Politike

Salianji nis takimet me strukturat e PD në Durrës! Krah tij drejtuesit dhe figurat e degës së Durrësit, ja kush pritet të marrë pjesë

Ndër të pranishmit do të jenë gjithashtu deputetët më të votuar të Qarkut Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndrec Pjetri, ish-deputetë të tjerë, si dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të grup-seksioneve.

3 Dhjetor 2025, 17:48 Nga M.L
Salianji nis takimet me strukturat e PD në Durrës! Krah tij drejtuesit
Ervin Salianji

DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të zhvillojë sot një takim me strukturat e PD-së në Durrës. Sipas burimeve për mediat, pranë tij do të jetë Ilir Alimehmeti dhe drejtuesit kryesorë të Degës në qytet.

Në takim do të marrin pjesë kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë Durrës, Tan Burgia, dhe ish-kryetari i foltores, ndërsa disa figura kryesore, përfshirë nënkryetarët e Degës, ish-deputetin Pëllumb Berisha, sekretarin Arlinind Boshku, sekretarin organizativ Nikolin Radovani dhe kryetarin e fundit të zgjedhur me votë Luan Hoti, nuk do të jenë prezent.

Ndër të pranishmit do të jenë gjithashtu deputetët më të votuar të Qarkut Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndrec Pjetri, ish-deputetë të tjerë, si dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të grup-seksioneve./ Dosja.al

ervin salianji foltore durres

Sondazh

Poll