Politike

Ervin Salianji para takimit me strukturat e PD në Durrës: Politikanët e PD duhet të jenë afër njerëzve, fuqizimi dhe ringritja e partisë e rëndësishme

Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se ky angazhim do të bënte të mundur ringritjen e PD-së.

3 Dhjetor 2025, 18:23 Nga E.d
Ervin Salianji para takimit me strukturat e PD në Durrës:
Ervin Salianji

DURRËS- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se është e rëndësishmë që deputetët e opozitës të kthehen tek qytetarët, takimet dhe tek bashkëbisedimet me ta. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se ky angazhim do të bënte të mundur ringritjen e PD-së.

Ish-deputeti tha se do të jetë në çdo takim ku do ta kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD, të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Në fund, Salianji tha se në takim është e gjithë struktura e PD.

Ervin Salianji: Salla është plot, është e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen, unë do të jem në çdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD./Dosja.al

ervin salianji pd durrës

Sondazh

Poll