"Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira", Salianji nga Durrësi: Do të na urrejë cdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi shqetësimeve të tyre
Salianji kritikoi qeverinë aktuale, duke theksuar se Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira, përmes patronazhit të detajuar dhe monitorimit të çdo votuesi deri në kutinë e votimit.
DURRËS- Gjatë një takimi me strukturat e PD-së, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi se pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha dhe çdo vonesë për t’u përgjigjur shqetësimeve të tyre do të shihet si dështim nga demokratët.
Salianji kritikoi qeverinë aktuale, duke theksuar se Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira, përmes patronazhit të detajuar dhe monitorimit të çdo votuesi deri në kutinë e votimit. Ai shtoi se kjo ka bërë politikën të papërgjegjshme, ndërsa përdorimi i krimit të organizuar dhe presioni mbi vendet e punës e bëjnë pjesëmarrjen në zgjedhje të kufizuar dhe të manipuluar.
Ish-deputeti vuri në dukje se një tjetër arsye është paaftësia e opozitës për të qenë bindëse. Ai përmendi rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku PD nuk arriti të mobilizonte votuesit sa PS në qytete si Vlorë, Berat, Cërrik e Tepelenë, duke theksuar nevojën për të dëgjuar demokratët dhe për të motivuar pjesëmarrjen në votime.
Ervin Salianji: Sot pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha, do të na urrejë cdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi shqetësimit të tyre në kohë.
Është e vërtetë si drita e diellit që Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira. I kanë rrethuar votuesit, kanë patronazhim kapilar të cdo qendre dhe njohin emër për emër duke gjurmuar votuesit deri në kutinë e votimit. E ka bërë politikën të papërgjegjshme. Zgjedhjet janë si shtrëngim për vendin e punës dhe përdorimin e krimit të organizuar. Por ta themi hapur një tjetër shkak është paaftësia e opozitës si forca më e madhe në vend për të qenë bindëse.
Zgjedhjet e pjesshme lokale janë një sinjal I fortë që duhet ta lexojë secili prej nesh. Edi Rama arriti të nxirrte 15 mijë votues në Vlorë ne nuk nxorrëm as 2 mijë. E njëjta gjë në Berat, Cërrik e Tepelenë. Më bëri të reflektoj se duhet ti dëgjojmë demokratët pse nuk I motivojmë të dalin të votojnë. Ne nuk I mbyllim as sytë e veshët si një superskandal si kapja në korrupsion për 50 mln euro sic ishte rasti I zv/kryeministres Belinda Balluku nuk bëri që njerëzit të shpërthenin në revoltë të bënte të vërshonin njerëzit në rrugë./ Dosja.al
Sondazh
Takimi me strukturat në Durrës! Salianji: Demokratët janë heronjtë e PD, koha për ndryshim ka ardhur
Ervin Salianji DURRËS- Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi...
Salianji takim me strukturat e PD në Durrës! Alimehmeti: Ta heqim këtë qeveri sa më shpejt! Këtë mund ta bëjmë vetëm ne
Ilir Alimehmeti: DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka deklaruar se opozita është e vetmja, që mun...
Salianji takim me strukturat e PD/ Ndrec Pjetri: Prej 11 majit, jemi bërë si zogjtë e korbit, salla plot na jep shpresë…
Foto ilustruse DURRËS- Kandidati më i votuar i PD-së në listat e hapura të Durrësit, Ndrec Pjetri ka deklaruar se&n...
Ervin Salianji para takimit me strukturat e PD në Durrës: Politikanët e PD duhet të jenë afër njerëzve, fuqizimi dhe ringritja e partisë e rëndësishme
Ervin Salianji DURRËS- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se është e rëndësishmë q&eum...
BIRN: Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”
Komisioni i ekonomise Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komi...
Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit! Rama bën sërish ndryshime në Qeveri, ja kush u emërua
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria ka shpallur ndryshime të rëndësishme në disa poste drejtuesish, sipas njoftimit të fundit nga...
Salianji nis takimet me strukturat e PD në Durrës! Krah tij drejtuesit dhe figurat e degës së Durrësit, ja kush pritet të marrë pjesë
Ervin Salianji DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të zhvillojë sot një takim me strukturat e PD-së n&...
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas më shumë se 3 orësh! Drejtoresha e AKSH-it u pyet për tendera miliona euro
Foto ilustruse TIRANË- Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pas më shumë se tre or&e...
Pezullimi i Belinda Ballukut! Gjykata Kushtetuese shtyn sërish datën e shqyrtimit, ja kur do të zhvillohet seanca
Belinda Balluku TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyjë edhe një herë shqyrtimin e kërkesës së qeverisë l...
Mbahet takimi i tretë i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD 3, Salla: Një instrument i rëndësishëm për modernizimin e bujqësisë
Foto ilustruse TIRANË- Në Tiranë u zhvillua sot Takimi i III-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III, një ...

