Politike

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas më shumë se 3 orësh! Drejtoresha e AKSH-it u pyet për tendera miliona euro

12 procedura tenderuese, të cilat dyshohet se janë të paracaktuar, po hetohen nga SPAK.

3 Dhjetor 2025, 17:09 Nga E.d
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas më shumë se 3 orësh!
Foto ilustruse

TIRANË- Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pas më shumë se tre orëve qëndrim brenda saj. Në momentin e daljes ajo nuk ka dhënë asnjë pronocim apo reagim për mediat. 12 procedura tenderuese, të cilat dyshohet se janë të paracaktuar, po hetohen nga SPAK.

Këto tendera dyshohen se janë paracaktuar me vlera të larta, të cilat lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve shtetërore. Dyshohet se kriteret për këto tendera janë vënë nga kompanitë pjesmarrëse, gjë e cila ka krijuar edhe një terren fitimesh me miliona euro. Pronar i kompanisë “Soft & Solution”, Ermal Beqiri është një nga biznesmenët nën hetim.

AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.

"Soft & Solution” mbetet një ndër përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë së informacionit. Beqiri u bë i njohur për publikun në vitin 2021, kur ai ishte një inxhinier elektronik dhe drejtor i IT-së në Universitetin e Tiranës dhe u thirr si ekspert në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë./Dosja.al

aksh miliona euro tendera

Sondazh

Poll