Politike

Takimi me strukturat në Durrës! Salianji: Demokratët janë heronjtë e PD, koha për ndryshim ka ardhur

Ai i quajti pjesëtarët e PD-së “heronj”, të cilët kanë sakrifikuar dhe kontribuar përballë autokracisë, pa kërkuar asgjë tjetër veç vëmendjes dhe mundësisë për të ndarë shqetësimet e tyre.

3 Dhjetor 2025, 18:56 Nga M.L
Takimi me strukturat në Durrës! Salianji: Demokratët janë
Ervin Salianji

DURRËS-  Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi rëndësinë e mobilizimit të demokratëve dhe dëgjimit të thirrjeve të tyre. Ai i quajti pjesëtarët e PD-së “heronj”, të cilët kanë sakrifikuar dhe kontribuar përballë autokracisë, pa kërkuar asgjë tjetër veç vëmendjes dhe mundësisë për të ndarë shqetësimet e tyre.

Salianji nënvizoi se thirrjet e demokratëve dhe zëri i Shqipërisë nuk duhet të injorohen apo relativizohen, pasi ato janë shprehje e dhimbjes që çdo politikan duhet ta ndjejë dhe ta mbajë përgjegjësinë. Ai shtoi se PD duhet të përgatitet për të udhëhequr ndryshimin që qytetarët presin, duke nisur nga ky takim i parë me demokratët dhe nga energjia e pashtershme e strukturave të partisë, e cila deri më tani nuk është shfrytëzuar plotësisht.

Ervin Salianji: Rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD, keni sakrifikuar dhe keni dhënë kontribut duke u përballur me autokraci dhe në këmbim s’keni kërkuar asgjë veç vëmendjes, e dëgjesës, e ndarjes së shqetësimeve që secili i ka për fuqizimin e PD. Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësiajonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që gjithë po presin ky ndryshim nis edhe nga kjo sallë si takim i parë që i zhvillojmë me demokratët, nga kjo energji që është e pashtershme në PD por që nuk i jepet mundësia.

ervin salianji

Sondazh

Poll