Politike

Mbahet takimi i tretë i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD 3, Salla: Një instrument i rëndësishëm për modernizimin e bujqësisë

Takimi u kryesua nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe morën pjesë përfaqësues nga Komisioni Evropian, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, struktura të IPARD-it dhe donatorë ndërkombëtarë.

3 Dhjetor 2025, 16:05 Nga E.d
Mbahet takimi i tretë i Komitetit të Monitorimit për Programin
Foto ilustruse

TIRANË- Në Tiranë u zhvillua sot Takimi i III-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III, një program kyç për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri. Takimi u kryesua nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe morën pjesë përfaqësues nga Komisioni Evropian, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, struktura të IPARD-it dhe donatorë ndërkombëtarë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salla u shpreh se programi IPARD mbetet një instrument i rëndësishëm për modernizimin e bujqësisë, përmirësimin e infrastrukturës rurale, rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas dhe forcimin e ekonomisë rurale.

Ministri Salla theksoi rëndësinë e veçantë që ky takim merr pas hapjes së cluster-it të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, më 17 nëntor, duke nënvizuar progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në bujqësi, zhvillim rural, siguri ushqimore dhe peshkim. Salla nënvizoi rëndësinë e kësaj platforme monitorimi për analizimin e progresit dhe identifikimin e sfidave, si dhe për forcimin e mekanizmave të menaxhimit dhe kontrollit.

Ministri gjithashtu nënvizoi përgatitjen për masat e reja të mbështetjes që do të ofrohen në kuadër të Programit, duke vlerësuar mbështetjen e TAIEX, Delegacionit të BE-së dhe FAO-s, të cilët kanë kontribuar me ekspertizë dhe trajnime për rritjen e kapaciteteve të strukturave të IPARD, veçanërisht në lidhje me masën LEADER.

Ministri u ndal dhe te paketa kombëtare e mbështetjes për sektorin bujqësor, përfshirë Skemën Kombëtare të Investimeve, kreditë e buta me garanci sovrane dhe mekanizmin e ri fiskal të kompensimit të TVSH-së, të cilat synojnë rritjen e investimeve dhe përmirësimin e likuiditetit të fermerëve./Dosja.al

ipard 3 andis salla shqipëri

Sondazh

Poll