Politike

Salianji pas takimit me strukturat e PD në Durrës: 'Foltorja' i shërben Partisë Demokratike dhe jo interesave personale

Në një intervistë për Report Tv, Salianji theksoi rëndësinë e vlerësimit të sakrificave të demokratëve që kanë dhënë kohën, energjinë për partinë.

3 Dhjetor 2025, 19:20 Nga M.L
Salianji pas takimit me strukturat e PD në Durrës:
Ervin Salianji

DURRËS- Pas zhvillimit të Foltores në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji bëri me dije se qëllimi i këtij takimi ishte rikthimi i energjisë dhe mobilizimit brenda Partisë Demokratike, jo përfitimi personal i askujt.

Në një intervistë për Report Tv, Salianji theksoi rëndësinë e vlerësimit të sakrificave të demokratëve që kanë dhënë kohën, energjinë për partinë. Foltoret, sipas Salianjit, kanë për qëllim të rikthejnë bashkëpunimin dhe energjinë e strukturave të PD-së, duke përgatitur partinë për sfidat politike që e presin në të ardhmen.

"Unë dua që PD të jetë parti e madhe dhe që njerëzit kanë sakrifikuar shumë. Unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë sakrifikuar financat, energjinë... Sot ishte e gjithë kupola e lartë e PD e zgjedhur me votë. Problemi i demokratëve dhe politika brenda PD-së është që askush nuk takon njerëz; kush takon njerëz, bën mirë", tha Salianji./ Dosja.al

ervin salianji foltore ne durres

Sondazh

Poll