njerkun, Kazanxhi:

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Kazanxhin, njerku që dhunoi djalin 3-vjeçar të të dashurës së tij. Dosja.al mëson se Kazanxhi ka mohuar të ketë ushtruar dhunë mbi të voglin dhe se sipas tij, djali i gruas me të cilën bashkëjetonte, Alba Kapaj Hoxha, kishte rënë nga divani.

“Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek Ali Demi dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz.  Kur shkova në banjo, djali ishte i ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet i shtrirë. I fola dhe nuk reagonte, i hoqa rrobat e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital,”– ka dëshmuar 35-vjeçari.

Në sallën e gjyqit Kazanxhi gjithashtu ka deklaruar se është i martuar me letra me një tjetër grua. Vetë Hoxha, nëna e fëmijës ka treguar në dëshminë e saj se ajo në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, më 24 prill ka qenë tek fqinjët, ku dhe punon prej muajsh si pastruese dhe kujdeset për vajzën e tyre invalidë. Ajo tregon se ka blerë bukë dhe kur është kthyer në shtëpi, ka gjetur të birin e dhunuar.

 “Rreth orës 11:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar të marr bukë dhe qumësht tek furra në institutin bujqësor dhe e lashë fëmijën me bashkëjetuesin. Ndërkohë që po bëja pazarin më ka marrë në telefon Alfredi, ku më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte dhe menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Ai vetëm rënkonte. Ka ardhur ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Djali kishte hemorragji dhe mpiksje Gjaku në kokë.  Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte,”– mësohet të jetë shprehur Alba.

Ndërkohë babai biologjik i djalit, ka rrëfyer se ish-bashkëshortja e tij ka qënë gjithmonë e dhunshme me dy fëmiët e tyre, dhe se pas ngjajrjes së fundit do të kërkonte kujdestarinë për të birin.

Dosja.al raportoi një ditë më parë detaje shokuese nga ngjarja e ndodhur në Kamëz. vetë halla e të vogli, ka publikuar denoncimin e parë në rrjetet scoiale, ku akuzon nënën e fëmijës (ish-gruan e të vëllait të saj) dhe partnerin e saj për dhunën e ushtruar.

I vogli ndodhet tek Trauma, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij fillestare ka qenë mjaft e rëndë. dhuna e ushtruar mësohet t’i ketë shkaktuar hemoragji të brendhsme dhe 7 brinjë të thyera. I pyetur nga mjekët, vetë i vogli, mësohet se ka thënë: Më qëlloi mami dhe babi!

“Ankohej për dhimbje, kërkonte mamanë e tij dhe qante vazhdimisht”, është shprehur mjekja që e ka trajtuar fillimisht.

Fqinjët e çiftit që jetojnë në Kamëz, pikërisht familja ku punon vetë Alba, nëna e fëmijës, kanë treguar se shumë herë, Alfredi i dërgonte asaj foto të djalit, me të nxira në trup, dhe i thoshtë që djali ishte pa qejf.

Rreth datës 8 ose 9 prill, gjatë kohës që qëndronte në banesë Alfredi I kishte thënë se djali ishte pa qejf dhe nuk e dinte çfarë kishte. I kishte dërguar foto të djalit, i enjtur dhe i nxirë në pjesën e syve”, tregojnë fqinjët,”– tregojnë fqinjët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alba kapaj alfred kazanxhi dhunimi i 3 vjeçarit në tiranë alba kapaj alfred kazanxhi dhunimi i 3 vjeçarit në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 10:50

DURRËS– Një 36-vjeçar me inicialet L.Ll është vënë në pranga pasiakuzohet se ka dhunuar me mjete të forta dy persona. Mësohet se 36-vjeçari ë...

Aktualitet 27 Prill 2020, 10:19

Vlorë- Qytetarët e Vlorës kanë thyer sot rregullin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pasi po bëjnë plazh. Siç shijet edhe në foto, dit...